BE-ja thirrje Kurtit: Shmangi masat përshkallëzuese në veri – po rrezikoni të dëmtoni imazhin ndërkombëtar të Kosovës

BE-ja thirrje Kurtit: Shmangi masat përshkallëzuese në veri – po rrezikoni të dëmtoni imazhin ndërkombëtar të Kosovës

Bashkimi Evropian ka reaguar pas operacioneve të fundit të Policisë së Kosovës, inspektimeve dhe mbylljeve të disa objekteve të shërbimeve publike në veri. Sipas zëdhënësit të Bashkimit Evropian, operacionet e fundit të policisë rrezikojnë të përshkallëzojnë tensionet dhe të ndikojnë negativisht në jetën e përditshme të komuniteteve si dhe ta dëmtojnë imazhin ndërkombëtar të Kosovës. […]

Sipas zëdhënësit të Bashkimit Evropian, operacionet e fundit të policisë rrezikojnë të përshkallëzojnë tensionet dhe të ndikojnë negativisht në jetën e përditshme të komuniteteve si dhe ta dëmtojnë imazhin ndërkombëtar të Kosovës.

“Jemi veçanërisht të shqetësuar për operacionet kundër kompanisë “Vodovod Ibar” në Mitrovicën e Veriut, si dhe ndaj impiantit të furnizimit me ujë dhe kompanisë së shërbimeve publike në Zubin Potok, të cilat ofrojnë shërbime themelore për komunitetet që jetojnë në pjesën veriore të Kosovës”.

“Veprimet e njëanshme dhe të pakoordinuara minojnë përpjekjet për ndërtimin e besimit ndërmjet komuniteteve”, thuhet në reagim.

Tutje, BE-ja tha se i bëjnë thirrje kryeministrit të dorëhequr, Albin Kurtit, që t’i ndalojnë këto mbyllje, të tregojnë përmbajtje dhe të shmangin masa përshkallëzuese.

“U bëjmë thirrje të dyja palëve, Kosovës dhe Serbisë, të angazhohen në mënyrë konstruktive në dialogun e lehtësuar nga BE-ja për zbatimin e Marrëveshjes për rrugën drejt normalizimit dhe Aneksit të Zbatimit, si dhe të marrëveshjeve të tjera të arritura në kuadër të dialogut të lehtësuar nga BE-ja, pa vonesa apo parakushte të mëtejshme”.

“Kjo përfshin edhe themelimin e Asociacionit të Komunave me Shumicë Serbe. Normalizimi i marrëdhënieve është një kusht thelbësor për rrugën evropiane të të dyja palëve”, thuhet në reagim.

Të ngjashme
Skandal në kampin e Anglisë: Vidhen pajisje me vlerë 18 mijë dollarë

Skandal në kampin e Anglisë: Vidhen pajisje me vlerë 18 mijë dollarë

Bastiset vila e Samir Manes, prokuroria e heton për lidhje me trafikantë droge

Bastiset vila e Samir Manes, prokuroria e heton për lidhje me trafikantë droge

Arsenali nuk heq dorë nga Barcola, PSG i mbyll derën largimit

Arsenali nuk heq dorë nga Barcola, PSG i mbyll derën largimit

Irani ende pa vendim përfundimtar për marrëveshjen me ShBA-në

Irani ende pa vendim përfundimtar për marrëveshjen me ShBA-në

Dyshohet se ra nga lartësia gjatë punës në Ulqin, humb jetën 17-vjeçari nga Malisheva

Dyshohet se ra nga lartësia gjatë punës në Ulqin, humb jetën 17-vjeçari nga Malisheva

Një 25-vjeçar gjendet pa shenja jete në një banesë në Tiranë

Një 25-vjeçar gjendet pa shenja jete në një banesë në Tiranë

Ministri Nufi në DASh: Çojmë përpara bashkëpunimin brenda Aleancës së NATO-s

Ministri Nufi në DASh: Çojmë përpara bashkëpunimin brenda Aleancës së NATO-s

Rama: Protestat po dëmtojnë turizmin, ka një frymë fashiste që duhet ndalur

Rama: Protestat po dëmtojnë turizmin, ka një frymë fashiste që duhet ndalur

Votat e diasporës – Aprovohen rreth 76 mijë pako, refuzohen mbi 2800

Votat e diasporës – Aprovohen rreth 76 mijë pako, refuzohen mbi 2800

Apeli vërteton aktgjykimin lirues ndaj katër zyrtarëve të Aeroportit “Adem Jashari”

Apeli vërteton aktgjykimin lirues ndaj katër zyrtarëve të Aeroportit “Adem Jashari”

E rëndë: 17-vjeçari nga Malisheva humb jetën duke punuar në Ulqin

E rëndë: 17-vjeçari nga Malisheva humb jetën duke punuar në Ulqin

Sirena turke për Zhegrovën, ylli kosovar mund të largohet nga Juventusi

Sirena turke për Zhegrovën, ylli kosovar mund të largohet nga Juventusi

Operacioni në kuadër të hetimeve për krime lufte, arrestohen pesë persona

Operacioni në kuadër të hetimeve për krime lufte, arrestohen pesë persona