AUV’i nuk e mohon që në treg po shitet peshku me krimb: Del me këshilla se si t’i mbysim parazitët vetëm pas raportimit të Periskopit

Sot Periskopi ka raportuar ekskluzivisht se i Agjencia e Ushqimit dhe Veterinarisë, e cila është nën ombrellën e Ministrisë së Bujqësisë që udhëhiqet nga Faton Peci, e ka mbajtur tërësisht fshehur një krim ndaj qytetarëve që kanë konsumuar peshk me krimba Anisakis. Ani pse peshku ka dal me parazita, AUV nuk e ka asgjësuar komplet, […]
Pas këtij raportimi tonë, AUV ka dalur me një reagim dhe sqarim të vonshme për qytetarët se si duhet t’i mbysin parazitët para se t’i konsumojnë.
“Lloji i peshkut Merluc (hake) i cili gjendet në tregun e Kosovës për të cilin bëhet fjalë, përveq se është i ngrirë, i përket llojit i cili është i dedikuar për tu pregatitur me trajtim të nxehtësisë (D.M.TH të gatuhet) e jo si i freskët apo i shkrirë në specialitete si „krudo“ apo „sushi“ me qrast nuk mundet të vihet para konsumatorit nëse përmbanë parazit”, thuhet mes tjera në njoftimin e AUV.
Theksojmë se ligjërisht, çdo produkt ushqimor që rezulton i kontaminuar, i dëmshëm për shëndetin publik apo i pasigurt duhet të ndalohet menjëherë nga qarkullimi, të asgjësohet dhe konsumatori të informohet. Në këtë rast, jo vetëm që nuk janë ndaluar ngarkesat e tjera, por institucioni ka heshtur duke mos lëshuar asnjë njoftim publik, duke fshehur analizat dhe duke i lejuar operatorët të vazhdojnë distribuimin.
Sipas Ligjit për Ushqimin (Nr. 08/L-120), Agjencia e Ushqimit është e detyruar të informojë menjëherë konsumatorët në rast rreziku. Neni 6 i ligjit përcakton qartë se “në rast të rrezikut nga ndonjë ushqim, Agjencia ka për obligim ta njoftojë publikun, institucionet shtetërore dhe palët me interes”.
Mirëpo, kjo nuk ka ndodhur. Përkundrazi, AUV ka zgjedhur ta heshtë rrezikun, duke lejuar që një produkt me pasoja të mundshme shëndetësore serioze, si alergji të rënda, infeksione gastrointestinale apo edhe komplikime të tjera, të konsumohet lirshëm në treg.
Reagimi i plotë i AUV pa ndërhyrje:












