Arrestohen dy persona të dyshuar për vjedhje të rëndë në Prishtinë

Sektori Hetimeve të Kryeqytetit ka arrestuar dy të dyshuar për veprën penale “Vjedhje e rëndë”.
Sipas njoftimit thuhet se operacioni policor është zhvilluar në kuadër të hetimeve lidhur me një rast të vjedhjes së rëndë, të ndodhur më 23.05.2026 në Prishtinë, ku ishte vjedhur një motoçikletë.
"Personat e arrestuar janë:
Gj.K., mashkull, 35 vjeç; DB, mashkull, 21 vjeç.
Në koordinim me Prokurorin e Shtetit, të anketuarit janë intervistuar dhe dërguar në mbajtje për 48 orë", thuhet në njoftim./Periskopi/
Njoftimi i plotë:











