Si mund ta kuptoni nëse një femër sapo ka bërë seks?

Si mund ta kuptoni nëse një femër sapo ka bërë seks?

Meshkujt është shumë lehtë t’i kuptosh kur kanë pasur seks. Ua tregojnë vetë. Por, si qëndron puna me gratë? Si ta kuptoni nëse ajo ka kaluar një mbrëmje pasionante? Meshkujt është shumë lehtë t’i kuptosh kur kanë pasur seks. Ecin nja gjysmë metri mbi tokë, fishkëllojnë dhe i përshëndesin njerëzit, të njohur e të panjohur. […]

Meshkujt është shumë lehtë t’i kuptosh kur kanë pasur seks. Ecin nja gjysmë metri mbi tokë, fishkëllojnë dhe i përshëndesin njerëzit, të njohur e të panjohur. Edhe në qoftë se nuk arrini ta kuptoni vetë, gjasat e mëdha janë që ai vetë t’u tregojë se ka pasur një natë të bujshme.

Por, si qëndron puna me gratë? Si mund ta kuptoni nëse ajo ka pasur një mbrëmje pasionante, në qoftë se nuk ka ndonjë shenjë në qafë, flokë të shthurura, apo është e veshur me këmishën e partnerit? Ja përgjigjet.

Ju tërheq më shumë

Sa më shumë aktivitete seksuale që ka një femër, trupi i saj do të prodhojë më shumë feromone, qëllimi i të cilave është ta tërheqin seksin e kundërt. Në fakt, nëse rrini pranë saj dhe e ndjeni se po ju ndezet motori, gjasat janë të mëdha se ajo sapo ka pasur marrëdhënie seksuale.

Është më e lumtur

Hulumtimet me 15 mijë njerëz kanë treguar se ata që kanë seks dy ose tre herë në javë, janë 55 për qind më të lumtur se ata që kanë jetë më të varfër seksuale. Kështu që vëni re për këto shenja, sidomos nëse është më e lumtur se zakonisht.

Nuk bën vërejtje

Hormoni oksitocin e bën më të kënaqur. Gruaja e cila sapo ka pasur seks nuk bën shumë vërejtje dhe nuk gjen shumë behane…Ajo nuk i vëren fare budallakitë e përditshme, të cilat zakonisht e nervozojnë.

Është më e bukur se zakonisht

Shkencëtarët kanë dëshmuar se trupi i njeriut është më i shëndetshëm kur bën seks. Muskujt relaksohen, qarkullimi i gjakut rregullohet, trupi ndjehet mirë. Nëse ju duket më e bukur se zakonisht, e ndërkohë nuk ka regjistruar një kurs të ri ushtrimes aerobik, ta dini se seksi është në pyetje.

Ka fjetur mirë

Pas orgazmit gratë prodhojnë 30 për qind më shumë prolaktin, hormon ky që ndihmon rënien në gjumë të thellë. Gjumi i thellë = gjumë i mirë. Nëse e shihni të freskët në mëngjes dhe energjike për punë, ndoshta pas seksit ka pasur një gjumë të mirë.

Ka më pak kërkesa

Në këtë rast angazhohet oksitocini i cili e bën më të kënaqur, prandaj ajo nuk irritohet shpejt. Këtë shenjë do ta kuptoni më së lehti.

Të ngjashme
A duhet të përdorni uthull për të hequr qafe pluhurin në gjethet e lulave?

A duhet të përdorni uthull për të hequr qafe pluhurin në gjethet e lulave?

Po ju thahen pemët dhe lulet në oborrr, këto janë 6 gabimet që po i bëni

Po ju thahen pemët dhe lulet në oborrr, këto janë 6 gabimet që po i bëni

Energjia e ditës sjell mundësi të reja, reflektim dhe vendime të rëndësishme për çdo shenjë – Horoskopi sot

Energjia e ditës sjell mundësi të reja, reflektim dhe vendime të rëndësishme për çdo shenjë – Horoskopi sot

Banja juaj nuk ka dritare? Këto pesë bimë jo vetëm që mbijetojnë, por lulëzojnë

Banja juaj nuk ka dritare? Këto pesë bimë jo vetëm që mbijetojnë, por lulëzojnë

Cila është koha ideale për të bërë seks?

Cila është koha ideale për të bërë seks?

4 arsye pse seksi gjatë menstruacioneve mund të jetë i dobishëm

4 arsye pse seksi gjatë menstruacioneve mund të jetë i dobishëm

Këto janë 10 makthet më të zakonshme të njerëzve - ja çka do të thonë ato

Këto janë 10 makthet më të zakonshme të njerëzve - ja çka do të thonë ato

Rregulli i "dy gishtave" do t'ju ndihmojë të zgjidhni shalqirin më lëngshëm, provoni këtë truk

Rregulli i "dy gishtave" do t'ju ndihmojë të zgjidhni shalqirin më lëngshëm, provoni këtë truk

Mos vishni çorape të zeza në aeroplan, kjo është arsyeja

Mos vishni çorape të zeza në aeroplan, kjo është arsyeja

Horoskopi i ditës, 22 korrik 2026 – Zbuloni surprizat për shenjën tuaj

Horoskopi i ditës, 22 korrik 2026 – Zbuloni surprizat për shenjën tuaj

Pse vazhdojmë të takohemi me njerëz që nuk duam më t’i shohim?

Pse vazhdojmë të takohemi me njerëz që nuk duam më t’i shohim?

Marvel Studios publikon trailerin e ‘Avengers: Doomsday’ dhe biletat për Infinity Vision

Marvel Studios publikon trailerin e ‘Avengers: Doomsday’ dhe biletat për Infinity Vision

Shtëpia ju është mbushur papritur me miza? Kontrollojeni menjëherë këtë pjesë të kuzhinës

Shtëpia ju është mbushur papritur me miza? Kontrollojeni menjëherë këtë pjesë të kuzhinës