Instituti Hidrometeorologjik paralajmëron: Rrezik për vërshime në Kosovë

Instituti Hidrometeorologjik paralajmëron: Rrezik për vërshime në Kosovë

Reshjet e konsiderueshme të shiut nga 3 deri më 5 janar 2026 kanë shkaktuar rritje të ndjeshme të niveleve të ujit në pjesën perëndimore të Kosovës, veçanërisht në pellgun e Drinit të Bardhë. Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka njoftuar se lumenjtë që burojnë nga Alpet Shqiptare, përfshirë Erenikun, Bistricën e Pejës, Bistricën e Deçanit dhe […]

Reshjet e konsiderueshme të shiut nga 3 deri më 5 janar 2026 kanë shkaktuar rritje të ndjeshme të niveleve të ujit në pjesën perëndimore të Kosovës, veçanërisht në pellgun e Drinit të Bardhë.

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka njoftuar se lumenjtë që burojnë nga Alpet Shqiptare, përfshirë Erenikun, Bistricën e Pejës, Bistricën e Deçanit dhe lumin e Istogut, kanë shënuar rritje të theksuar të prurjeve, duke rritur rrezikun për dalje nga shtrati në disa zona.

Sipas të dhënave zyrtare, sasitë më të mëdha të reshjeve janë regjistruar në Junik me 231.5 milimetra, Gllogjan me 151.6 milimetra, Kuqishtë me 130.4 milimetra dhe Radoniq me 124.7 milimetra. Ndërkohë, niveli i lumit Erenik në Gjakovë ka arritur në 3.4 metra, një nga nivelet më të larta të matura gjatë kësaj periudhe.

Autoritetet u kanë bërë thirrje qytetarëve që jetojnë pranë rrjedhave lumore në perëndim të vendit të tregojnë kujdes të shtuar dhe të ndjekin njoftimet zyrtare, duke theksuar se situata kërkon vëmendje të vazhdueshme./Periskopi/

Të ngjashme
Sekretari i ri britanik, është mik i dëshmuar i Kosovës

Sekretari i ri britanik, është mik i dëshmuar i Kosovës

“Gjendje e rëndë”, QKUK jep detaje për fëmijën që u aksidentua në Istog

“Gjendje e rëndë”, QKUK jep detaje për fëmijën që u aksidentua në Istog

“Zvarritja e afateve tregon që s’ka marrëveshje – vendi drejt zgjedhjeve të reja“

“Zvarritja e afateve tregon që s’ka marrëveshje – vendi drejt zgjedhjeve të reja“

Zemaj: Në LDK nuk ka vend për ata që kënaqen me vendin e dytë apo të tretë

Zemaj: Në LDK nuk ka vend për ata që kënaqen me vendin e dytë apo të tretë

Deponia në Sferkë përfshihet sërish nga zjarri, helmohen disa protestues

Deponia në Sferkë përfshihet sërish nga zjarri, helmohen disa protestues

“Selami” i Trumpit për Iranin: Për çdo ushtar të vrarë, do ta paguani shumëfish

“Selami” i Trumpit për Iranin: Për çdo ushtar të vrarë, do ta paguani shumëfish

Fluks në kufi: Dheu i Bardhë me kilometër kolone, pritje edhe 1 orë e gjysmë

Fluks në kufi: Dheu i Bardhë me kilometër kolone, pritje edhe 1 orë e gjysmë

“Një fëmijë dërgohet në QKUK”, Spitali i Pejës jep detaje për të lënduarit nga aksidenti në Istog

“Një fëmijë dërgohet në QKUK”, Spitali i Pejës jep detaje për të lënduarit nga aksidenti në Istog

Ndalohet për 48 orë shoferi që shkaktoi aksidentin ku dy persona humbën jetën në Istog

Ndalohet për 48 orë shoferi që shkaktoi aksidentin ku dy persona humbën jetën në Istog

Mijëra tifozë mblidhen në Madrid për të festuar triumfin e Spanjës në Botëror

Mijëra tifozë mblidhen në Madrid për të festuar triumfin e Spanjës në Botëror

Këshilli i Përgjithshëm i Aleancës voton organet e reja të partisë përfshirë Kryesinë

Këshilli i Përgjithshëm i Aleancës voton organet e reja të partisë përfshirë Kryesinë

Messi flet për herë të parë pasi humbi finalen e Botërorit

Messi flet për herë të parë pasi humbi finalen e Botërorit

Linz, Austri: Policia shpëton nga vdekja kosovaren, nënë e dy fëmijëve

Linz, Austri: Policia shpëton nga vdekja kosovaren, nënë e dy fëmijëve