E dhimbshme dhe e turpshme për t’u parë: Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti bie viktimë e mashtruesve rus

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka rënë pre e një mashtrimi nga disa rusë të cilët bëjnë video duke i mashtruar liderët botërorë e figura tjera publike. Kurti, me pretendimin se po flet me presidentin e Letonisë, s’la gjë pa thënë për partitë opozitare dhe për ndërkombëtarët. Gjatë bisedës me presidentin e Letonisë, Kurti u […]
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka rënë pre e një mashtrimi nga disa rusë të cilët bëjnë video duke i mashtruar liderët botërorë e figura tjera publike.
Kurti, me pretendimin se po flet me presidentin e Letonisë, s’la gjë pa thënë për partitë opozitare dhe për ndërkombëtarët.
Gjatë bisedës me presidentin e Letonisë, Kurti u shpreh se ka ndodhur ‘luftë hibride’’ ndaj tij në zgjedhjet e fundit.
‘’Lufta hibride ka ndodhur nga Serbia dhe Rusia, por edhe nga disa nga Kosova, kështu që premtimet e pabaza të opozitës ku disa nga ta kanë flirtuar me luftën hibride dhe e treta disa oligarkë në veçanti një prej tyre që posedon television…’’ – u shpreh ai.
‘Gjithë këto katër vite kundër meje’’ – kështu u përgjigj Kurti kur nis të flasë për emisarin e SHBA-ve, Richard Grenell
Vladimir Kuznetsov dhe Alexei Stolyarov, të njohur edhe si Vovan dhe Lexus, për shumë kohë kanë mashtruar liderë të njohur botërore e figura të tjera publike.
Zakonisht, ata në këto biseda shfaqen si liderë apo zyrtarë të tjerë, derisa në rastin e Kurtit, janë paraqitur si presidenti i Letonsië.












