Pas dushit bëni një veprim të thjeshtë dyminutësh – çlirohuni nga myku i bezdisshëm në banjë

Pas dushit bëni një veprim të thjeshtë dyminutësh – çlirohuni nga myku i bezdisshëm në banjë

Një zakon i vogël që mund të ndryshojë krejt pamjen e banjës suaj dhe të parandalojë aromat e pakëndshme Banja është një nga hapësirat kryesore të shtëpisë ku myku shfaqet më shpesh. Kombinimi i nxehtësisë, lagështisë dhe qarkullimit të kufizuar të ajrit krijon kushte perfekte për zhvillimin e tij. Aktivitetet e përditshme si dushi dhe […]

Banja është një nga hapësirat kryesore të shtëpisë ku myku shfaqet më shpesh. Kombinimi i nxehtësisë, lagështisë dhe qarkullimit të kufizuar të ajrit krijon kushte perfekte për zhvillimin e tij.

Aktivitetet e përditshme si dushi dhe larja çlirojnë sasi të mëdha avulli, duke rritur nivelin e lagështisë në ajër. Nëse ventilimi nuk është i mirë, lagështia mbetet në mure, pllaka, fuga dhe tavane – mjedisi ideal për mykun.

Pse myku zhvillohet kaq lehtë

Pjesë të banjës si rubinetet, qoshet dhe skajet pastrohen më rrallë, prandaj myku përhapet lirshëm.

Hapja e dritares pas dushit dhe përdorimi i ventilatorit për nxjerrjen e ajrit të lagësht janë mënyrat më efektive për të shmangur grumbullimin e lagështisë dhe aromave të pakëndshme.

Truku dyminutësh kundër mykut

Ndërsa dritarja e banjës është e hapur, fshini pllakat e lagështa dhe xhamin e kabinës së dushit me një fshirëse gome pas çdo dushi. Ky hap i thjeshtë heq ujin e tepërt para se ai të përthithet në sipërfaqe apo të qëndrojë mbi to, duke parandaluar zhvillimin e mykut.

Myku ka nevojë për lagështi për t’u zhvilluar, ndaj me heqjen e rregullt të ujit zvogëlohet shumë mundësia që sporet e tij të shumohen. Për më tepër, fshirja e xhamit parandalon njollat e ujit dhe gëlqeres, duke e mbajtur banjën gjithmonë të pastër dhe me shkëlqim. Ky veprim zgjat vetëm dy minuta, por jep rezultate të shkëlqyera, transmeton Telegrafi.

Zgjidhje natyrale dhe këshilla shtesë

Një mënyrë tjetër efektive për të ulur lagështinë në shtëpi është përdorimi i pajisjeve për tharjen e ajrit (dehumidifikuesve). Kjo është veçanërisht e dobishme gjatë muajve të dimrit, kur tharja e rrobave brenda banesës rrit ndjeshëm nivelin e lagështisë. Dehumidifikuesit thithin lagështinë nga ajri, e cila përndryshe do të mbetej e bllokuar dhe do të depozitohej në mure.

Nëse preferoni alternativa natyrale, provoni sodën e bukës ose kripën e kuzhinës. Vendosini në tase të vogla në dritare ose pranë burimeve të lagështisë, dhe ndryshojini rregullisht – ato do të thithin lagështinë e tepërt nga ajri.

Ky zakon i vogël pas dushit mund të bëhet sekreti juaj për një banjë të pastër, pa myk dhe pa aroma të pakëndshme. /Telegrafi/ Periskopi/

Të ngjashme
A duhet të përdorni uthull për të hequr qafe pluhurin në gjethet e lulave?

A duhet të përdorni uthull për të hequr qafe pluhurin në gjethet e lulave?

Po ju thahen pemët dhe lulet në oborrr, këto janë 6 gabimet që po i bëni

Po ju thahen pemët dhe lulet në oborrr, këto janë 6 gabimet që po i bëni

Energjia e ditës sjell mundësi të reja, reflektim dhe vendime të rëndësishme për çdo shenjë – Horoskopi sot

Energjia e ditës sjell mundësi të reja, reflektim dhe vendime të rëndësishme për çdo shenjë – Horoskopi sot

Banja juaj nuk ka dritare? Këto pesë bimë jo vetëm që mbijetojnë, por lulëzojnë

Banja juaj nuk ka dritare? Këto pesë bimë jo vetëm që mbijetojnë, por lulëzojnë

Cila është koha ideale për të bërë seks?

Cila është koha ideale për të bërë seks?

4 arsye pse seksi gjatë menstruacioneve mund të jetë i dobishëm

4 arsye pse seksi gjatë menstruacioneve mund të jetë i dobishëm

Këto janë 10 makthet më të zakonshme të njerëzve - ja çka do të thonë ato

Këto janë 10 makthet më të zakonshme të njerëzve - ja çka do të thonë ato

Rregulli i "dy gishtave" do t'ju ndihmojë të zgjidhni shalqirin më lëngshëm, provoni këtë truk

Rregulli i "dy gishtave" do t'ju ndihmojë të zgjidhni shalqirin më lëngshëm, provoni këtë truk

Mos vishni çorape të zeza në aeroplan, kjo është arsyeja

Mos vishni çorape të zeza në aeroplan, kjo është arsyeja

Horoskopi i ditës, 22 korrik 2026 – Zbuloni surprizat për shenjën tuaj

Horoskopi i ditës, 22 korrik 2026 – Zbuloni surprizat për shenjën tuaj

Pse vazhdojmë të takohemi me njerëz që nuk duam më t’i shohim?

Pse vazhdojmë të takohemi me njerëz që nuk duam më t’i shohim?

Marvel Studios publikon trailerin e ‘Avengers: Doomsday’ dhe biletat për Infinity Vision

Marvel Studios publikon trailerin e ‘Avengers: Doomsday’ dhe biletat për Infinity Vision

Shtëpia ju është mbushur papritur me miza? Kontrollojeni menjëherë këtë pjesë të kuzhinës

Shtëpia ju është mbushur papritur me miza? Kontrollojeni menjëherë këtë pjesë të kuzhinës