Publikohet lista zyrtare e Kosovës për ndeshjen ndaj Shqipërisë

Përfaqësuesja e Kosovës në basketboll ka publikuar listën zyrtare me 12 basketbollistët që do ta përfaqësojnë vendin në përballjen e sontme ndaj Shqipërisë.
Ndeshja zhvillohet në Prizren, me fillim nga ora 19:00, dhe është e vlefshme për fazën e parakualifikimeve të FIBA EuroBasket 2029, shkruan Indeksonline
“Dardanët” kanë nisur përgatitjet më 17 qershor dhe synojnë ta nisin me fitore këtë cikël garash. Nga lista e zgjeruar prej 15 basketbollistëve, përzgjedhësi ka përzgjedhur 12 emrat që do të jenë në dispozicion për sfidën.

Në këtë takim do të mungojë Valon Bunjaku për shkak të lëndimit, ndërsa jashtë listës kanë mbetur edhe Gëzim Morina dhe Rron Ukaj, të cilët gjithashtu nuk janë të gatshëm për shkak të problemeve fizike./Periskopi/











