Ky shtet ndalon pirjen e duhanit për këdo që ka lindur pas janarit 2007

Ky shtet ndalon pirjen e duhanit për këdo që ka lindur pas janarit 2007

Maldivet kanë ndaluar pirjen e duhanit për çdo person të lindur pas janarit 2007, duke u bërë vendi i vetëm në botë me një ndalim “gjeneracional” të duhanit. Iniciativa, e nisur nga Presidenti Mohamed Muizzu në fillim të këtij viti dhe që hyri në fuqi më 1 nëntor, synon “të mbrojë shëndetin publik dhe të […]

Maldivet kanë ndaluar pirjen e duhanit për çdo person të lindur pas janarit 2007, duke u bërë vendi i vetëm në botë me një ndalim “gjeneracional” të duhanit.

Iniciativa, e nisur nga Presidenti Mohamed Muizzu në fillim të këtij viti dhe që hyri në fuqi më 1 nëntor, synon “të mbrojë shëndetin publik dhe të promovojë një brez pa duhan”, deklaroi Ministria e Shëndetësisë.

“Sipas dispozitës së re, personat e lindur më 1 janar 2007 ose edhe më pas ndalohen të blejnë, përdorin ose shesin produkte duhani brenda territorit të Maldiveve,” thuhet në deklaratë. Ndalimi përfshin të gjitha format e duhanit, ndërsa shitësit me pakicë janë të detyruar të verifikojnë moshën përpara çdo shitjeje.

Masa zbatohet edhe për vizitorët në arkipelagun me 1,191 ishuj koralorë të shpërndarë në rreth 800 kilometra, i njohur për turizmin e tij luksoz. Përveç kësaj, Maldivet kanë vendosur një ndalim të plotë për importin, shitjen, shpërndarjen, posedimin dhe përdorimin e cigareve elektronike dhe produkteve të avullimit, i cili vlen për të gjithë, pavarësisht nga mosha, transmeton tch.

Shitja e produkteve të duhanit një të mituri dënohet me një gjobë prej (rreth 3,200 dollarë), ndërsa përdorimi i pajisjeve të avullimit ndëshkohet me një gjobë prej rreth 320 dollarë).

Një ndalim i ngjashëm gjeneracional për duhanin është propozuar aktualisht në Britani, ndërsa Zelanda e Re — vendi i parë që miratoi një ndalim të tillë — e shfuqizoi atë në nëntor 2023, më pak se një vit pas zbatimit./Periskopi/

 

Të ngjashme
A duhet të përdorni uthull për të hequr qafe pluhurin në gjethet e lulave?

A duhet të përdorni uthull për të hequr qafe pluhurin në gjethet e lulave?

Po ju thahen pemët dhe lulet në oborrr, këto janë 6 gabimet që po i bëni

Po ju thahen pemët dhe lulet në oborrr, këto janë 6 gabimet që po i bëni

Energjia e ditës sjell mundësi të reja, reflektim dhe vendime të rëndësishme për çdo shenjë – Horoskopi sot

Energjia e ditës sjell mundësi të reja, reflektim dhe vendime të rëndësishme për çdo shenjë – Horoskopi sot

Banja juaj nuk ka dritare? Këto pesë bimë jo vetëm që mbijetojnë, por lulëzojnë

Banja juaj nuk ka dritare? Këto pesë bimë jo vetëm që mbijetojnë, por lulëzojnë

Cila është koha ideale për të bërë seks?

Cila është koha ideale për të bërë seks?

4 arsye pse seksi gjatë menstruacioneve mund të jetë i dobishëm

4 arsye pse seksi gjatë menstruacioneve mund të jetë i dobishëm

Këto janë 10 makthet më të zakonshme të njerëzve - ja çka do të thonë ato

Këto janë 10 makthet më të zakonshme të njerëzve - ja çka do të thonë ato

Rregulli i "dy gishtave" do t'ju ndihmojë të zgjidhni shalqirin më lëngshëm, provoni këtë truk

Rregulli i "dy gishtave" do t'ju ndihmojë të zgjidhni shalqirin më lëngshëm, provoni këtë truk

Mos vishni çorape të zeza në aeroplan, kjo është arsyeja

Mos vishni çorape të zeza në aeroplan, kjo është arsyeja

Horoskopi i ditës, 22 korrik 2026 – Zbuloni surprizat për shenjën tuaj

Horoskopi i ditës, 22 korrik 2026 – Zbuloni surprizat për shenjën tuaj

Pse vazhdojmë të takohemi me njerëz që nuk duam më t’i shohim?

Pse vazhdojmë të takohemi me njerëz që nuk duam më t’i shohim?

Marvel Studios publikon trailerin e ‘Avengers: Doomsday’ dhe biletat për Infinity Vision

Marvel Studios publikon trailerin e ‘Avengers: Doomsday’ dhe biletat për Infinity Vision

Shtëpia ju është mbushur papritur me miza? Kontrollojeni menjëherë këtë pjesë të kuzhinës

Shtëpia ju është mbushur papritur me miza? Kontrollojeni menjëherë këtë pjesë të kuzhinës