Arabia befason me nismën e pazakontë: Devetë me pasaportë zyrtare

Arabia befason me nismën e pazakontë: Devetë me pasaportë zyrtare

Arabia Saudite ka surprizuar opinionin publik me një nismë të pazakontë: lëshimin e pasaportave zyrtare për devetë. Autoritetet saudite bëjnë të ditur se kjo masë synon krijimin e një baze të dhënash gjithëpërfshirëse, e cila do të ndihmojë në menaxhimin më efikas të tufave në të gjithë vendin. Ministria e Mjedisit, Ujit dhe Bujqësisë deklaroi […]

Ministria e Mjedisit, Ujit dhe Bujqësisë deklaroi se iniciativa do të përmirësojë ndjeshëm produktivitetin e sektorit, duke garantuar një sistem të besueshëm identifikimi dhe kontrolli.

Sipas ministrisë, kjo bazë të dhënash do të shërbejë si referencë zyrtare për administrimin e devave në shkallë kombëtare, transmeton Periskopi.

Në një postim në rrjetet sociale, institucioni publikoi edhe imazhin e dokumentit: një pasaportë me ngjyrë jeshile, të pajisur me stemën e Arabisë Saudite dhe me figurën e një deveje të artë në kopertinë.

Sipas raportimeve të Al-Ekhbariya, pasaportat do të ndihmojnë në organizimin e shitblerjeve, do të lehtësojnë tregtinë dhe transportin e kafshëve, si dhe do të mbrojnë të drejtat e pronarëve përmes thjeshtimit të procedurave të vërtetimit të pronësisë.

Në vitin 2024, autoritetet saudite vlerësuan se në vend ndodheshin rreth 2.2 milionë deve. Këto kafshë kanë një rol historik dhe ekonomik të rëndësishëm, duke shërbyer për shekuj si mjet transporti dhe simbol prestigji për pronarët e tyre. Sot, devetë janë gjithashtu burim fitimi për mbarështuesit dhe pjesë kyçe e traditave kulturore.

Një nga aspektet më të veçanta është pjesëmarrja e tyre në konkurse bukurie, të cilat organizohen çdo vit gjatë festivaleve të mëdha. Në këto gara, pronarët investojnë shuma që arrijnë qindra mijëra dollarë.

Megjithatë, autoritetet janë përballur me një problem serioz: përdorimin e kirurgjisë estetike te devetë për të përmirësuar pamjen e tyre.

Pavarësisht ndalimeve dhe gjobave të rënda, praktika si ndërhyrjet në buzë apo formësimin e gungave vazhdojnë të ekzistojnë.

Me këtë nismë të re, Arabia Saudite synon jo vetëm modernizimin e sektorit, por edhe forcimin e kontrollit dhe transparencës në një industri që ndërthur traditën me interesat ekonomike.

Të ngjashme
A duhet të përdorni uthull për të hequr qafe pluhurin në gjethet e lulave?

A duhet të përdorni uthull për të hequr qafe pluhurin në gjethet e lulave?

Po ju thahen pemët dhe lulet në oborrr, këto janë 6 gabimet që po i bëni

Po ju thahen pemët dhe lulet në oborrr, këto janë 6 gabimet që po i bëni

Energjia e ditës sjell mundësi të reja, reflektim dhe vendime të rëndësishme për çdo shenjë – Horoskopi sot

Energjia e ditës sjell mundësi të reja, reflektim dhe vendime të rëndësishme për çdo shenjë – Horoskopi sot

Banja juaj nuk ka dritare? Këto pesë bimë jo vetëm që mbijetojnë, por lulëzojnë

Banja juaj nuk ka dritare? Këto pesë bimë jo vetëm që mbijetojnë, por lulëzojnë

Cila është koha ideale për të bërë seks?

Cila është koha ideale për të bërë seks?

4 arsye pse seksi gjatë menstruacioneve mund të jetë i dobishëm

4 arsye pse seksi gjatë menstruacioneve mund të jetë i dobishëm

Këto janë 10 makthet më të zakonshme të njerëzve - ja çka do të thonë ato

Këto janë 10 makthet më të zakonshme të njerëzve - ja çka do të thonë ato

Rregulli i "dy gishtave" do t'ju ndihmojë të zgjidhni shalqirin më lëngshëm, provoni këtë truk

Rregulli i "dy gishtave" do t'ju ndihmojë të zgjidhni shalqirin më lëngshëm, provoni këtë truk

Mos vishni çorape të zeza në aeroplan, kjo është arsyeja

Mos vishni çorape të zeza në aeroplan, kjo është arsyeja

Horoskopi i ditës, 22 korrik 2026 – Zbuloni surprizat për shenjën tuaj

Horoskopi i ditës, 22 korrik 2026 – Zbuloni surprizat për shenjën tuaj

Pse vazhdojmë të takohemi me njerëz që nuk duam më t’i shohim?

Pse vazhdojmë të takohemi me njerëz që nuk duam më t’i shohim?

Marvel Studios publikon trailerin e ‘Avengers: Doomsday’ dhe biletat për Infinity Vision

Marvel Studios publikon trailerin e ‘Avengers: Doomsday’ dhe biletat për Infinity Vision

Shtëpia ju është mbushur papritur me miza? Kontrollojeni menjëherë këtë pjesë të kuzhinës

Shtëpia ju është mbushur papritur me miza? Kontrollojeni menjëherë këtë pjesë të kuzhinës