Paradoksi i AUV-it: Fabrika u dha me qira për 20 vjet, por shteti vazhdon të paguajë për groposjen e kafshëve

Paradoksi i AUV-it: Fabrika u dha me qira për 20 vjet, por shteti vazhdon të paguajë për groposjen e kafshëve

Pavarësisht se Kosova tashmë ka funksionalizuar fabrikën për përpunimin e nënprodukteve shtazore, e ndërtuar me miliona euro të Qeverisë së Kosovës dhe Bashkimit Evropian për t'i dhënë fund praktikës së groposjes së kafshëve të ngordhura, Agjencia e Ushqimit dhe Veterinarisë (AUV) vazhdon të shpenzojë mijëra euro për këtë metodë primitive të asgjësimit.

Së fundmi, AUV ka shpallur edhe një tender në vlerë të parashikuar prej 75 mijë eurosh për "Shërbimet e asgjësimit të kafshëve me sëmundje", ndonëse fabrika për trajtimin dhe përpunimin e mbetjeve shtazore në Parkun e Biznesit në Drenas tashmë është vënë në funksion dhe i është dhënë në shfrytëzim për 20 vjet kompanisë "LIP KS & IT" SH.P.K, raporton Periskopi.

Sipas njoftimit për kontratë, operatori ekonomik që do të përzgjidhet do të kryejë transportimin dhe groposjen e kafshëve të prekura nga sëmundjet në të gjithë territorin e Kosovës. Tenderi është planifikuar si kontratë kornizë njëvjeçare, ndërsa kriter për përzgjedhje është oferta me çmimin më të ulët.

Ministria e Bujqësisë, përmes Agjencisë së Ushqimit dhe Veterinarisë, ka dhënë në shfrytëzim për 20 vjet fabrikën për përpunimin e nënprodukteve shtazore, një investim rreth 8 milionë euro i financuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeverisë së Kosovës.

Impianti është ndërtuar pikërisht për trajtimin e kafshëve të ngordhura dhe mbetjeve shtazore, me qëllim që ato të mos groposen, por të përpunohen në mënyrë industriale, duke u shndërruar në produkte të përdorshme, në përputhje me standardet mjedisore dhe veterinare.

Në kohën kur fabrika iu dha operatorit privat, Qeveria kishte deklaruar se funksionalizimi i saj do t'i jepte fund praktikës së hedhjes dhe groposjes së mbetjeve shtazore, praktikë që bie ndesh edhe me standardet e Bashkimit Evropian për menaxhimin e nënprodukteve shtazore.

Megjithatë, dokumentet e tenderit tregojnë se AUV vazhdon të kërkojë pikërisht shërbime për transportimin dhe groposjen e kafshëve.

Operatorët ekonomikë që do të konkurrojnë duhet të disponojnë kamion për transport, ekskavator për hapjen e gropave, pajisje për dezinfektim, pajisje për asgjësimin e shpezëve, si dhe të kenë së paku katër punëtorë për therjen, ngarkimin, shkarkimin dhe groposjen e kafshëve.

Sipas dosjes së tenderit, asgjësimi i kafshëve kryhet në bazë të rezultateve të analizave laboratorike, testeve të kryera në terren për sëmundje si tuberkulozi (TBC) dhe vendimit të inspektorit veterinar të AUV-së. Lokacioni për groposje përcaktohet në bashkëpunim me komunat, sipas legjislacionit në fuqi.

Procedurat e parashikuara janë të detajuara. Kompania kontraktuese duhet të dalë në vendin e ngjarjes me kërkesë të autoritetit kompetent, të dezinfektojë mjetin transportues para hyrjes në fermën e infektuar, të ngarkojë kafshët, të pastrojë dhe dezinfektojë hapësirën ku ato kanë qëndruar, t'i transportojë deri në lokacionin e asgjësimit dhe më pas të hapë gropën me ekskavator, madhësia e së cilës përcaktohet sipas numrit dhe llojit të kafshëve.








AUV ka përcaktuar edhe dimensionet orientuese të gropave. Sipas dokumentacionit, një gropë me përmasa 6 metra gjatësi, 3 metra gjerësi dhe 4 metra thellësi mund të zërë rreth 20 krerë gjedhe, 60 dele, dhi ose derra, apo deri në 1.000 shpezë.

