Pas reagimeve nga VV për tokën e Manastirit, Rashiq në të njëtën vi: Ngatërrova dy ngjarje

Pas reagimeve nga VV për tokën e Manastirit, Rashiq në të njëtën vi: Ngatërrova dy ngjarje

Ministri në detyrë për Komunitete dhe Kthim, Nenad Rashiq ka deklaruar se ka bërë ngatërresë kur ka thënë se Albin Kurti vendosi t’ia jap Manastirit të Deçanit 24 hektarë për hatër të tij. Ai ka thënë se i është ngatërruar ky rast me rastin e pranimit të kërkesës për vizitën e patriarkut Porfirije, për Krishtlindjet […]

Ai ka thënë se i është ngatërruar ky rast me rastin e pranimit të kërkesës për vizitën e patriarkut Porfirije, për Krishtlindjet ortodokse të vitit 2023.

“E vërteta është që, me keqardhje po them, i kam ngatërruar këto dy ngjarje të cilat kanë qenë afër [njëra-tjetrës] dhe tash kanë kaluar tri vjet apo më shumë. Gabimisht kam thënë që lidhet me kthimin e tokës së Deçanit. Gabimisht kam bërë një permutacion duke përdorë fjalët e kryeministrit për vizitën e patriarkut në Kosovë”- tha Rashiq për Kallxo.com, duke shtuar se i vie keq nëse kjo deklaratë ka krijuar konfuzion por që nuk e ka bërë qëllimisht.Ministri për Komunitete dhe Kthim, Nenad Rashiq, në një intervistë për Radio Gorazhdecin ka folur për marrëdhënien e tij me kryeministrin Albin Kurti dhe vendimet e Qeverisë që prekin komunitetin serb, transmeton Periskopi.

Ndër të tjera, ai ka deklaruar se këmbëngulja e tij çoi në zbatimin e vendimit për bartjen e 24 hektarëve Manastirit të Deçanit, me ç’rast, siç ka shtuar ai, Kurti i kishte thënë se “po e bëj për shkakun tënd”.

“Do ta them, ndoshta pa modesti, por ndodhi falë këmbënguljes sime të vazhdueshme. Për vite me radhë kam shpjeguar pse ishte e rëndësishme. Në fund, kryeministri më thirri para mbledhjes së Qeverisë dhe më tha: ‘Kam menduar shumë për këtë. Do ta bëjmë, por e di – për shkakun tënd” – deklaroi Rashiq për Radio Gorazhdecin.

Menjëherë pas deklaratës së Rashiqit pati shumë reagime publike.

Të ngjashme
Deklaratat e pushtetit për gjyqtarët e prokurorët serbë e sjellin urgjentisht në Prishtinë Emisarin e dialogut

Deklaratat e pushtetit për gjyqtarët e prokurorët serbë e sjellin urgjentisht në Prishtinë Emisarin e dialogut

Moti sot me diell e vranësira, maksimalja deri në 26 gradë

Moti sot me diell e vranësira, maksimalja deri në 26 gradë

Mbi një vit e gjysmë pa asnjë gjurmë, ende nuk dihet fati i veteranit të UÇK-së nga Hasi

Mbi një vit e gjysmë pa asnjë gjurmë, ende nuk dihet fati i veteranit të UÇK-së nga Hasi

IHMK: Mesatarja mujore e temperaturave gjatë korrikut në Kosovë është 21.4 gradë Celcius

IHMK: Mesatarja mujore e temperaturave gjatë korrikut në Kosovë është 21.4 gradë Celcius

Çitaku: Në takimin e Hamzës me Kurtin s’ka pasur fare hapësirë për diskutim

Çitaku: Në takimin e Hamzës me Kurtin s’ka pasur fare hapësirë për diskutim

Ramush Haradinaj: Jam i gatshëm të pranojë që të kandidohem nga opozita për president, jo në marrëveshje me VV’në

Ramush Haradinaj: Jam i gatshëm të pranojë që të kandidohem nga opozita për president, jo në marrëveshje me VV’në

Karim Khan shkarkohet nga posti i kryeprokurorit të Gjykatës Penale Ndërkombëtare

Karim Khan shkarkohet nga posti i kryeprokurorit të Gjykatës Penale Ndërkombëtare

Tragjedia në Roskovec, vdes edhe e moshuara që u qëllua me armë nga ish-dhëndrri

Tragjedia në Roskovec, vdes edhe e moshuara që u qëllua me armë nga ish-dhëndrri

Sekuestrohen mbi 5 mijë boksa cigare në Bërnjak

Sekuestrohen mbi 5 mijë boksa cigare në Bërnjak

Kaq po presin mërgimtarët në pikat kufitare

Kaq po presin mërgimtarët në pikat kufitare

Gjithçka gati për super duelin Joshua – Prenga, përfundojnë matjet zyrtare

Gjithçka gati për super duelin Joshua – Prenga, përfundojnë matjet zyrtare

Sezona e dasmave: ATK del me parlajamërim për restorantet, frizerkat e këngëtarët

Sezona e dasmave: ATK del me parlajamërim për restorantet, frizerkat e këngëtarët

Policia e Kosovës: Esat Shala është intervistuar si i dyshuar pasi personi që e ka përmendur ndihet i kanosur

Policia e Kosovës: Esat Shala është intervistuar si i dyshuar pasi personi që e ka përmendur ndihet i kanosur