Begaj nga Lugina e Preshevës: Mbrojtja e gjuhës shqipe është pjesë e vlerave evropiane

Begaj nga Lugina e Preshevës: Mbrojtja e gjuhës shqipe është pjesë e vlerave evropiane

Presidenti i Shqipërisë Bajram Begaj, zhvilloi sot një vizitë në Luginën e Preshevës. Si në Preshevë, ashtu edhe në Bujanoc, kreu i shtetit shqiptar u prit me përzemërsi nga banorët dhe drejtuesit politikë të komunave.

Presidenti Begaj zhvilloi takime të veçanta me kryetaren e Komunës së Preshevës, Ardita Sinani, kryetarin e Komunës së Bujanocit, Arbër Pajaziti, kryetarin e Këshillit Kombëtar Shqiptar, Enkel Rexhepi, me deputetin e vetëm shqiptar në Parlamentin e Serbisë, Shaip Kamberi, me të cilët bisedoi për adresimin e shqetësimeve të shqiptarëve të Luginës, për forcimin e bashkimit të faktorit shqiptar, si edhe për projektet që do të ndihmojnë rininë.

Begaj përcolli mesazhe për bashkëpunim, unitet të faktorit politik dhe përpjekje për respektimin e të drejtave të shqiptarëve që jetojnë në këto troje.

Kreu i shtetit shqiptar i inkurajoi liderët politikë të kësaj treve të bashkohen sa herë bëhet fjalë për interesin kombëtar, për mbrojtjen e të drejtave të shqiptarëve të Luginës së Preshevës.

Kreu i Shtetit i përforcoi këto mesazhe edhe gjatë një fjalimi të mbajtur para qytetarëve në Preshevë me rastin e çeljes së Panairit të Librit Shqip 2026.

Gjatë kësaj fjale, ai garantoi mbështetjen e Shqipërisë për adresimin e çështjes së Luginës së Preshevës, përfaqësimin e drejtë në institucione, shqetësimin për pasivizimin e adresave, si dhe të drejtën e përdorimit të gjuhës amtare dhe të simboleve kombëtare.

“Të drejtat dhe liritë e shqiptarëve në Luginën e Preshevës e kudo ku ata jetojnë duhen të respektohen, shqiptarët duhet të jetojnë këtu, të mos diskriminohen, gjuha shqipe të përdoret pa drojë e frikë, kultura, vlerat, identiteti dhe traditat të mbrohen dhe promovohen”, theksoi Begaj.

Presidenti Begaj rikonfirmoi se shqiptarët janë faktor paqeje dhe bashkëpunimi në Ballkanin Perëndimor dhe se mbrojtja e gjuhës dhe kulturës shqiptare në Preshevë është pjesë e standardeve evropiane për të drejtat dhe diversitetin kulturor.

“Identiteti shqiptar është ndërtuar mbi vlera evropiane, mbi respektin për lirinë, dinjitetin njerëzor, bashkëjetesën, shtetin e së drejtës dhe kulturën e dialogut. Prandaj, mbrojtja e gjuhës dhe kulturës shqiptare në Luginën e Preshevës nuk është çështje nostalgjie, nuk është vetëm çështje kombëtare, është pjesë e vetë sistemit evropian të mbrojtjes së të drejtave, është pjesë e vizionit tonë si komb për të ardhmen”.

Në mënyrë të veçantë, ai iu drejtua të rinjve të Preshevës, duke i ftuar që shqipen ta bëjnë gjuhë të dijes, profesionit dhe suksesit, jo vetëm gjuhë familjare.

“Një mesazh sot e kam për ata fëmijë dhe të rinj të pranishëm. Ju jetoni në një kohë kur dija është më e arritshme se kurrë më parë, por edhe kur sfida për të ruajtur identitetin është edhe më komplekse. Gjuha shqipe në këto troje është një pasuri e gjallë dhe e patjetërsueshme, është një investim strategjik për të ardhmen e kombit. Gjuhën shqipe ta përdorni jo vetëm si gjuhë të familjes dhe për të ruajtur traditën, por edhe si gjuhën e dijes, të profesionit, të krijimtarisë dhe të suksesit tuaj këtu në Luginë, sepse një gjuhë jeton vërtet kur shkruhet, lexohet dhe kur krijon dije dhe frymëzon breza”, tha Begaj.

Kreu i shtetit shqiptar u zotua se do të vazhdojë të jetë avokat i të drejtave të mohuara të shqiptarëve të Luginës së Preshevës në çdo institucion dhe kancelari ndërkombëtare.

“Dua t’ju siguroj se institucioni që përfaqësoj do të mbetet gjithmonë një mbështetës i nismave që forcojnë bashkëpunimin kulturor, promovojnë librin në gjuhën shqipe dhe krijojnë ura komunikimi ndërmjet shqiptarëve kudo që jetojnë”, përfundoi presidenti Begaj./Periskopi/

Të ngjashme
VLEN mblidhet pasi zyrtarët e tyre u ndaluan në Qafë Thanë, akuza ndaj Ambasadës së Shqipërisë në Shkup dhe BDI’së

VLEN mblidhet pasi zyrtarët e tyre u ndaluan në Qafë Thanë, akuza ndaj Ambasadës së Shqipërisë në Shkup dhe BDI’së

Fillon super ndeshja Francë - Marok

Fillon super ndeshja Francë - Marok

Arrestohen dy persona të dyshuar për vjedhje të rëndë në Prishtinë

Arrestohen dy persona të dyshuar për vjedhje të rëndë në Prishtinë

Plagosi fqinjin me thikë për motive banale, detaje nga ngjarja në Korçë

Plagosi fqinjin me thikë për motive banale, detaje nga ngjarja në Korçë

Pse SHBA-ja goditi infrastrukturën mbrëmë ndërsa sot vazhdoi të zmbrapsë sulmet iraniane

Pse SHBA-ja goditi infrastrukturën mbrëmë ndërsa sot vazhdoi të zmbrapsë sulmet iraniane

Oferta speciale të korrikut në Eneida Apartments – Pushime komode në zemër të Ulqinit

Oferta speciale të korrikut në Eneida Apartments – Pushime komode në zemër të Ulqinit

Vrasja e dyfishtë në Kolovicë, kunata e të ndjerës tregon se çfarë ndodhi natën kritike para shtëpisë së tyre dhe kë e pa duke shtënë me armë

Vrasja e dyfishtë në Kolovicë, kunata e të ndjerës tregon se çfarë ndodhi natën kritike para shtëpisë së tyre dhe kë e pa duke shtënë me armë

Publikohen formacionet zyrtare Francë - Marok

Publikohen formacionet zyrtare Francë - Marok

Merret vendimi për gjyqtarët e ndeshjes Argjentina – Egjipti

Merret vendimi për gjyqtarët e ndeshjes Argjentina – Egjipti

Rama takon tregtarët e kryeqytetit, u prezanton projektin për transofrmimin e Tregut të Gjelbër

Rama takon tregtarët e kryeqytetit, u prezanton projektin për transofrmimin e Tregut të Gjelbër

Ftesa e Kurtit, PDK dhe LDK përgjigjen pozitivisht – Aleanca nuk e pranon takimin

Ftesa e Kurtit, PDK dhe LDK përgjigjen pozitivisht – Aleanca nuk e pranon takimin

Netanyahu: Lufta me Iranin nuk ka mbaruar

Netanyahu: Lufta me Iranin nuk ka mbaruar

0:000:00