Kryeprokurori Kryeziu: Në Prizren u manipuluan mbi 68 mijë vota

Kryeprokurori Kryeziu: Në Prizren u manipuluan mbi 68 mijë vota

Në kuadër të hetimeve, mbi 100 zyrtarë të angazhuar nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve gjatë zgjedhjeve të 28 dhjetorit janë ftuar për intervistim si dhe janë arrestuar 109 persona, shkruan Periskopi. Kryeprokurori i Prizrenit, Petrit Kryeziu po mban konferencë për media, në të cilën tha se janë manipuluar gjithësej 68 mijë e 17 vota. “Dua […]

Kryeprokurori i Prizrenit, Petrit Kryeziu po mban konferencë për media, në të cilën tha se janë manipuluar gjithësej 68 mijë e 17 vota.

“Dua ta bëj të qartë se këtu s’bëhet fjalë për numërimin e votave për subjektet politike, kur kemi qenë të angazhuar të gjithë por bëhet fjalë për manipulime brenda llojit- aty ku katër subjektet më të mëdha politike i kanë dërguar të preferuarit e tyre e kanë menduar se larg syrit të institucioneve mund të manipulojnë. Mund të mos kuptoheshin gabime të vogla, por këtu s’bëhet as për dhjetëra as për qindra por mijëra vota të manipuluara e të falsifikuara.Pra ka kandidatë që vetëm për kandidatë ka mbi 6 mijë vota të falsifikuara për një kandidat. Pra bëhet fjalë se vetëm në një vendvotim pra ka ndodhur në Qendrën e Numërimit, vetëm në një qendër mbi 2 mijë e 444 vota. Pra vetëm në një klasë. E në regjionin tonë ato që janë numëruar nga subjekte politike është vetëm një klasë që ka dalur e pa keqpërdorur pra që është zero.E mos të flasim për Komunën e Prizrenit ku janë shtuar mbi 4 mijë vota. Pra diferenca totale e keqpërdorimeve është 68 mijë e 17 vota. Pra po flasim për një organizim e dashje direkte për të përmbytur vullnetin e qytetarëve,”, deklaroi Kryeprokurori.

Kujtojmë se ky aksion u zhvillua nga Krimet Ekonomike të Policisë në bashkëpunim me Prokurorinë e Prizrenit./Periskopi/

 

Të ngjashme
Prokuroria Speciale nis hetimet ndaj profilit të rremë "Lule Gjeli"

Prokuroria Speciale nis hetimet ndaj profilit të rremë "Lule Gjeli"

Dy gra nga Serbia hynë ilegalisht në Kosovë nëpër rrugë dytësore, dërgohen në procedurë të shpejtë para gjykatës

Dy gra nga Serbia hynë ilegalisht në Kosovë nëpër rrugë dytësore, dërgohen në procedurë të shpejtë para gjykatës

Ja sa pritet të fitojë Kristian Prenga në duelin me Anthony Joshuan

Ja sa pritet të fitojë Kristian Prenga në duelin me Anthony Joshuan

Gjashtë kontrata aktive dhe miliona dollarë: Kush po lobon në SHBA nga Serbia dhe pse?

Gjashtë kontrata aktive dhe miliona dollarë: Kush po lobon në SHBA nga Serbia dhe pse?

Vazhdon rritja e çmimit të naftës në Kosovë, një litër 1.72

Vazhdon rritja e çmimit të naftës në Kosovë, një litër 1.72

Sonte meçi i madh i boksit Prenga – Joshua, pritet të nis në këtë orë

Sonte meçi i madh i boksit Prenga – Joshua, pritet të nis në këtë orë

Aksidenti me fatalitet në Vragoli dyshohet se u shkaktua nga pakujdesia, viktima shtetas i Shqipërisë

Aksidenti me fatalitet në Vragoli dyshohet se u shkaktua nga pakujdesia, viktima shtetas i Shqipërisë

Këto vende mbesin pa rrymë sot e nesër

Këto vende mbesin pa rrymë sot e nesër

Vrasje në tentativë në Brus të Lipjanit, e gjuajti me armë zjarri dhe u largua

Vrasje në tentativë në Brus të Lipjanit, e gjuajti me armë zjarri dhe u largua

Deklaratat e pushtetit për gjyqtarët e prokurorët serbë e sjellin urgjentisht në Prishtinë Emisarin e dialogut

Deklaratat e pushtetit për gjyqtarët e prokurorët serbë e sjellin urgjentisht në Prishtinë Emisarin e dialogut

Moti sot me diell e vranësira, maksimalja deri në 26 gradë

Moti sot me diell e vranësira, maksimalja deri në 26 gradë

Mbi një vit e gjysmë pa asnjë gjurmë, ende nuk dihet fati i veteranit të UÇK-së nga Hasi

Mbi një vit e gjysmë pa asnjë gjurmë, ende nuk dihet fati i veteranit të UÇK-së nga Hasi

IHMK: Mesatarja mujore e temperaturave gjatë korrikut në Kosovë është 21.4 gradë Celcius

IHMK: Mesatarja mujore e temperaturave gjatë korrikut në Kosovë është 21.4 gradë Celcius