VV “ALL IN”: I “turren” Paris Gurit dhe veteranit të UÇK-së për t’i dal në mbrojtje Fitore Pacollit

VV “ALL IN”: I “turren” Paris Gurit dhe veteranit të UÇK-së për t’i dal në mbrojtje Fitore Pacollit

Deputetë të Vetëvendosjes e zyrtarë të Qeverisë Kurti në detyrë janë aktivizuar për t’i dalë në mbrojtje Fitore Pacollit. Krejt kjo pas publikimit të lajmit se organizata të cilën e kishte themeluar burri i saj Ilir Dalipi, fitoi 52  mijë euro nga ministria e Kulturës. Akterë të VV ishin përgatitur të “vjellnin vnerë”, duke sulmuar […]

Deputetë të Vetëvendosjes e zyrtarë të Qeverisë Kurti në detyrë janë aktivizuar për t’i dalë në mbrojtje Fitore Pacollit. Krejt kjo pas publikimit të lajmit se organizata të cilën e kishte themeluar burri i saj Ilir Dalipi, fitoi 52  mijë euro nga ministria e Kulturës. Akterë të VV ishin përgatitur të “vjellnin vnerë”, duke sulmuar deputetin e LDK-së Paris Gurin dhe u bënin thirrje militantëve që t’i sulen atij, shkruan Periskopi.

“Ti je hajne, i ke bë miliardat”-Qysh i shkoi veterani në tavolinë Fitore Pacollit dhe u përplas verbalisht me të

Veterani i UÇK-së, Agim Pllashniku, sot gjatë ditës ka pasur një përplasje verbale me deputeten Fitore Pacollin.

Ai ka protestuar kundër saj, dhe duke i kërkuar që t’ia paguajë faturën, pasi familjarë të saj dyshohet se morën para nga buxheti i shtetit.

I njëti u ndalua nga Policia e Kosovës, por pas pak orësh u lirua.

Aktivizohet “mbrojtja” e VV-së: I dalin krah Fitore Pacollit, sulmojnë Paris Gurin

Deputeti i Vetëvendosjes, Artan Abrashi u ka bërë thirrje militantëve të partisë që t’i sulen deputetit të LDK-së, Paris Gurit.

“Ai është adresa”, shkroi Abrashi.

Këshilltari politik i kryeministrit në detyrë, Albin Kurtit, Jeton Zulfaj vlerësoi se “sulmi” ndaj Pacollit është rezultat i linçimit nga deputeti i LDK-së Paris Guri.

“Sulmi ndaj deputetes Fitore Pacolli sot nuk ndodhi rastësisht. Ai është rezultat i drejtpërdrejtë i një fushate të vazhdueshme linçimi, denigrimi dhe dehumanizimi ndaj saj të udhëhequr nga deputeti i ri i LDK-së – Paris Guri”, shkroi ai mes tjerash.

Zingjirit të sulmeve nuk kishte si t’i mungonte Dimal Basha.

“Ky veterani që e kërcënoi Fitoren, a i ka shku najherë Sami Lushtakut në tavolinë edhe m’i thanë hajn?
A e ka naj inçizim ky kapadia t’u i kërcënu “komandantët” që e kanë mush listën me “veteranë të rrejshëm,” që i kanë kushtu shtetit mbi 100 milionë euro?”, shkroi Basha mes tjerash

Ndërsa deputetja e Lëvizjes Vetëvendosje, Fitore Pacolli pas publikimit të videos reagoi duke ngritur dyshime se veterani mund të ketë pasur armë në çantën e tij.

“Kjo video nuk është e plotë. Ajo është prerë dhe manipuluar për të fshehur sulmin e tij ndaj meje si dhe momentin kur agresori e sulmon fizikisht asistentin tim, si dhe çastin kur tenton të fusë dorën në çantën që mbante në krah, një çantë për të cilën dyshohet se mund të ketë pasur armë”, tha mes tjerash Pacolli.

Të ngjashme
‘‘Po shkoj në kryeministri’’, Kurti sërish s’ju flet gazetarëve për formimin e institucioneve

‘‘Po shkoj në kryeministri’’, Kurti sërish s’ju flet gazetarëve për formimin e institucioneve

Protestuesit përplasen me policinë në Tiranë, 3 efektivë të lënduar- Deputetët goditen me vezë, hidhet spray lotsjellës

Protestuesit përplasen me policinë në Tiranë, 3 efektivë të lënduar- Deputetët goditen me vezë, hidhet spray lotsjellës

Përurohet shtatorja e ish-presidentit Ibrahim Rugova në Klinë

Përurohet shtatorja e ish-presidentit Ibrahim Rugova në Klinë

Rama flet për gjendjen në LDK: Duhet me vazhdu bashkë për të ardhmen e vendit, me e luftu autorkracinë

Rama flet për gjendjen në LDK: Duhet me vazhdu bashkë për të ardhmen e vendit, me e luftu autorkracinë

Irani lëshon paralajmërim të ri për anijet që t’i përdorin rrugët e miratuara nga Teherani në Ngushticën e Hormuzit

Irani lëshon paralajmërim të ri për anijet që t’i përdorin rrugët e miratuara nga Teherani në Ngushticën e Hormuzit

Paradoksi i AUV-it: Fabrika u dha me qira për 20 vjet, por shteti vazhdon të paguajë për groposjen e kafshëve

Paradoksi i AUV-it: Fabrika u dha me qira për 20 vjet, por shteti vazhdon të paguajë për groposjen e kafshëve

“Babën dhe vëllaun i ka prekë pak, djalin e ka mytë n’vend”, flet bashkëfshatari i personit që u vra nga rrufeja

“Babën dhe vëllaun i ka prekë pak, djalin e ka mytë n’vend”, flet bashkëfshatari i personit që u vra nga rrufeja

Balla: Kush ngre dorë ndaj policisë, ka ngritur dorë ndaj shtetit

Balla: Kush ngre dorë ndaj policisë, ka ngritur dorë ndaj shtetit

Përshkallëzohet protesta në Shqipëri, një efektiv policie goditet me gur në kokë

Përshkallëzohet protesta në Shqipëri, një efektiv policie goditet me gur në kokë

Nisin dorëheqjet në LDK: Besnik Osmani jep dorëheqje nga kryetari i degës në Fushë Kosovë

Nisin dorëheqjet në LDK: Besnik Osmani jep dorëheqje nga kryetari i degës në Fushë Kosovë

Rënia e Gjermanisë: A e ka humbur identitetin futbollistik?

Rënia e Gjermanisë: A e ka humbur identitetin futbollistik?

Infrakos me laura automatike në linjën Fushë Kosovë–Pejë: Mos iu afroni binarëve më pak se 3 metra

Infrakos me laura automatike në linjën Fushë Kosovë–Pejë: Mos iu afroni binarëve më pak se 3 metra

Sulm me thikë dhe grabitje në Prishtinë, viktimë një shtetase e huaj

Sulm me thikë dhe grabitje në Prishtinë, viktimë një shtetase e huaj