Kjo është ‘çanta’ e mbeturinave, e cila kushton $1,790

Kjo është ‘çanta’ e mbeturinave, e cila kushton $1,790

Habiteni po t’ju themi se është sërish Balenciaga, marka që vjen me produktet e saj të çuditshme “overpriced”? Këtë herë nuk është një tjetër fund-peshqir, por një çantë në formën e qeses së mbeturinave.  “Trash Pouch” ishte artikulli që erdhi nën drejtimin kreativ të Demna Gvasalia, i cili ia ka dalë përherë të jetë kryefjalë […]

“Trash Pouch” ishte artikulli që erdhi nën drejtimin kreativ të Demna Gvasalia, i cili ia ka dalë përherë të jetë kryefjalë e diskutimeve të modës, me çdo prekje për “brand”-et që kuron. Fenomeni i shumë diskutimeve, preku pasarelat e modës me koleksionin Fall/Winter 2022.

Në ndryshim nga qesja e zakonshme e mbeturinave, të paktën kjo e Balenciaga është bërë nga lëkura e viçit (calfskin leather) që i jep shkëlqimin në dukje dhe ndjesinë luksoze në prekje. Çanta vjen në ngjyrën e zezë, të verdhë, të bardhë e blu, si edhe dizajni mundëson ngushtimin në krye të saj për tu mbajtur në krah apo për tu hedhur shkujdesur në sup.

Çmimi i lançimit $1,790 solli reagime të shumta nga kritikët si edhe njerëzit e thjeshtë, ku ata që e shihnin si një absurditet apo objekt për ironi kryesonin. E ndonëse e gjykuar në masë, rezulton se disa kanë parë tek ajo diçka më tepër se një qese mbeturinash, duke e berë të shitet shpejt e të shërbejë si një “hype-piece” për markën.

Trash Bag bën pjesë në atë që njihet si “trash couture”, e cila sfidon konceptet tradicionale të modës. Ç’mendim keni ju për këto absurditete të markës, nën cilësimin “fashion”?/Periskopi/

Të ngjashme
A duhet të përdorni uthull për të hequr qafe pluhurin në gjethet e lulave?

A duhet të përdorni uthull për të hequr qafe pluhurin në gjethet e lulave?

Po ju thahen pemët dhe lulet në oborrr, këto janë 6 gabimet që po i bëni

Po ju thahen pemët dhe lulet në oborrr, këto janë 6 gabimet që po i bëni

Energjia e ditës sjell mundësi të reja, reflektim dhe vendime të rëndësishme për çdo shenjë – Horoskopi sot

Energjia e ditës sjell mundësi të reja, reflektim dhe vendime të rëndësishme për çdo shenjë – Horoskopi sot

Banja juaj nuk ka dritare? Këto pesë bimë jo vetëm që mbijetojnë, por lulëzojnë

Banja juaj nuk ka dritare? Këto pesë bimë jo vetëm që mbijetojnë, por lulëzojnë

Cila është koha ideale për të bërë seks?

Cila është koha ideale për të bërë seks?

4 arsye pse seksi gjatë menstruacioneve mund të jetë i dobishëm

4 arsye pse seksi gjatë menstruacioneve mund të jetë i dobishëm

Këto janë 10 makthet më të zakonshme të njerëzve - ja çka do të thonë ato

Këto janë 10 makthet më të zakonshme të njerëzve - ja çka do të thonë ato

Rregulli i "dy gishtave" do t'ju ndihmojë të zgjidhni shalqirin më lëngshëm, provoni këtë truk

Rregulli i "dy gishtave" do t'ju ndihmojë të zgjidhni shalqirin më lëngshëm, provoni këtë truk

Mos vishni çorape të zeza në aeroplan, kjo është arsyeja

Mos vishni çorape të zeza në aeroplan, kjo është arsyeja

Horoskopi i ditës, 22 korrik 2026 – Zbuloni surprizat për shenjën tuaj

Horoskopi i ditës, 22 korrik 2026 – Zbuloni surprizat për shenjën tuaj

Pse vazhdojmë të takohemi me njerëz që nuk duam më t’i shohim?

Pse vazhdojmë të takohemi me njerëz që nuk duam më t’i shohim?

Marvel Studios publikon trailerin e ‘Avengers: Doomsday’ dhe biletat për Infinity Vision

Marvel Studios publikon trailerin e ‘Avengers: Doomsday’ dhe biletat për Infinity Vision

Shtëpia ju është mbushur papritur me miza? Kontrollojeni menjëherë këtë pjesë të kuzhinës

Shtëpia ju është mbushur papritur me miza? Kontrollojeni menjëherë këtë pjesë të kuzhinës