Abdixhiku: Kushdo që kërkon zgjedhje të reja është i çmendur, nuk ia do të mirën Kosovës

Abdixhiku: Kushdo që kërkon zgjedhje të reja është i çmendur, nuk ia do të mirën Kosovës

Kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku, ka thënë se kushdo që kërkon zgjedhje të reja “është i çmendur”.

Ai tha se duhet kërkuar stabiliteti politik si vlerë bazike, dhe drejt kësaj duhet të nisen partitë.

“Duhet patjetër të ketë institucione. Absolutisht, kush kërkon zgjedhje të reja është i çmendur, nuk ia do të mirën Republikës së Kosovës”, tha Abdixhiku në Rubikon të Klan Kosovën.

“Kushdo që do zgjedhje të reja, edhe njëherë, nuk ia do të mirën Republikës së Kosovës. Pra, partitë politike, duhet të kërkojnë stabilitetin institucional si vlerë bazike, si parim bazik”, tha ai, në KlanKosova, transmeton Periskopi.


Abdixhiku tha se fillimisht duhet të flasin për presidentin e pastaj për Kuvendin dhe Qeverinë.

“Dhe po nisemi për stabilitet institucional. Si duket ky stabilitet institucional? Ulen partitë, e shohin si janë numrat matematikorë, edhe vendosin”.

“E dyta, duhet të flasim për marrëveshje të gjerë politike, por kur themi marrëveshje e gjerë, që të mos nisemi nga e para. Nga presidenti të nisim, jo nga Kuvendi e Qeveria, por së pari të flasim për presidentin. Nëse ndodh ndryshe, keni zgjedhje të reja. Kaq e thjeshtë është”, deklaroi kreu i LDK-së./Periskopi

Të ngjashme
Ministri Lamallari për Igballe Hudutin: Kërcënon sigurinë kombëtare, bazuar në informacionet e inteligjencës

Ministri Lamallari për Igballe Hudutin: Kërcënon sigurinë kombëtare, bazuar në informacionet e inteligjencës

Ekuadori kundërpërgjigjet shpejt, barazon rezultatin ndaj Gjermanisë me gol spektakolar

Ekuadori kundërpërgjigjet shpejt, barazon rezultatin ndaj Gjermanisë me gol spektakolar

Gërmimet nën rrënoja, banorët në Venezuelë në përpjekje për shpëtimin e të afërmve

Gërmimet nën rrënoja, banorët në Venezuelë në përpjekje për shpëtimin e të afërmve

Abdixhiku me akuza të forta ndaj Gazmend Muhaxhirit: I mbulova marret kur fliste për Millosheviqin, kam hyrë në zjarr për të

Abdixhiku me akuza të forta ndaj Gazmend Muhaxhirit: I mbulova marret kur fliste për Millosheviqin, kam hyrë në zjarr për të

Abdixhiku: LDK do të qëndrojë në opozitë me dinjitet

Abdixhiku: LDK do të qëndrojë në opozitë me dinjitet

Gjermania realizon gol ndaj Ekuadorit

Gjermania realizon gol ndaj Ekuadorit

Të shtëna me armë zjarri në Shkodër, policia “blindon” zonën

Të shtëna me armë zjarri në Shkodër, policia “blindon” zonën

Përparim Rama publikon dokumentin: Dejona Mihali paska refuzu me pranu padinë – mos ka qenë e zanun duke e mbrojtë LDK’në

Përparim Rama publikon dokumentin: Dejona Mihali paska refuzu me pranu padinë – mos ka qenë e zanun duke e mbrojtë LDK’në

Publikohen formacionet Ekuadori – Gjermania

Publikohen formacionet Ekuadori – Gjermania

Gazifikimi i thëngjillit apo LNG-ja amerikane: Ç’është më mirë për Kosovën?

Gazifikimi i thëngjillit apo LNG-ja amerikane: Ç’është më mirë për Kosovën?

Vendimi për ish-krerët e UÇK-së do të merret brenda datës 20 korrik

Vendimi për ish-krerët e UÇK-së do të merret brenda datës 20 korrik

Njerëzit në Venezuelë detyrohen të flenë në rrugë pas tërmetit

Njerëzit në Venezuelë detyrohen të flenë në rrugë pas tërmetit

0:000:00