Milionat e Termokosit bëjnë pikë e pesë Përparim Ramën e Lumir Abdixhikun - Periskopi sjell detaje

Milionat e Termokosit bëjnë pikë e pesë Përparim Ramën e Lumir Abdixhikun - Periskopi sjell detaje

Përparim Rama kryetar i Prishtinës dhe Lumir Abdxhiku kryertar i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), përfundimisht duket se i kanë ndarë rrugët, raporton Periskopi.

Shkak për këtë është bërë ujdia mes Përparim Ramës dhe Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), për të bashkëqeverisur me kryeqytetin.


Periskopi merr vesh nga burimet e veta se kjo ndërmarrje do t`i takojë PDK`së pas koalicionit LDK - PDK në Prishtinë dhe në këtë ndërmarrje priten investime milionëshe.

Burime të Periskopit thonë se ‘ndarja e tortës’ së pushtetit në Prishtinë ka qenë pika kryesore e përplasjeve të Përparim Ramës dhe Lumir Abdixhikut.

Sipas burimeve të sigurta, përplasja lidhet drejtpërdrejt me ndërmarrjen publike “Termokos”, ku thuhet se Abdixhiku ka insistuar për ndikim në këtë ndërmarrje.


Sipas të njëjtave burime, Përparim Rama e ka kundërshtuar këtë qasje, duke kërkuar që ndërmarrjet e Prishtinës të menaxhohen pa ndikime nga jashtë Komunës.

Të martën Lidhja Demokratike e Kosovës, e udhëhequr nga Abdixhiku në reagimin e fundit përmes një komunikate për media, e ka paralajmëruar Përparim Ramën se çdo lloj marrëveshje që nuk kalon nga strukturat e LDK-së, nuk përfaqëson qëndrim zyrtar të partisë.

Ky paralajmërim vjen një ditë pas tollovisë së shkaktuar në kabinetin qeverisës të Ramës, i cili e shkarkoi të hënën nga pozita e drejtorit zyrtarin e kësaj partie Sokol Havollin. Pas shkarkimit, Havolli e akuzoi kryetarin Rama për shkarkim nën “ndikimin e PDK`së”.

Po ashtu ky reagim i LDK`së në qendër vjen pas paralajmërimit të Uran Ismailit mbrëmë në Pressing në T7 se sot gjatë ditës pritet zyrtarizimi i kolaicionit LDK -PDK në kryeqyetet.

“Ka një koalicion, kemi bë koalicionin me z.Rama…Nuk kam qenë shumë entuziast, por po na përcjellin krizat në nivel nacional e po na përcjellin në Prishtinë”, kishte thënë Ismaili ndër të tjera.

Në vazhdën e këtyre akuzave, Lidhja Demokratike e Kosovës tha të martën përmes një komunikate për media se LDK nuk ka asnjë marrëveshje me PDK`në në Prishtinë.

“LDK njofton opinionin publik se nuk ka asnjë marrëveshje me PDK-në dhe asnjë parti tjetër politike në Prishtinë për bashkëqeverisje. LDK nuk ka marrë pjesë në asnjë proces ndërpartiak për ndonjë marrëveshje bashkëqeverisëse politike deri më tani”, tha LDK në komunikatë.

“LDK ka strukturat e veta partiake, organet vendimmarrëse lokale dhe më gjerë; dhe këto struktura nuk kanë qenë pjesë e asnjë marrëveshjeje qeverisëse”, thuhet ndër të tjera në reagimin e LDK`së.

Tutje, LDK`ja e paralajmëroi Ramën se rrezikon të humbë përkrahjen e strukturës së saj politike në Prishtinë në rast të “çdo marrëveshje tjetër” pa aminin e partisë.

“Çdo marrëveshje tjetër nuk përfaqëson qëndrimin zyrtar të Lidhjes Demokratike të Kosovës. Si e tillë, ajo nuk krijon obligime politike për LDK-në dhe nuk mund të konsiderohet si vullnet i organizuar i saj. Palët dhe subjektet e tjera politike e dinë shumë mirë se si ndërtohen marrëveshjet ndërpartiake me LDK-në; përmes strukturave zyrtare, transparencës dhe vendimmarrjes institucionale. Çdo përpjekje për ta anashkaluar këtë rrugë nuk përbën marrëveshje me LDK-në”, thuhet në komunikatë.

