Burri dhe gruaja që u vranë në Lezhë ishin prindër të katër fëmijëve, autorët ende në kërkim

Burri dhe gruaja që u vranë në Lezhë ishin prindër të katër fëmijëve, autorët ende në kërkim

Një atentat pasditen e së dielës ka tronditur qytetin e Lezhës në Shqipëri. Si pasojë e të shtënave me armë zjarri në drejtim të një veture, kanë mbetur të vdekur burri dhe gruaja, përkatësisht Kreshnik dhe Gentjana Mujeci, 39 dhe 32 vjeç. Çifti, prindër të katër fëmijëve, po udhëtonin në aksin Balldren–Torovicë, kur autorë ende […]

Si pasojë e të shtënave me armë zjarri në drejtim të një veture, kanë mbetur të vdekur burri dhe gruaja, përkatësisht Kreshnik dhe Gentjana Mujeci, 39 dhe 32 vjeç.

Çifti, prindër të katër fëmijëve, po udhëtonin në aksin Balldren–Torovicë, kur autorë ende të paidentifikuar u kanë zënë pritë dhe kanë qëlluar në drejtim të tyre me breshëri plumbash.

Ngjarja e rëndë ndodhi rreth orës 14:50, në dalje të fshatit Balldren.

“Si pasojë e të shtënave, të dy kanë humbur jetën në vendngjarje. Shërbimet e policisë, pas marrjes së njoftimit, kanë shkuar menjëherë në vend dhe vijojnë kontrollet në zonë për lokalizimin dhe kapjen e autorëve”, ka njoftuar policia.

Kreshnik Mujeci ishte një emër i njohur për policinë, pasi në vitin 2017, ai ishte arrestuar së bashku me vëllain e tij, Lin Mujeci, pasi dyshoheshin si autorë të vrasjes së shtetasit Genc Mhillaj, ngjarje e ndodhur në vitin 2016.

Aktualisht, sipas policisë, grupi hetimor vijon punën për identifikimin dhe kapjen e autorëve, si dhe për zbardhjen e plotë të rrethanave dhe motiveve të kësaj ngjarjeje të rëndë. /Periskopi

Të ngjashme
Argjentina e eliminon Kepin e Gjelbër

Argjentina e eliminon Kepin e Gjelbër

Netanyahu dhe Trump së shpejti pritet të takohen në SHBA

Netanyahu dhe Trump së shpejti pritet të takohen në SHBA

Moti sot në Kosovë

Moti sot në Kosovë

250 vjet shtet, Amerika feston Ditën e Pavarësisë

250 vjet shtet, Amerika feston Ditën e Pavarësisë

Messi me shokë përballë sensacionit Cape Verde, formacionet zyrtare

Messi me shokë përballë sensacionit Cape Verde, formacionet zyrtare

Egjipti me hap historik, siguron kalimin tutje në Kupën e Botës, triumfon pas penalltive ndaj Australisë

Egjipti me hap historik, siguron kalimin tutje në Kupën e Botës, triumfon pas penalltive ndaj Australisë

Vazhdon edhe natën kërkimi për të moshuarin e zhdukur që vuan nga demenca, Xhafer Raçi

Vazhdon edhe natën kërkimi për të moshuarin e zhdukur që vuan nga demenca, Xhafer Raçi

Sunny Hill Festival 2026 zbulon programin e plotë: Prishtina bëhet gati për tri ditë muzikë botërore

Sunny Hill Festival 2026 zbulon programin e plotë: Prishtina bëhet gati për tri ditë muzikë botërore

Ekstradohen në Kosovë nga Gjermania dy persona, kërkoheshin për mashtrim dhe shtytje në vrasje të rëndë, policia jep detaje

Ekstradohen në Kosovë nga Gjermania dy persona, kërkoheshin për mashtrim dhe shtytje në vrasje të rëndë, policia jep detaje

A kanë lujtë mendsh shqiptarët? Ftojnë rusët ta çlirojnë Shqipërinë siç e “çliruan” Krimenë

A kanë lujtë mendsh shqiptarët? Ftojnë rusët ta çlirojnë Shqipërinë siç e “çliruan” Krimenë

Zjarr në malin e Shëngjinit, zjarrfikësit në vendngjarje

Zjarr në malin e Shëngjinit, zjarrfikësit në vendngjarje

Prattipati: Kosova e kupton vlerën e sovranitetit

Prattipati: Kosova e kupton vlerën e sovranitetit

Raportohet se ndeshja Meksikë-Angli do t’i ndryshojë orari për shkak të rrezikut nga stuhia

Raportohet se ndeshja Meksikë-Angli do t’i ndryshojë orari për shkak të rrezikut nga stuhia