Çitaku: Në takimin e Hamzës me Kurtin s’ka pasur fare hapësirë për diskutim

Sekretarja e Përgjithshme e PDK-së, Vlora Çitaku, ka deklaruar se takimi ndërmjet Bedri Hamzës dhe Albin Kurtit nuk ka prodhuar asnjë rezultat konkret, pasi siç thotë ajo në emisionin Rubikon, nuk ka pasur hapësirë reale për diskutim mbi çështjet politike.

Sipas saj, PDK-ja nuk ka shkuar në takim për të negociuar poste, por për të diskutuar parimet se si do të dukej Kosova në katër vitet e ardhshme.

“Është tmerruese se si synohet të reduktohet çështja e zgjedhjes së presidentit në një vend pune. Ne nuk po shkojmë për të negociuar për ta bërë dikë president. Kjo do të ishte reduktim deri në banalitet i zyrës së presidentit dhe i funksionimit demokratik. Ne nuk kemi shkuar në takim për të diskutuar për një vend pune, por për parimet, se si do të duket Kosova në katër vitet e ardhshme”, është shprehur Çitaku.

Ajo ka bërë të ditur se takimi që kishte Bedri Hamza me Albin Kurtin, nuk solli asnjë zhvillim të ri mes palëve.

“Nuk ka pasur asnjë lloj hapësire për të diskutuar. Do të doja të kisha diçka ekskluzive, substanciale e domethënëse për të shpalosur, por nuk ka. Ka qenë një deja vu i takimeve të mëhershme, madje mund të them se ka pasur edhe kthim prapa në atë që mund të quhej ofertë. U tha: ‘Qeverinë e bëj vetë, Kuvendin e bëj vetë, po hajde ta bëjmë presidentin’”, deklaroi Çitaku në Rubikon. /Klankosova.tv

Të ngjashme
Tragjedia në Roskovec, vdes edhe e moshuara që u qëllua me armë nga ish-dhëndrri

Sekuestrohen mbi 5 mijë boksa cigare në Bërnjak

Kaq po presin mërgimtarët në pikat kufitare

Gjithçka gati për super duelin Joshua – Prenga, përfundojnë matjet zyrtare

Sezona e dasmave: ATK del me parlajamërim për restorantet, frizerkat e këngëtarët

Policia e Kosovës: Esat Shala është intervistuar si i dyshuar pasi personi që e ka përmendur ndihet i kanosur

Mirë që u dënua Shpend Ahmeti, por PSE JO Donika Gërvalla dhe të tjerë të VV'së? - Çka ndodhi me ta

A po bëhet gati Kurti të "lëshojë pe" për gjyqtarët dhe prokurorët serbë? - Kjo ishte tema kryesore e tij në takim me Sorensenin sot

Abazi 'sulmon' ashpër Ahmetin: Më ka borxh mijëra euro, është hajn, gënjeshtar dhe frikacak

Buzhala thotë se ka identifikuar personin prapa profilit të njohur në Facebook që linqon dhe shpif në favor të VV’se

13 vjet burgim për babain që tentoi ta vriste djalin e tij

Valdete Daka: Për t’i shmangur zgjedhjet e reja, Albin Kurti duhet t’ia japë Presidentin opozitës

0:000:00