31 maj apo 7 qershor, Haxhiu i nis takimet për zgjedhjet e parakohshme, kreu i KQZ i shkon në zyrë

Ushtruesja e detyrës së presidentes së Kosovës, Albulena Haxhiu ka pritur në takim kryetarin e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve (KQZ), Kreshnik Radoniqin, ku po diskutohet për zgjedhjet e reja. Mediat janë lejuar të marrin pamje vetëm në fillim të takimit. Ndryshe, Kosova dështoi ta zgjedhë presidentin e ri, brenda afatit të përcaktuar nga Gjykata Kushtetuese, […]
Mediat janë lejuar të marrin pamje vetëm në fillim të takimit.
Ndryshe, Kosova dështoi ta zgjedhë presidentin e ri, brenda afatit të përcaktuar nga Gjykata Kushtetuese, e që ishte data e djeshme, 28 prilli.
Partia e Albin Kurtit, Lëvizja Vetëvendosje, nuk arriti të bëjë marrëveshje me opozitën për këtë çështje dhe si rezultat i kësaj vendi shkon në zgjedhje të parakohshme brenda 45 ditësh.