Deri vonë, Rama konsiderohej si një nga projektet kryesore politike të Abdixhikut në kryeqytet dhe u rizgjodh me mbështetjen e plotë të strukturave të LDK`së.

Megjithatë, zhvillimet e fundit sheshasi tregojnë për përplajse ose ndarje përfundimtare midis Ramës dhe Abdixhikut.

Periskopi ka tentuar deri në momentin e publikimit të këtij tekstit, të marrë ndonjë përgjigje nga vetë kryetari i Prishtinës Përparim Rama për zhvillimet dramatike në Prishtinë dhe LDK, por telefoni i tij ka qenë i mbyllur.

Njëjti qasje, nuk ka pasur as kryetar i PDK`së në Prishtinë Uran Ismaili. /Periskopi /

Të ngjashme
Kajtazi: Pushteti kriminal i Kurtit i vërsulet qumështores “Vita”, reketashi Muja dërgoi 25 inspektorë

Kajtazi: Pushteti kriminal i Kurtit i vërsulet qumështores “Vita”, reketashi Muja dërgoi 25 inspektorë

13-vjeçarja kosovare rrezikon të mbytet në Shëngjin, dërgohet me urgjencë në spital

13-vjeçarja kosovare rrezikon të mbytet në Shëngjin, dërgohet me urgjencë në spital

Çmimet e arit rriten me 2.5%

Çmimet e arit rriten me 2.5%

Aksion policor në Gjakovë: Arrestohet “dileri” që s’u paraqit për vuajtje të dënimit

Aksion policor në Gjakovë: Arrestohet “dileri” që s’u paraqit për vuajtje të dënimit

Skanimi i situatës së sigurisë në Ballkan, Shefi i Forcave të Armatosura të Zvicrës vizitë në Kosovë e Bosnje

Skanimi i situatës së sigurisë në Ballkan, Shefi i Forcave të Armatosura të Zvicrës vizitë në Kosovë e Bosnje

Prokuroria del me detaje të reja për përleshjen me armë zjarri në Podujevë ku mbetën katër persona të plagosur

Prokuroria del me detaje të reja për përleshjen me armë zjarri në Podujevë ku mbetën katër persona të plagosur

Martinez analizon përballjen ndaj Kroacisë: Cristiano Ronaldo shembull, është kapiteni ynë

Martinez analizon përballjen ndaj Kroacisë: Cristiano Ronaldo shembull, është kapiteni ynë

Nxirret i gjallë pas tetë ditësh nën rrënoja roja 43-vjeçar në Venezuelë

Nxirret i gjallë pas tetë ditësh nën rrënoja roja 43-vjeçar në Venezuelë

Drejtori i Drejtorisë Rajonale të Prishtinës: Polici civil parandaloi plagosje të tjera në Podujevë, 3 të përfshirët kanë lidhje familjare

Drejtori i Drejtorisë Rajonale të Prishtinës: Polici civil parandaloi plagosje të tjera në Podujevë, 3 të përfshirët kanë lidhje familjare

Politikani katalunas: Spanja duhet ta njohë pavarësinë e Kosovës sikurse shumica e Evropës

Politikani katalunas: Spanja duhet ta njohë pavarësinë e Kosovës sikurse shumica e Evropës

Ushtaraku i lartë i NATO’s viziton Komandën në Napoli – Informohet edhe mbi operacionet e FSK’së

Ushtaraku i lartë i NATO’s viziton Komandën në Napoli – Informohet edhe mbi operacionet e FSK’së

Raportohet se daja me nipa ishin të përfshirë në plagosjen në Llap

Raportohet se daja me nipa ishin të përfshirë në plagosjen në Llap

Detaje të reja nga QKUK, Syla: Njëri nga të plagosurit po i nënshtrohet operimit, tre të tjerët po ekzaminohen në Emergjencë

Detaje të reja nga QKUK, Syla: Njëri nga të plagosurit po i nënshtrohet operimit, tre të tjerët po ekzaminohen në Emergjencë