Vajza e madhe 70 vjeç, djali i vogël 5 vjeç: Jeta aventuriere e bosit legjendar të Formula 1

Vajza e madhe 70 vjeç, djali i vogël 5 vjeç: Jeta aventuriere e bosit legjendar të Formula 1

Ish-shefi legjendar i Formula 1, Bernie Ecclestone, ka folur hapur për jetën e tij familjare dhe për përvojën unike të të qenit baba i një vajze 70-vjeçare dhe një djali vetëm 5 vjeç. Në moshën 95-vjeçare, Ecclestone vazhdon të surprizojë me energjinë dhe qetësinë e tij ndaj jetës dhe prindërimit. Ecclestone është baba i katër […]

Ecclestone është baba i katër fëmijëve: vajza e tij më e madhe, 70-vjeçarja Deborah, ka ardhur në jetë nga martesa e parë me Ivy Bamford; ndërsa Tamara (41 vjeç) dhe Petra (36 vjeç) janë nga martesa e dytë me Slavica Radić. Djali i tij më i vogël, Ace, është fryt i dashurisë me bashkëshorten aktuale, Fabiana, 49 vjeçe.

Pas shitjes së Formula 1 tek kompanisë Liberty Media, për rreth 3,44 miliardë paund, Ecclestone ka më shumë kohë për t’iu përkushtuar familjes. Në një intervistë për median gjermane Bild, ai tha me krenari: “Ace është një djalë i mrekullueshëm. Ai është i zgjuar, kureshtar dhe i interesuar për gjithçka”.

Vajza e madhe 70 vjeç, djali i vogël 5 vjeç! Jeta e bosit

Bernie Ecclestone me dy vajzat, Tamara (d) dhe Petra.

Fabiana, bashkëshortja e tij, shtoi se bashkëpunimi në prindërim funksionon shumë mirë: “Punojmë një ekip. Kur unë humbas durimin, Bernie i flet Ace-it me qetësi dhe i shpjegon se nuk mund të shikojë televizor për gjysmë ore, derisa të përfundojë detyrat”.

Ecclestone pranoi se ndjenja e të pasurit fëmijë me diferencë 65-vjeçare mes tyre është e veçantë: “Është e çuditshme dhe e mrekullueshme njëkohësisht. Kur shikon vajzën më të madhe dhe djalin më të vogël, kupton sa shumë gjëra kanë ndodhur ndërmjet”, përcjell Periskopi.

Në të njëjtën intervistë, ai rrëfeu edhe një detaj interesant për miqësitë e tij, duke thënë se ka pasur vetëm katër miq të vërtetë dhe tre prej tyre kanë ndërruar jetë. Ata janë piloti austriak Jochen Rindt, ish-presidenti i FIA-s Max Mosley dhe kampioni i trefishtë botëror Niki Lauda.

Vajza e madhe 70 vjeç, djali i vogël 5 vjeç! Jeta e bosit

Bernie Ecclestone me mikun e tij Nikki Lauda.

I vetmi mik i gjallë, sipas tij, është ish-drejtuesi i skuadrës Renault, Flavio Briatore. Ecclestone tregoi edhe një episod interesant nga miqësia e tyre: “Kur jahti i tij u sekuestrua nga autoritetet italiane për shkak të një çështjeje taksash në vitin 2010, unë e bleva në ankand dhe më pas ia shita sërish Flavios, për çmimin e ankandit plus një dollar”.

Në moshën 95-vjeçare, Bernie Ecclestone vazhdon të mbetet një figurë ikonike jo vetëm në botën e garave, por edhe në jetën publike, duke treguar se energjia, humori dhe dashuria për familjen nuk kanë moshë. (A2 Televizion)

Të ngjashme
A duhet të përdorni uthull për të hequr qafe pluhurin në gjethet e lulave?

A duhet të përdorni uthull për të hequr qafe pluhurin në gjethet e lulave?

Po ju thahen pemët dhe lulet në oborrr, këto janë 6 gabimet që po i bëni

Po ju thahen pemët dhe lulet në oborrr, këto janë 6 gabimet që po i bëni

Energjia e ditës sjell mundësi të reja, reflektim dhe vendime të rëndësishme për çdo shenjë – Horoskopi sot

Energjia e ditës sjell mundësi të reja, reflektim dhe vendime të rëndësishme për çdo shenjë – Horoskopi sot

Banja juaj nuk ka dritare? Këto pesë bimë jo vetëm që mbijetojnë, por lulëzojnë

Banja juaj nuk ka dritare? Këto pesë bimë jo vetëm që mbijetojnë, por lulëzojnë

Cila është koha ideale për të bërë seks?

Cila është koha ideale për të bërë seks?

4 arsye pse seksi gjatë menstruacioneve mund të jetë i dobishëm

4 arsye pse seksi gjatë menstruacioneve mund të jetë i dobishëm

Këto janë 10 makthet më të zakonshme të njerëzve - ja çka do të thonë ato

Këto janë 10 makthet më të zakonshme të njerëzve - ja çka do të thonë ato

Rregulli i "dy gishtave" do t'ju ndihmojë të zgjidhni shalqirin më lëngshëm, provoni këtë truk

Rregulli i "dy gishtave" do t'ju ndihmojë të zgjidhni shalqirin më lëngshëm, provoni këtë truk

Mos vishni çorape të zeza në aeroplan, kjo është arsyeja

Mos vishni çorape të zeza në aeroplan, kjo është arsyeja

Horoskopi i ditës, 22 korrik 2026 – Zbuloni surprizat për shenjën tuaj

Horoskopi i ditës, 22 korrik 2026 – Zbuloni surprizat për shenjën tuaj

Pse vazhdojmë të takohemi me njerëz që nuk duam më t’i shohim?

Pse vazhdojmë të takohemi me njerëz që nuk duam më t’i shohim?

Marvel Studios publikon trailerin e ‘Avengers: Doomsday’ dhe biletat për Infinity Vision

Marvel Studios publikon trailerin e ‘Avengers: Doomsday’ dhe biletat për Infinity Vision

Shtëpia ju është mbushur papritur me miza? Kontrollojeni menjëherë këtë pjesë të kuzhinës

Shtëpia ju është mbushur papritur me miza? Kontrollojeni menjëherë këtë pjesë të kuzhinës