Pas therjes së kafshëve nga kompania kontraktuese, kufomat duhet të trajtohen me sodë kaustike, më pas gropa të mbulohet dhe të kryhet dezinfektimi me preparate me veprim virucid, baktericid dhe fungicid. Përveç gropës, duhet të dezinfektohen edhe mjeti transportues, hapësira përreth dhe personat e përfshirë në proces. Çdo shpërthim i sëmundjes në një fermë do të konsiderohet një rast i veçantë, që përfshin të gjitha procedurat e transportit, groposjes dhe dezinfektimit.



Ky tender tregon se, pavarësisht ekzistencës së një impianti modern të ndërtuar pikërisht për përpunimin e mbetjeve shtazore, AUV vazhdon të financojë metodën tradicionale të groposjes. Kjo metodë, sipas standardeve të Bashkimit Evropian, konsiderohet zgjidhje e fundit dhe përdoret vetëm në raste të jashtëzakonshme, pasi mund të paraqesë rrezik për ndotjen e tokës dhe ujërave nëntokësore nëse nuk respektohen kushte të rrepta teknike.

Periskopi gjatë muajit prill të vitit të kaluar kishte raportuar eskluzivisht për skandalin 8 milionësh të Fabrikës për përpunimin e mbetjeve shtazore.


https://periskopi.com/sq/2025/4/skandal-ne-agjencine-e-ushqimit-fabrika-8-milioneshe-perfundon-te-operatori-qe-u-regjistrua-5-dite-pas-shpalljes-se-tenderit

Të ngjashme
‘‘Po shkoj në kryeministri’’, Kurti sërish s’ju flet gazetarëve për formimin e institucioneve

‘‘Po shkoj në kryeministri’’, Kurti sërish s’ju flet gazetarëve për formimin e institucioneve

Protestuesit përplasen me policinë në Tiranë, 3 efektivë të lënduar- Deputetët goditen me vezë, hidhet spray lotsjellës

Protestuesit përplasen me policinë në Tiranë, 3 efektivë të lënduar- Deputetët goditen me vezë, hidhet spray lotsjellës

Përurohet shtatorja e ish-presidentit Ibrahim Rugova në Klinë

Përurohet shtatorja e ish-presidentit Ibrahim Rugova në Klinë

Rama flet për gjendjen në LDK: Duhet me vazhdu bashkë për të ardhmen e vendit, me e luftu autorkracinë

Rama flet për gjendjen në LDK: Duhet me vazhdu bashkë për të ardhmen e vendit, me e luftu autorkracinë

Irani lëshon paralajmërim të ri për anijet që t’i përdorin rrugët e miratuara nga Teherani në Ngushticën e Hormuzit

Irani lëshon paralajmërim të ri për anijet që t’i përdorin rrugët e miratuara nga Teherani në Ngushticën e Hormuzit

“Babën dhe vëllaun i ka prekë pak, djalin e ka mytë n’vend”, flet bashkëfshatari i personit që u vra nga rrufeja

“Babën dhe vëllaun i ka prekë pak, djalin e ka mytë n’vend”, flet bashkëfshatari i personit që u vra nga rrufeja

Balla: Kush ngre dorë ndaj policisë, ka ngritur dorë ndaj shtetit

Balla: Kush ngre dorë ndaj policisë, ka ngritur dorë ndaj shtetit

Përshkallëzohet protesta në Shqipëri, një efektiv policie goditet me gur në kokë

Përshkallëzohet protesta në Shqipëri, një efektiv policie goditet me gur në kokë

Nisin dorëheqjet në LDK: Besnik Osmani jep dorëheqje nga kryetari i degës në Fushë Kosovë

Nisin dorëheqjet në LDK: Besnik Osmani jep dorëheqje nga kryetari i degës në Fushë Kosovë

Rënia e Gjermanisë: A e ka humbur identitetin futbollistik?

Rënia e Gjermanisë: A e ka humbur identitetin futbollistik?

Infrakos me laura automatike në linjën Fushë Kosovë–Pejë: Mos iu afroni binarëve më pak se 3 metra

Infrakos me laura automatike në linjën Fushë Kosovë–Pejë: Mos iu afroni binarëve më pak se 3 metra

Sulm me thikë dhe grabitje në Prishtinë, viktimë një shtetase e huaj

Sulm me thikë dhe grabitje në Prishtinë, viktimë një shtetase e huaj

0:000:00