Ju ka kaluar data e parashikuar e lindjes? Ja çfarë të bëni

Ju ka kaluar data e parashikuar e lindjes? Ja çfarë të bëni

Data e lindjes ka ardhur dhe ka kaluar, ndërkohë që ju vazhdoni të jeni ende shtatzënë. Çfarë po ndodh? Në fund të fundit, data është thjesht një supozim apo parashikim i përafërt se kur mund të lindë fëmija? Është krejt normale që ai të lindë një ose dy javë para apo edhe pas datës së […]

Çfarë po ndodh?

Në fund të fundit, data është thjesht një supozim apo parashikim i përafërt se kur mund të lindë fëmija? Është krejt normale që ai të lindë një ose dy javë para apo edhe pas datës së caktuar.

Në fakt, shtatzënia duhet të vazhdojë edhe dy javë pas datës së caktuar, që të quhet zyrtarisht e vonuar, apo siç njihet ndryshe, të fillojë periudha e pas shtatzënisë. Jeni më të prira të keni një shtatzëni të vonuar, në qoftë se:

-data e fillimit të ciklit tuaj të fundit menstrual, nuk dihet me saktësi. Kësisoj, data e parashikuar për lindjen mund të jetë e gabuar;

-kjo është shtatzënia e parë;

-në rast se keni pasur më përpara shtatzëni të vonuara;

– shtatzënitë e vonuara kanë prirje të ndodhin në familjen tuaj;

-fëmija është djalë.

Rrallëherë, një shtatzëni e vonuar mund të lidhet me problemet e placentës apo edhe të fëmijës. Ju do të vazhdoni me kontrollet edhe nëse shtatzënia vazhdon pas datës së përcaktuar për të lindur. Kështu, mjeku do të vazhdojë të monitorojë shëndetin tuaj dhe të fetusit. Ai do të kontrollojë edhe qafën e mitrës për të parë nëse ka filluar të hollohet dhe të zgjerohet, në pritje të dhimbjeve të lindjes. Në rast se ka kaluar më shumë se një javë që nga data e lindjes, mjeku mund të kontrollojë rrahjet e zemrës së fetusit, përmes një monitori elektronik apo të përdorë kontrollin me ultratinguj për të parë lëvizjet e tij si dhe për të matur sasinë e lëngut amniotik, raporton living.al, tansmeton Periskopi.

Marre nga libri ‘Udherrefyes per nje shtatzeni te shendetshme’./Periskopi

Të ngjashme
A duhet të përdorni uthull për të hequr qafe pluhurin në gjethet e lulave?

A duhet të përdorni uthull për të hequr qafe pluhurin në gjethet e lulave?

Po ju thahen pemët dhe lulet në oborrr, këto janë 6 gabimet që po i bëni

Po ju thahen pemët dhe lulet në oborrr, këto janë 6 gabimet që po i bëni

Energjia e ditës sjell mundësi të reja, reflektim dhe vendime të rëndësishme për çdo shenjë – Horoskopi sot

Energjia e ditës sjell mundësi të reja, reflektim dhe vendime të rëndësishme për çdo shenjë – Horoskopi sot

Banja juaj nuk ka dritare? Këto pesë bimë jo vetëm që mbijetojnë, por lulëzojnë

Banja juaj nuk ka dritare? Këto pesë bimë jo vetëm që mbijetojnë, por lulëzojnë

Cila është koha ideale për të bërë seks?

Cila është koha ideale për të bërë seks?

4 arsye pse seksi gjatë menstruacioneve mund të jetë i dobishëm

4 arsye pse seksi gjatë menstruacioneve mund të jetë i dobishëm

Këto janë 10 makthet më të zakonshme të njerëzve - ja çka do të thonë ato

Këto janë 10 makthet më të zakonshme të njerëzve - ja çka do të thonë ato

Rregulli i "dy gishtave" do t'ju ndihmojë të zgjidhni shalqirin më lëngshëm, provoni këtë truk

Rregulli i "dy gishtave" do t'ju ndihmojë të zgjidhni shalqirin më lëngshëm, provoni këtë truk

Mos vishni çorape të zeza në aeroplan, kjo është arsyeja

Mos vishni çorape të zeza në aeroplan, kjo është arsyeja

Horoskopi i ditës, 22 korrik 2026 – Zbuloni surprizat për shenjën tuaj

Horoskopi i ditës, 22 korrik 2026 – Zbuloni surprizat për shenjën tuaj

Pse vazhdojmë të takohemi me njerëz që nuk duam më t’i shohim?

Pse vazhdojmë të takohemi me njerëz që nuk duam më t’i shohim?

Marvel Studios publikon trailerin e ‘Avengers: Doomsday’ dhe biletat për Infinity Vision

Marvel Studios publikon trailerin e ‘Avengers: Doomsday’ dhe biletat për Infinity Vision

Shtëpia ju është mbushur papritur me miza? Kontrollojeni menjëherë këtë pjesë të kuzhinës

Shtëpia ju është mbushur papritur me miza? Kontrollojeni menjëherë këtë pjesë të kuzhinës