306 gjoba për përdorim të telefonit gjatë ngasjes në Gjakovë

Njësia Rajonale e Komunikacionit Rrugor në Gjakovë ka intensifikuar aktivitetet policore në terren për rritjen e sigurisë në trafikun rrugor dhe parandalimin e aksidenteve me pasoja të rënda.
Policia ka zbatuar planin operativ “Përdorimi i telefonit” në periudhën nga 10 qershori deri më 14 qershor 2026, i cili ka qenë i fokusuar në identifikimin e drejtuesve të mjeteve që përdorin telefonin gjatë ngasjes.
Gjatë zbatimit të planit, policia ka ndërmarrë masa preventive dhe ligjore ndaj kundërvajtësve. Si rezultat, janë shqiptuar 306 gjoba trafiku, ndërsa 44 patentë shoferi janë marrë si masë mbrojtëse, në përputhje me legjislacionin në fuqi.
Drejtoria Rajonale e Policisë në Gjakovë njoftoi se do të vazhdojë me aktivitete të ngjashme preventive dhe operative me synim ngritjen e nivelit të sigurisë rrugore dhe parandalimin e aksidenteve, veçanërisht atyre me pasoja fatale.
Policia e Kosovës u ka bërë thirrje të gjithë pjesëmarrësve në komunikacion që të respektojnë rregullat e trafikut, të shmangin përdorimin e telefonit gjatë ngasjes dhe të kontribuojnë në krijimin e një mjedisi më të sigurt për të gjithë përdoruesit e rrugës./ Periskopi/












