Rënia e flokëve shpesh është pasojë e modelit të gabuar të flokëve – këto janë zgjedhjet më të këqija

Rënia e flokëve shpesh është pasojë e modelit të gabuar të flokëve – këto janë zgjedhjet më të këqija

Ekuilibri është çelësi: ndryshoni modelet e flokëve dhe më shpesh lërini të bien lirshëm Kombinimi i ajrit të ftohtë, ngrohjes qendrore dhe mbajtjes së kapelës mund të rezultojë me flokë pa jetë dhe pa shkëlqim. Zbokthi është një problem i shpeshtë në këto kushte, ndërsa shkaktarë kryesorë janë gabimet e përditshme, higjiena e dobët, larja […]

Kombinimi i ajrit të ftohtë, ngrohjes qendrore dhe mbajtjes së kapelës mund të rezultojë me flokë pa jetë dhe pa shkëlqim. Zbokthi është një problem i shpeshtë në këto kushte, ndërsa shkaktarë kryesorë janë gabimet e përditshme, higjiena e dobët, larja e parregullt e flokëve, përdorimi i tepruar i shamponëve të fortë, pajisjeve për stilizim, por edhe modelet e flokëve.
Shfaqen dhimbje, irritim dhe kruarje.

Dermatologia dr. Vanita Ratan thotë se edhe modeli i flokëve, si dhe mënyra se si i krehim, mund të jenë burim problemesh. Flokët e stilizuara në bisht të ngritur lart janë një nga zgjedhjet më të këqija.

Tërheqja e vazhdueshme e flokëve në bishta të shtrënguar, topuzë apo gërsheta krijon presion të fortë në skalp. Stresi mekanik mund të kufizojë qarkullimin normal të gjakut dhe të shkaktojë inflamacion të folikulave, si dhe ndjesi dhimbjeje, irritimi dhe kruarje, shpjegon dr. Ratan. Të gjitha këto mund të çojnë në zbokth të pakëndshëm dhe nevojë edhe më të madhe për kruarje, transmeton Telegafi.

Cilat modele flokësh nuk rekomandohen

Flokët e shtrënguar fort, edhe pse shpesh janë zgjidhja më e shpejtë për një pamje elegante, jo gjithmonë janë zgjedhja më e mirë, sepse mund të shkaktojnë komplikime shtesë.

– Nëse ky model flokësh përdoret çdo ditë, me kalimin e kohës mund të dëmtohet barriera mbrojtëse e skalpit, të përshpejtohet tharja e flokëve dhe të theksohet zbokthi, thekson dr. Ratan, duke shtuar se ky lloj stilizimi lidhet edhe me alopecinë traksionale, pra rënien e flokëve si pasojë e tërheqjes së zgjatur të fijes së flokut, raporton Facebook.com, transmeton Periskopi.

Më së shpeshti vërehet te personat që mbajnë bisht të lartë dhe të shtrënguar, topuzë, gërsheta, dredha apo ekstensione. Gjendja zakonisht është e përkohshme, por mund të çojë edhe në dëmtim të përhershëm të folikulave të flokut.

Ekuilibri është thelbësor

Dr. Ratan shpjegon se modelet e preferuara të flokëve mund të mbahen ende, por me më shumë kujdes.

– Ekuilibri është çelësi: ndryshoni modelet e flokëve dhe më shpesh lërini të bien lirshëm. Stilizoni flokët me goma të buta, të veshura me material tekstili, të cilat reduktojnë presionin dhe fërkimin, këshillon dr. Ratan. /Periskopi

Të ngjashme
A duhet të përdorni uthull për të hequr qafe pluhurin në gjethet e lulave?

A duhet të përdorni uthull për të hequr qafe pluhurin në gjethet e lulave?

Po ju thahen pemët dhe lulet në oborrr, këto janë 6 gabimet që po i bëni

Po ju thahen pemët dhe lulet në oborrr, këto janë 6 gabimet që po i bëni

Energjia e ditës sjell mundësi të reja, reflektim dhe vendime të rëndësishme për çdo shenjë – Horoskopi sot

Energjia e ditës sjell mundësi të reja, reflektim dhe vendime të rëndësishme për çdo shenjë – Horoskopi sot

Banja juaj nuk ka dritare? Këto pesë bimë jo vetëm që mbijetojnë, por lulëzojnë

Banja juaj nuk ka dritare? Këto pesë bimë jo vetëm që mbijetojnë, por lulëzojnë

Cila është koha ideale për të bërë seks?

Cila është koha ideale për të bërë seks?

4 arsye pse seksi gjatë menstruacioneve mund të jetë i dobishëm

4 arsye pse seksi gjatë menstruacioneve mund të jetë i dobishëm

Këto janë 10 makthet më të zakonshme të njerëzve - ja çka do të thonë ato

Këto janë 10 makthet më të zakonshme të njerëzve - ja çka do të thonë ato

Rregulli i "dy gishtave" do t'ju ndihmojë të zgjidhni shalqirin më lëngshëm, provoni këtë truk

Rregulli i "dy gishtave" do t'ju ndihmojë të zgjidhni shalqirin më lëngshëm, provoni këtë truk

Mos vishni çorape të zeza në aeroplan, kjo është arsyeja

Mos vishni çorape të zeza në aeroplan, kjo është arsyeja

Horoskopi i ditës, 22 korrik 2026 – Zbuloni surprizat për shenjën tuaj

Horoskopi i ditës, 22 korrik 2026 – Zbuloni surprizat për shenjën tuaj

Pse vazhdojmë të takohemi me njerëz që nuk duam më t’i shohim?

Pse vazhdojmë të takohemi me njerëz që nuk duam më t’i shohim?

Marvel Studios publikon trailerin e ‘Avengers: Doomsday’ dhe biletat për Infinity Vision

Marvel Studios publikon trailerin e ‘Avengers: Doomsday’ dhe biletat për Infinity Vision

Shtëpia ju është mbushur papritur me miza? Kontrollojeni menjëherë këtë pjesë të kuzhinës

Shtëpia ju është mbushur papritur me miza? Kontrollojeni menjëherë këtë pjesë të kuzhinës