Deheni me një gllënjkë alkool ? – Ja pse ju ndodh

Deheni me një gllënjkë alkool ? – Ja pse ju ndodh

Të gjithë jemi gjendur të paktën një herë pranë një personi që duket sikur dehet me gllënjkën më të vogël të alkoolit, duke na bërë të mendojmë: “Ah, po shtiret.” E po, rezulton që nuk është gjithmonë shtirje. Disa njerëz dehen vërtet me një gllënjkë alkool, ose edhe më keq, pa pirë alkool fare! Ky […]

Ky fenomen i rrallë quhet Auto-Brewery Syndrome, e përshtatur, Sindroma e Vetë Distilimit, si fabrikat e distilimit të alkoolit. Në këtë gjendje, trupi i personit prodhon alkool nga ushqimi që ha, duke i bërë të ndihen të dehur pa marrë asnjë pije alkoolike.

I kemi akuzuar kot se shtiren! Disa njerëz dehen vërtet me një

Një studim i publikuar në Nature Microbiology (revistë shkencore e rishikuar nga ekspertë të fushës, që publikon hulumtime origjinale dhe të verifikuara) ka zbuluar mikrobet dhe rrugët biologjike që shkaktojnë këtë fenomen.

Në thelb, bakteret në zorrë fermentojnë karbohidratet që konsumoni dhe i shndërrojnë në etanol, i cili pastaj futet direkt në gjak. Pra, sistemi tretës i personit me ABS funksionon si një distileri e brendshme.

I kemi akuzuar kot se shtiren! Disa njerëz dehen vërtet me një

Të gjithë prodhojmë pak etanol gjatë tretjes, por njerëzit me ABS prodhojnë aq shumë sa mund të dehen vërtet. Dhe ja ku bëhet edhe më interesante: nëse këta persona pinë një gllënjkë alkool, efekti është shumë më i fortë se te njerëzit e zakonshëm. Alkooli i prodhuar nga zorrët shtohet mbi pijet e marra, duke shkaktuar dehje shumë më të shpejtë dhe intensive. Kjo është arsyeja pse disa njerëz duket sikur “dehen lehtësisht” nga alkooli, edhe me një gotë të vetme.

Si e zbuluan këtë studiuesit?

Hulumtuesit e zbuluan ABS-në duke analizuar mostra të jashtëqitjes nga 22 persona me këtë gjendje, krahasuar me partnerët e tyre dhe një grup kontrolli të shëndetshëm.

Ata matën sasinë e alkoolit të prodhuar natyralisht nga mikrobet në zorrë dhe vunë re se mostrat e pacientëve me ABS prodhonin shumë më shumë etanol gjatë episodeve simptomatike. Më tej, studiuesit identifikuan se dy baktere ishin të përfshira në fermentimin e karbohidrateve në alkool. Këto zbulime treguan qartë se trupi i pacientëve me ABS mund të funksionojë si një “distileri e brendshme”, duke shpjeguar pse ata ndihen të dehur pa pirë asnjë pije alkoolike.

I kemi akuzuar kot se shtiren! Disa njerëz dehen vërtet me një

Trajtimi i mundshëm

Hulumtimi tregoi gjithashtu shpresë për trajtim. Një pjesëmarrës përjetoi përmirësime të mëdha pas një transplanti të mikrobiomës fekale, ku bakteret e sëmura në zorrë zëvendësohen me ato të shëndetshme të një dhuruesi. Pas një transplanti të dytë dhe një regjimi me antibiotikë të ndryshëm, pacienti mbeti pa simptoma për më shumë se 16 muaj.

I kemi akuzuar kot se shtiren! Disa njerëz dehen vërtet me një

Pra, herën tjetër që shihni dikë të duket sikur dehet pa pirë asgjë, mos e gjykoni menjëherë, mund të ketë një shpjegim shkencor dhe të vërtetë prapa asaj që duket si shtirje dhe nevojë për vëmendje. Megjithatë, vlen për t’u theksuar se kjo sindromë është shumë e rrallë, me vetëm disa dhjetëra raste të dokumentuara në literaturën shkencore.

Të ngjashme
A duhet të përdorni uthull për të hequr qafe pluhurin në gjethet e lulave?

A duhet të përdorni uthull për të hequr qafe pluhurin në gjethet e lulave?

Po ju thahen pemët dhe lulet në oborrr, këto janë 6 gabimet që po i bëni

Po ju thahen pemët dhe lulet në oborrr, këto janë 6 gabimet që po i bëni

Energjia e ditës sjell mundësi të reja, reflektim dhe vendime të rëndësishme për çdo shenjë – Horoskopi sot

Energjia e ditës sjell mundësi të reja, reflektim dhe vendime të rëndësishme për çdo shenjë – Horoskopi sot

Banja juaj nuk ka dritare? Këto pesë bimë jo vetëm që mbijetojnë, por lulëzojnë

Banja juaj nuk ka dritare? Këto pesë bimë jo vetëm që mbijetojnë, por lulëzojnë

Cila është koha ideale për të bërë seks?

Cila është koha ideale për të bërë seks?

4 arsye pse seksi gjatë menstruacioneve mund të jetë i dobishëm

4 arsye pse seksi gjatë menstruacioneve mund të jetë i dobishëm

Këto janë 10 makthet më të zakonshme të njerëzve - ja çka do të thonë ato

Këto janë 10 makthet më të zakonshme të njerëzve - ja çka do të thonë ato

Rregulli i "dy gishtave" do t'ju ndihmojë të zgjidhni shalqirin më lëngshëm, provoni këtë truk

Rregulli i "dy gishtave" do t'ju ndihmojë të zgjidhni shalqirin më lëngshëm, provoni këtë truk

Mos vishni çorape të zeza në aeroplan, kjo është arsyeja

Mos vishni çorape të zeza në aeroplan, kjo është arsyeja

Horoskopi i ditës, 22 korrik 2026 – Zbuloni surprizat për shenjën tuaj

Horoskopi i ditës, 22 korrik 2026 – Zbuloni surprizat për shenjën tuaj

Pse vazhdojmë të takohemi me njerëz që nuk duam më t’i shohim?

Pse vazhdojmë të takohemi me njerëz që nuk duam më t’i shohim?

Marvel Studios publikon trailerin e ‘Avengers: Doomsday’ dhe biletat për Infinity Vision

Marvel Studios publikon trailerin e ‘Avengers: Doomsday’ dhe biletat për Infinity Vision

Shtëpia ju është mbushur papritur me miza? Kontrollojeni menjëherë këtë pjesë të kuzhinës

Shtëpia ju është mbushur papritur me miza? Kontrollojeni menjëherë këtë pjesë të kuzhinës