Kompania ruse gabimisht i transferon rrogat e të gjithë punëtorëve tek një punëtor – ‘fatlumi’ refuzon t’i kthejë 80 mijë eurot

Kompania ruse gabimisht i transferon rrogat e të gjithë punëtorëve tek një punëtor – ‘fatlumi’ refuzon t’i kthejë 80 mijë eurot

Një punëtor në fabrikën ruse, Khanty‑Mansiysk, është paditur nga kompania ku punon pasi po refuzon të kthejë mbi 7 milionë rublave (80 mijë euro), të cilat i ishin transferuar gabimisht për shkak të një defekti në softuer. Kur i erdhi njoftimi nga aplikacioni i bankës në fillim të këtij viti, Vladimir Rychagov nuk i besonte […]

Kur i erdhi njoftimi nga aplikacioni i bankës në fillim të këtij viti, Vladimir Rychagov nuk i besonte syve.

Përveç 46 954 rublave (500 eurove), që e dinte se i takonin për pushime, ai ishte përfituar edhe një shumë prej 711 254 rublash (80 mijë euro).

Ai kishte dëgjuar prej kolegëve se fabrika po përgatitej të jepte pagën e 13‑të pas një viti të suksesshëm, por… ai nuk priste diçka kaq të madhe, raporton Oddity Central.

Gëzimi nuk i zgjati shumë, sepse shumë shpejt filluan telefonatat nga departamenti i kontabilitetit që e njoftonin “të janë transferuar 7 milionë rublë gabimisht – duhet t’i kthesh”. Por, pasi bëri disa kërkime online, Vladimir vendosi të mos i kthejë paratë.

“Pasi hulumtova në internet, kuptova se nëse bëhej fjalë për një gabim teknik, ishte në përgjegjësinë time nëse dëshiroja t’i ktheja, por nëse ishte gabim faturimi, isha i detyruar t’i ktheja”, i tha Rychagov Kanalit 5 dhe shtoi se “më pas mësova se ishte një gabim teknik dhe vendosa se kisha të drejtë t’i mbaja paratë”.

Sipas dokumenteve të gjykatës nga punëdhënësi i tij, paratë ishin të destinuara për të paguar pagat e 34 punonjësve në një degë krejt tjetër. Por për shkak të një defekti softuerik, ato u transferuan gabimisht tek Rychagov, kështu që ai ishte i detyruar t’i kthejë.

Në mbrojtje të tij, punëtori argumentoi se fondet ishin pranuar në emër të kompanisë, jo të një dege specifike dhe ishin listuar si “pagë” në urdhrin e pagesës, kështu që ai pretendonte se i takonin.

Rychagov tregon se kërkesat e kompanisë për të kthyer paratë u shndërruan në kërcënime, kështu që ai përdori “pasurinë e re” për të blerë një veturë të re dhe për t’u zhvendosur me familjen në një qytet tjetër. Gjatë rrugës për në banesën e re, u iniciua një padi nga fabrika dhe llogaritë bankare të tij u ngrinë.

Punëdhënësi nuk u dorëzua për 7 milionë rublat dhe filloi një betejë të gjatë gjyqësore. Gjykatat e shkallës së parë dhe të apelit vendosën në favor të punëdhënësit, duke vënë në dukje se në fund të periudhës raportuese nuk kishte pasur detyrime pagash ndaj punonjësit dhe pagesa prej 7 milionë rublash nuk konsiderohej pagë. Prandaj, Rychagov ishte i obliguar t’i kthente 7 milionë rublat.

Rasti është çuditërisht i ngjashëm me një burrë kilian, i cili aksidentalisht përfitoi 286 herë paga dhe u zhduk pa gjurmë në vend që t’i kthente paratë. /Telegrafi/ Periskopi/

Të ngjashme
A duhet të përdorni uthull për të hequr qafe pluhurin në gjethet e lulave?

A duhet të përdorni uthull për të hequr qafe pluhurin në gjethet e lulave?

Po ju thahen pemët dhe lulet në oborrr, këto janë 6 gabimet që po i bëni

Po ju thahen pemët dhe lulet në oborrr, këto janë 6 gabimet që po i bëni

Energjia e ditës sjell mundësi të reja, reflektim dhe vendime të rëndësishme për çdo shenjë – Horoskopi sot

Energjia e ditës sjell mundësi të reja, reflektim dhe vendime të rëndësishme për çdo shenjë – Horoskopi sot

Banja juaj nuk ka dritare? Këto pesë bimë jo vetëm që mbijetojnë, por lulëzojnë

Banja juaj nuk ka dritare? Këto pesë bimë jo vetëm që mbijetojnë, por lulëzojnë

Cila është koha ideale për të bërë seks?

Cila është koha ideale për të bërë seks?

4 arsye pse seksi gjatë menstruacioneve mund të jetë i dobishëm

4 arsye pse seksi gjatë menstruacioneve mund të jetë i dobishëm

Këto janë 10 makthet më të zakonshme të njerëzve - ja çka do të thonë ato

Këto janë 10 makthet më të zakonshme të njerëzve - ja çka do të thonë ato

Rregulli i "dy gishtave" do t'ju ndihmojë të zgjidhni shalqirin më lëngshëm, provoni këtë truk

Rregulli i "dy gishtave" do t'ju ndihmojë të zgjidhni shalqirin më lëngshëm, provoni këtë truk

Mos vishni çorape të zeza në aeroplan, kjo është arsyeja

Mos vishni çorape të zeza në aeroplan, kjo është arsyeja

Horoskopi i ditës, 22 korrik 2026 – Zbuloni surprizat për shenjën tuaj

Horoskopi i ditës, 22 korrik 2026 – Zbuloni surprizat për shenjën tuaj

Pse vazhdojmë të takohemi me njerëz që nuk duam më t’i shohim?

Pse vazhdojmë të takohemi me njerëz që nuk duam më t’i shohim?

Marvel Studios publikon trailerin e ‘Avengers: Doomsday’ dhe biletat për Infinity Vision

Marvel Studios publikon trailerin e ‘Avengers: Doomsday’ dhe biletat për Infinity Vision

Shtëpia ju është mbushur papritur me miza? Kontrollojeni menjëherë këtë pjesë të kuzhinës

Shtëpia ju është mbushur papritur me miza? Kontrollojeni menjëherë këtë pjesë të kuzhinës