Aksioni për arrestimin e hajnave të votave, flasin nga Prokuroria Themelore e Prizrenit

Aksioni për arrestimin e hajnave të votave, flasin nga Prokuroria Themelore e Prizrenit

Rinumërimi i votave të kandidatëve për deputetë nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve nxori në pah vjedhje të mijëra votave të kandidatëve brenda partive. Për këtë u vu në lëvizje Policia e Kosovës bashkë me Prokurorinë Themelore të Prizrenit për dyshimet për manipulim votash. Lajmin për këtë aksion e ka konfirmuar për Gazetën Express zëdhënësja e […]

Për këtë u vu në lëvizje Policia e Kosovës bashkë me Prokurorinë Themelore të Prizrenit për dyshimet për manipulim votash.

Lajmin për këtë aksion e ka konfirmuar për Gazetën Express zëdhënësja e Prokurorisë Themelore të Prizrenit, Fitore Mehmeti. Por, ajo s’dha shumë detaje, ndërsa paralajmëroi komunikatë më vonë për të gjithë aksionin e sotëm, transmeton Periskopi.

“Mund të konfirmoj se është duke u zhvilluar aksioni dhe ka të bëjë me manipulim votash. Për momentin nuk mund të jap më shumë detaje, por gjatë ditës do të dalim me njoftim”, tha shkurt ajo.

Ndërkaq, deri më tani u konfirmua se është arrestuar një komisioner i partisë së Emilja Rexhepit, Nova Demokratska Stranka (NDS).

Avokati i të dyshuarit, Blend Gjini, tha se arrestimi ka qenë “i paligjshëm” dhe se s’ka asnjë provë për akuzën me të cilën ngarkohet klienti i tij.

“Është arrestuar për manipulim të votave, nuk ka asnjë provë që lidhet me këtë çështje të manipulimit. Është e cuditshme për mua si avokat imponimi i dorëzimit të telefonit menjëherë. Klienti e ka dorëzuar telefonin vullnetarisht dhe arrestimit. Arrestimi është i paligjshëm”, tha Gjini.

Mediumi publik raportoi se më shumë se 100 zyrtarë të angazhuar nga KQZ se janë ftuar për intervistim nga organet e drejtësisë nën dyshimin për manipulim me vota në Prizren në zgjedhjet e 28 dhjetorit.

Ndërkaq, portali “Sinjali” pak më herët raportoi se në mesin e të ndaluarve ka qenë edhe djali i kandidatit për deputet nga PDK, Nait Hasani.

Të ngjashme
Prokuroria Speciale nis hetimet ndaj profilit të rremë "Lule Gjeli"

Prokuroria Speciale nis hetimet ndaj profilit të rremë "Lule Gjeli"

Dy gra nga Serbia hynë ilegalisht në Kosovë nëpër rrugë dytësore, dërgohen në procedurë të shpejtë para gjykatës

Dy gra nga Serbia hynë ilegalisht në Kosovë nëpër rrugë dytësore, dërgohen në procedurë të shpejtë para gjykatës

Ja sa pritet të fitojë Kristian Prenga në duelin me Anthony Joshuan

Ja sa pritet të fitojë Kristian Prenga në duelin me Anthony Joshuan

Gjashtë kontrata aktive dhe miliona dollarë: Kush po lobon në SHBA nga Serbia dhe pse?

Gjashtë kontrata aktive dhe miliona dollarë: Kush po lobon në SHBA nga Serbia dhe pse?

Vazhdon rritja e çmimit të naftës në Kosovë, një litër 1.72

Vazhdon rritja e çmimit të naftës në Kosovë, një litër 1.72

Sonte meçi i madh i boksit Prenga – Joshua, pritet të nis në këtë orë

Sonte meçi i madh i boksit Prenga – Joshua, pritet të nis në këtë orë

Aksidenti me fatalitet në Vragoli dyshohet se u shkaktua nga pakujdesia, viktima shtetas i Shqipërisë

Aksidenti me fatalitet në Vragoli dyshohet se u shkaktua nga pakujdesia, viktima shtetas i Shqipërisë

Këto vende mbesin pa rrymë sot e nesër

Këto vende mbesin pa rrymë sot e nesër

Vrasje në tentativë në Brus të Lipjanit, e gjuajti me armë zjarri dhe u largua

Vrasje në tentativë në Brus të Lipjanit, e gjuajti me armë zjarri dhe u largua

Deklaratat e pushtetit për gjyqtarët e prokurorët serbë e sjellin urgjentisht në Prishtinë Emisarin e dialogut

Deklaratat e pushtetit për gjyqtarët e prokurorët serbë e sjellin urgjentisht në Prishtinë Emisarin e dialogut

Moti sot me diell e vranësira, maksimalja deri në 26 gradë

Moti sot me diell e vranësira, maksimalja deri në 26 gradë

Mbi një vit e gjysmë pa asnjë gjurmë, ende nuk dihet fati i veteranit të UÇK-së nga Hasi

Mbi një vit e gjysmë pa asnjë gjurmë, ende nuk dihet fati i veteranit të UÇK-së nga Hasi

IHMK: Mesatarja mujore e temperaturave gjatë korrikut në Kosovë është 21.4 gradë Celcius

IHMK: Mesatarja mujore e temperaturave gjatë korrikut në Kosovë është 21.4 gradë Celcius