Aktorja nga Kosova, Luana Bajrami shkëlqen në skenën më të madhe të filmit – fiton Oscar

Aktorja nga Kosova, Luana Bajrami shkëlqen në skenën më të madhe të filmit – fiton Oscar

Filmi i shkurtër Two People Exchanging Saliva, ku luan aktorja nga Kosova Luana Bajrami, është shpërblyer me çmimin “Best Live Action Short Film” në ceremoninë e Academy Awards. Në këtë film, Bajrami interpreton rolin kryesor në një histori të vendosur në një Paris të pazakontë, ku puthjet janë të ndaluara me ligj. Rrëfimi paraqet një […]

Në këtë film, Bajrami interpreton rolin kryesor në një histori të vendosur në një Paris të pazakontë, ku puthjet janë të ndaluara me ligj.

Rrëfimi paraqet një realitet absurd dhe të ftohtë, ku personazhet përballen me rregulla të çuditshme dhe kufizime të pazakonta.

Fitorja e këtij çmimi e vendos edhe emrin e Bajramit në skenën më të madhe të kinematografisë botërore.

Aktorja me origjinë nga Kosova, nga fshati Pleshinë i Ferizajt, ka tërhequr vëmendje ndërkombëtare pasi filmi ku ajo interpreton arriti të fitojë çmimin Oscar për filmin e shkurtër me aktorë.

Bajrami emigroi në Francë në moshën shtatëvjeçare. Ajo ka lindur më 14 mars 2001 dhe është bërë e njohur për paraqitjen në filmin Portrait of a Lady on Fire (2019) si dhe në School’s Out (2018).

Në vitin 2021 ajo debutoi edhe si regjisore me filmin The Hill Where Lionesses Roar, i cili pati premierën në Cannes Film Festival dhe më pas fitoi çmime në disa festivale ndërkombëtare, përfshirë Calgary International Film Festival dhe Raindance Film Festival.

Të ngjashme
Këto vende mbesin pa rrymë sot e nesër

Këto vende mbesin pa rrymë sot e nesër

Vrasje në tentativë në Brus të Lipjanit, e gjuajti me armë zjarri dhe u largua

Vrasje në tentativë në Brus të Lipjanit, e gjuajti me armë zjarri dhe u largua

Deklaratat e pushtetit për gjyqtarët e prokurorët serbë e sjellin urgjentisht në Prishtinë Emisarin e dialogut

Deklaratat e pushtetit për gjyqtarët e prokurorët serbë e sjellin urgjentisht në Prishtinë Emisarin e dialogut

Moti sot me diell e vranësira, maksimalja deri në 26 gradë

Moti sot me diell e vranësira, maksimalja deri në 26 gradë

Mbi një vit e gjysmë pa asnjë gjurmë, ende nuk dihet fati i veteranit të UÇK-së nga Hasi

Mbi një vit e gjysmë pa asnjë gjurmë, ende nuk dihet fati i veteranit të UÇK-së nga Hasi

IHMK: Mesatarja mujore e temperaturave gjatë korrikut në Kosovë është 21.4 gradë Celcius

IHMK: Mesatarja mujore e temperaturave gjatë korrikut në Kosovë është 21.4 gradë Celcius

Çitaku: Në takimin e Hamzës me Kurtin s’ka pasur fare hapësirë për diskutim

Çitaku: Në takimin e Hamzës me Kurtin s’ka pasur fare hapësirë për diskutim

Ramush Haradinaj: Jam i gatshëm të pranojë që të kandidohem nga opozita për president, jo në marrëveshje me VV’në

Ramush Haradinaj: Jam i gatshëm të pranojë që të kandidohem nga opozita për president, jo në marrëveshje me VV’në

Karim Khan shkarkohet nga posti i kryeprokurorit të Gjykatës Penale Ndërkombëtare

Karim Khan shkarkohet nga posti i kryeprokurorit të Gjykatës Penale Ndërkombëtare

Tragjedia në Roskovec, vdes edhe e moshuara që u qëllua me armë nga ish-dhëndrri

Tragjedia në Roskovec, vdes edhe e moshuara që u qëllua me armë nga ish-dhëndrri

Sekuestrohen mbi 5 mijë boksa cigare në Bërnjak

Sekuestrohen mbi 5 mijë boksa cigare në Bërnjak

Kaq po presin mërgimtarët në pikat kufitare

Kaq po presin mërgimtarët në pikat kufitare

Gjithçka gati për super duelin Joshua – Prenga, përfundojnë matjet zyrtare

Gjithçka gati për super duelin Joshua – Prenga, përfundojnë matjet zyrtare