Pse fjollat e borës kanë forma të ndryshme?

Pse fjollat e borës kanë forma të ndryshme?

Është mjaft argëtuese të luash në borë kur je i veshur me rroba të ngrohta dhe i pajisur me shall, kapele dhe dorëza. Pjesa më e bukur është kur vëreni fjollat e borës në dorëzat tuaja dhe ndieni një kënaqësi të madhe që mund t’i shikoni ato nga afër. Në ato momente do të vëreni […]

Është mjaft argëtuese të luash në borë kur je i veshur me rroba të ngrohta dhe i pajisur me shall, kapele dhe dorëza. Pjesa më e bukur është kur vëreni fjollat e borës në dorëzat tuaja dhe ndieni një kënaqësi të madhe që mund t’i shikoni ato nga afër. Në ato momente do të vëreni se asnjë fjollë bore nuk duket saktësisht e njëjtë.

Kjo ndodh pasi çdo fjollë bore është unike, që do të thotë se secila prej tyre është ndryshe. Mirëpo ato kanë diçka të përbashkët. Të gjitha fjollat e borës janë me gjashtë anë dhe duken shumë të bukura kur i shikon ato nga afër.

Por, a e keni pyetur veten ndonjëherë se si krijohen këto fjolla bore?

Tani së bashku do ta kuptojmë përgjigjen e kësaj pyetjeje.

Fjollat e dëborës formohen gjatë temperaturave shumë të ulëta.

Kur një pikë uji jashtëzakonisht e ftohtë bie në kontakt me pluhurin dhe ngrin mbi të krijohen kristale akulli. Dhe kur këto kristale fillojnë të ngjiten me njëra-tjetrën dhe të bien në tokë, avujt e ujit ngrijnë dhe ngjiten mbi to, duke ndërtuar kështu kristale të reja.

Por, pse fjollat e borës kanë forma të ndryshme? Kjo ndodh ngase çdo fjollë bore ndjek drejtim të ndryshëm gjatë rënies në tokë. Kështu ato përjetojnë kushte të ndryshme atmosferike dhe për këtë arsye ndryshon forma e tyre dhe ato dallojnë nga njëra-tjetra. Disa duken sikur prizma, përderisa disa kanë një pamje si me gjilpëra. Mirëpo secila prej tyre është e veçantë dhe e bukur në llojin e saj.

Prandaj kur të vëreni ndonjë fjollë bore të ngjitur në rrobat apo dorëzat tuaja, shikoni ato nga afër dhe do të kënaqeni me pamjen e tyre, e cila më të vërtetë është e hijshme./Periskopi/

Të ngjashme
A duhet të përdorni uthull për të hequr qafe pluhurin në gjethet e lulave?

A duhet të përdorni uthull për të hequr qafe pluhurin në gjethet e lulave?

Po ju thahen pemët dhe lulet në oborrr, këto janë 6 gabimet që po i bëni

Po ju thahen pemët dhe lulet në oborrr, këto janë 6 gabimet që po i bëni

Energjia e ditës sjell mundësi të reja, reflektim dhe vendime të rëndësishme për çdo shenjë – Horoskopi sot

Energjia e ditës sjell mundësi të reja, reflektim dhe vendime të rëndësishme për çdo shenjë – Horoskopi sot

Banja juaj nuk ka dritare? Këto pesë bimë jo vetëm që mbijetojnë, por lulëzojnë

Banja juaj nuk ka dritare? Këto pesë bimë jo vetëm që mbijetojnë, por lulëzojnë

Cila është koha ideale për të bërë seks?

Cila është koha ideale për të bërë seks?

4 arsye pse seksi gjatë menstruacioneve mund të jetë i dobishëm

4 arsye pse seksi gjatë menstruacioneve mund të jetë i dobishëm

Këto janë 10 makthet më të zakonshme të njerëzve - ja çka do të thonë ato

Këto janë 10 makthet më të zakonshme të njerëzve - ja çka do të thonë ato

Rregulli i "dy gishtave" do t'ju ndihmojë të zgjidhni shalqirin më lëngshëm, provoni këtë truk

Rregulli i "dy gishtave" do t'ju ndihmojë të zgjidhni shalqirin më lëngshëm, provoni këtë truk

Mos vishni çorape të zeza në aeroplan, kjo është arsyeja

Mos vishni çorape të zeza në aeroplan, kjo është arsyeja

Horoskopi i ditës, 22 korrik 2026 – Zbuloni surprizat për shenjën tuaj

Horoskopi i ditës, 22 korrik 2026 – Zbuloni surprizat për shenjën tuaj

Pse vazhdojmë të takohemi me njerëz që nuk duam më t’i shohim?

Pse vazhdojmë të takohemi me njerëz që nuk duam më t’i shohim?

Marvel Studios publikon trailerin e ‘Avengers: Doomsday’ dhe biletat për Infinity Vision

Marvel Studios publikon trailerin e ‘Avengers: Doomsday’ dhe biletat për Infinity Vision

Shtëpia ju është mbushur papritur me miza? Kontrollojeni menjëherë këtë pjesë të kuzhinës

Shtëpia ju është mbushur papritur me miza? Kontrollojeni menjëherë këtë pjesë të kuzhinës