A e dini pse truri i grave lodhet më shpejt se ai i burrave

A e dini pse truri i grave lodhet më shpejt se ai i burrave

Pse gratë kanë më shumë barrë mendore në epokën e njoftimeve të pafund? Mbingarkesa nga rrjedha e pandërprerë e informacionit dhe ndërveprimeve digjitale është një fenomen që prek dukshëm më shumë gratë sesa burrat Gjashtëdhjetë e katër sekonda. Kaq pak i duhet trurit tonë që të rikthejë përqendrimin sa herë që marrim një njoftim në […]

Mbingarkesa nga rrjedha e pandërprerë e informacionit dhe ndërveprimeve digjitale është një fenomen që prek dukshëm më shumë gratë sesa burrat

Gjashtëdhjetë e katër sekonda. Kaq pak i duhet trurit tonë që të rikthejë përqendrimin sa herë që marrim një njoftim në telefon. Sipas ekspertëve, këta mikro-ndërprerje të vogla “hanë” një sasi të pabesueshme kohe, mesatarisht gjysmën e ditës së punës në javë. Jemi të mbingarkuar me informacion, të bombarduar nga mesazhe dhe nën presionin e vazhdueshëm për t’u përgjigjur menjëherë, qoftë email-e, porosi apo njoftime.

Kjo mbingarkesë digjitale, ku jemi të zhytur në një rrjedhë pafund klikimesh, vendimesh të menjëhershme, kontrollesh, përditësimesh dhe përgjigjesh “sa më shpejt”, godet më shumë gratë sesa burrat.

Ngarkesa digjitale që rëndon më shumë mbi gratë

Studimet tregojnë se brenda familjes, gratë ende mbajnë barrën më të madhe të detyrave që përfshijnë aktivitete online: që nga grupet e prindërve në WhatsApp, koordinimi i agjendave të fëmijëve, kërkimet online për aktivitete shkollore, deri te menaxhimi i orareve, udhëtimeve dhe shpenzimeve familjare.

Edhe pse burrat po marrin pjesë më shumë në prindërim, shoqëria vazhdon t’i shohë gratë si organizatoret kryesore. Kjo krijon një barrë të dyfishtë mendore: një kombinim i punës kognitive (planifikim, kujtesë, koordinim) dhe asaj emocionale (kujdesi, përgjegjësia, disponueshmëria e vazhdueshme).

Ajo që shpesh injorohet është se teknologjia e amplifikon këtë ngarkesë. Gratë përdorin mjetet digjitale gjatë ditës së punës, por edhe pas saj. Prej tyre pritet të menaxhojnë më shumë punë shtëpie, më shumë praninë në prindërim dhe paralelisht të jenë të arritshme profesionalisht, transmeton Telegrafi.

Sipas hulumtimeve të fundit nga “Pew Research Center” dhe “Harvard Business Review”, kjo mbingarkesë e shtuar shkakton:

  • lodhje mendore më të madhe
  • ndjeshmëri më të lartë ndaj stresit
  • vështirësi në shkëputjen digjitale
  • ndjenjë faji kur nuk përgjigjen menjëherë
  • rritje të ndjesisë së presionit shoqëror për “perfect balance”

Prandaj, mbingarkesa digjitale nuk është vetëm çështje teknologjike, por edhe çështje gjinore, përcjell telegrafi.

Si të ndahet barabartë ngarkesa digjitale?

Nuk mjafton thjesht ndarja e detyrave të dukshme. Edhe pjesa e padukshme e punës – ajo digjitale, duhet të ndahet qartë:

  • ndarja e detyrave online për fëmijët
  • koordinimi i email-eve të shkollës
  • organizimi i aktiviteteve jashtëshkollore
  • ndjekja e njoftimeve në WhatsApp
  • kërkimet online (mjek, kurse, udhëtime)
  • planifikimet elektronike të familjes

Këto janë detyra që kërkojnë kohë, kujtesë, përqendrim dhe përgjegjësi, prandaj duhet të shpërndahen njësoj si çdo punë tjetër në familje.

Ekspertët e barazisë gjinore sugjerojnë “ndarjen e ngarkesës së padukshme”, ku secili anëtar i familjes merr përsipër një pjesë të punës digjitale, në mënyrë që gratë të mos mbeten të vetmet që mbajnë gjithë “rrjetën e informacionit”. /Periskopi/

Të ngjashme
A duhet të përdorni uthull për të hequr qafe pluhurin në gjethet e lulave?

A duhet të përdorni uthull për të hequr qafe pluhurin në gjethet e lulave?

Po ju thahen pemët dhe lulet në oborrr, këto janë 6 gabimet që po i bëni

Po ju thahen pemët dhe lulet në oborrr, këto janë 6 gabimet që po i bëni

Energjia e ditës sjell mundësi të reja, reflektim dhe vendime të rëndësishme për çdo shenjë – Horoskopi sot

Energjia e ditës sjell mundësi të reja, reflektim dhe vendime të rëndësishme për çdo shenjë – Horoskopi sot

Banja juaj nuk ka dritare? Këto pesë bimë jo vetëm që mbijetojnë, por lulëzojnë

Banja juaj nuk ka dritare? Këto pesë bimë jo vetëm që mbijetojnë, por lulëzojnë

Cila është koha ideale për të bërë seks?

Cila është koha ideale për të bërë seks?

4 arsye pse seksi gjatë menstruacioneve mund të jetë i dobishëm

4 arsye pse seksi gjatë menstruacioneve mund të jetë i dobishëm

Këto janë 10 makthet më të zakonshme të njerëzve - ja çka do të thonë ato

Këto janë 10 makthet më të zakonshme të njerëzve - ja çka do të thonë ato

Rregulli i "dy gishtave" do t'ju ndihmojë të zgjidhni shalqirin më lëngshëm, provoni këtë truk

Rregulli i "dy gishtave" do t'ju ndihmojë të zgjidhni shalqirin më lëngshëm, provoni këtë truk

Mos vishni çorape të zeza në aeroplan, kjo është arsyeja

Mos vishni çorape të zeza në aeroplan, kjo është arsyeja

Horoskopi i ditës, 22 korrik 2026 – Zbuloni surprizat për shenjën tuaj

Horoskopi i ditës, 22 korrik 2026 – Zbuloni surprizat për shenjën tuaj

Pse vazhdojmë të takohemi me njerëz që nuk duam më t’i shohim?

Pse vazhdojmë të takohemi me njerëz që nuk duam më t’i shohim?

Marvel Studios publikon trailerin e ‘Avengers: Doomsday’ dhe biletat për Infinity Vision

Marvel Studios publikon trailerin e ‘Avengers: Doomsday’ dhe biletat për Infinity Vision

Shtëpia ju është mbushur papritur me miza? Kontrollojeni menjëherë këtë pjesë të kuzhinës

Shtëpia ju është mbushur papritur me miza? Kontrollojeni menjëherë këtë pjesë të kuzhinës