Krejt çka dihet deri më tani për vrasjen në Bokshiq të Klinës

Krejt çka dihet deri më tani për vrasjen në Bokshiq të Klinës

Një vrasje ka ndodhur dje në Bokshiq të Klinës ku një person dyshohet ta ketë privuar nga jeta vëllanë e vet, Faruk Isufin. Dyshohet se gjithçka mes tyre nisi sot në oborrin e shtëpisë, ku mes vëllezërve ka pasur fjalosje, teksa viktima ka qenë duke punuar ne oborr. Gjatë fjalosjes, viktima thuhet se është munduar […]

Dyshohet se gjithçka mes tyre nisi sot në oborrin e shtëpisë, ku mes vëllezërve ka pasur fjalosje, teksa viktima ka qenë duke punuar ne oborr.

Gjatë fjalosjes, viktima thuhet se është munduar ta shmangë vëllanë me mjetin që ka qenë duke punuar.

Më pas, i dyshuari ka hyrë brenda shtëpisë, ka marrë armën dhe ka shtënë disa herë.

Në lidhje me këtë rast, policia njoftoi se është arrestuar i dyshuari, ndërkaq në vendin e ngjarjes është sekuestruar një armë dhe tri gëzhoja

“Ngjarja ka ndodhur rreth orës 15:08, ndërsa, i plagosur është dërguar në emergjencën e Spitalit të Pejës, ku edhe ka ndërruar jetë. Në vend të ngjarjes është sekuestruar një armë, dhe tri gëzhoja, ndërsa është arrestuar një person”, thuhet në konfirmim.

Më pas, Prokuroria Themelore në Pejë bashkë me Drejtorinë Rajonale të Policisë në Pejë kanë dalë me një komunikatë të përbashkët në lidhje me rastin tragjik që ndodhi dje në Bokshiq të Klinës, duke bërë të dutyr se i dyshuari ndaluar për 48 orë

“Viktima është dërguar për në Spitalin Rajonal të Pejës për trajtim mjekësor, mirëpo si pasoje e plagëve të rënda viktima ka humbur jetën. Vdekjen e viktimës e ka konstatuar mjeku kujdestar nga Spitali Rajonal i Pejës. Policia e Kosovës në vendin e ngjarjes ka arrestuar personin e dyshuar, i cili me urdhër të Prokurorit të Shtetit është ndaluar për 48 orë i dyshuar për veprën penale ‘Vrasje e Rëndë’”.

Trupi i pajetë është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obuksion, teksa Prokuroria ka njoftuar se do t’i ndërmarrin të gjitha veprimet e nevojshme hetimore.

“Në vendin e ngjarjes kanë dalë të gjitha njësitet relevante policore, Prokurori i Shtetit nga Departamenti i Krimeve të Rënda të cilët kanë sekuestruar armën e cila dyshohet  që është përdorur në rast dhe prova të tjera relevante. Me urdhër të Prokurorit të Shtetit, trupi i pajetë i viktimës dërgohet në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion. Prokuroria Themelore në Pejë, në koordinim me Hetimet Rajonale të Policisë së Kosovës në Pejë, do t’i ndërmarrin të gjitha veprimet e nevojshme hetimore për ndriçimin e plotë të këtij rasti”, thuhet në njoftim./Periskopi

Ngjarje e rëndë në Klinë: Vëllai qëllon vëllanë me armë, viktima ndërron jetë

Të ngjashme
Kjo Francë është e frikshmeeeeee - DEMBELEEEE shënon golin e dytë ndaj Marokut

Kjo Francë është e frikshmeeeeee - DEMBELEEEE shënon golin e dytë ndaj Marokut

Nesër merret vendimi për vrasjen e trefishtë në Gllogjan

Nesër merret vendimi për vrasjen e trefishtë në Gllogjan

Mbappeeeeeeeeee ky djalë shkëlqen - Çfarë goli i bukur ishe ky ndaj Marokut

Mbappeeeeeeeeee ky djalë shkëlqen - Çfarë goli i bukur ishe ky ndaj Marokut

Telefonata Trump-Netanyahu: Diskutohet siguria rajonale dhe tensionet me Turqinë

Telefonata Trump-Netanyahu: Diskutohet siguria rajonale dhe tensionet me Turqinë

Bie trafiku detar në Ngushticën e Hormuzit pas përshkallëzimit të tensioneve ShBA-Iran

Bie trafiku detar në Ngushticën e Hormuzit pas përshkallëzimit të tensioneve ShBA-Iran

E rrallë: Mbappe e huq penalltinë ndaj Marokut, gjuan shumë dobët

E rrallë: Mbappe e huq penalltinë ndaj Marokut, gjuan shumë dobët

Takimet me Kurtin nesër: Hamza në ora 9:00, Abdixhiku në ora 18:00

Takimet me Kurtin nesër: Hamza në ora 9:00, Abdixhiku në ora 18:00

Dita e 40-të e protestës, mobilizim më 11 korrik

Dita e 40-të e protestës, mobilizim më 11 korrik

Tensione të reja në Iran, raportohen shpërthime pranë portit strategjik në Gjirin e Omanit

Tensione të reja në Iran, raportohen shpërthime pranë portit strategjik në Gjirin e Omanit

VLEN mblidhet pasi zyrtarët e tyre u ndaluan në Qafë Thanë, akuza ndaj Ambasadës së Shqipërisë në Shkup dhe BDI’së

VLEN mblidhet pasi zyrtarët e tyre u ndaluan në Qafë Thanë, akuza ndaj Ambasadës së Shqipërisë në Shkup dhe BDI’së

Fillon super ndeshja Francë - Marok

Fillon super ndeshja Francë - Marok

Arrestohen dy persona të dyshuar për vjedhje të rëndë në Prishtinë

Arrestohen dy persona të dyshuar për vjedhje të rëndë në Prishtinë

Begaj nga Lugina e Preshevës: Mbrojtja e gjuhës shqipe është pjesë e vlerave evropiane

Begaj nga Lugina e Preshevës: Mbrojtja e gjuhës shqipe është pjesë e vlerave evropiane