“Melissa, Carolina, Rita” – Pse uraganet kanë emra femrash e jo burrash?

“Melissa, Carolina, Rita” – Pse uraganet kanë emra femrash e jo burrash?

Në Shtetet e Bashkuara sezoni i uraganeve fillon më 1 qershor dhe përfundon më 30 nëntor të çdo viti. Stuhitë e fuqishme të cilat krijohen mbi oqeanin Indian quhen ciklone. Ato që formohen mbi pjesën veri-perëndimore të oqeanit Paqësor quhen tajfune, ndërsa uraganët janë stuhitë e fuqishme të krijuara mbi pjesën lindore të oqeanit Paqësor […]

Stuhitë e fuqishme të cilat krijohen mbi oqeanin Indian quhen ciklone. Ato që formohen mbi pjesën veri-perëndimore të oqeanit Paqësor quhen tajfune, ndërsa uraganët janë stuhitë e fuqishme të krijuara mbi pjesën lindore të oqeanit Paqësor si dhe mbi oqeanin Atlantik.

Një stuhi me emrin e këndshëm Ida po sjell shkatërrime të mëdha dhe viktima në disa vende të Amerikës.

Ka shekuj tashmë që përdoren emra njerëzish për dukuritë natyrore.

Një shkencëtar australian filloi t’u vinte stuhive emra të përveçëm femërorë në fundin e shekullit të 19-të. Gjatë Luftës së Dytë Botërore, shkencëtarët përdorën për stuhitë emrat e bashkëshorteve apo të dashurave të tyre. Specialistët amerikanë të motit filluan t’u vinin stuhive emra femrash në vitin 1953.

Në vitin 1979, ata filluan të përdornin edhe emra meshkujsh. Shkencëtarët vendosin se cilët emra të përveçëm të përdorin shumë kohë para se stuhitë të ndodhin.

Gjatë takimeve të Organizatës Botërore të Motit, ata krijojnë lista të posaçme me këto emra. Qendra Kombëtare e Uraganëve në Miami të shtetit të Floridas ka një listë me emra të stuhive të Atlantikut për çdo periudhë gjashtë-vjeçare. Specialistët fillojnë t’u japin emra stuhive kur erërat arrijnë shpejtësinë 62 kilometra në orë, edhe në rastet kur shpejtësia e erës nuk rritet më tepër dhe stuhia kalon pa u vënë re.

Emri i parë që përdoret në fillimin e sezonit të stuhive fillon me shkronjën A. I dyti me shkronjën B, e kështu me rradhë. Shkronjat Q,V, X, Y dhe Z nuk përdoren. E njëjta listë nuk mund të përdoret sërish pas gjashtë vjetësh. Në vende të ndryshme të botës përdoren lista të ndryshme.

Një emër hiqet nga përdorimi atëherë kur stuhia që kishte atë emër ishte tepër shkatërrimtare. Stuhitë oqeanike krijohen kur temperatura e ajrit në një zonë është e ndryshme nga ajo e zonës pranë saj. Ajri i ngrohtë ngjitet lartë ndërkohë që ajri i ftohtë zbret poshtë. Këto lëvizje krijojnë ndryshim në trysninë atmosferike./Periskopi/

Të ngjashme
A duhet të përdorni uthull për të hequr qafe pluhurin në gjethet e lulave?

A duhet të përdorni uthull për të hequr qafe pluhurin në gjethet e lulave?

Po ju thahen pemët dhe lulet në oborrr, këto janë 6 gabimet që po i bëni

Po ju thahen pemët dhe lulet në oborrr, këto janë 6 gabimet që po i bëni

Energjia e ditës sjell mundësi të reja, reflektim dhe vendime të rëndësishme për çdo shenjë – Horoskopi sot

Energjia e ditës sjell mundësi të reja, reflektim dhe vendime të rëndësishme për çdo shenjë – Horoskopi sot

Banja juaj nuk ka dritare? Këto pesë bimë jo vetëm që mbijetojnë, por lulëzojnë

Banja juaj nuk ka dritare? Këto pesë bimë jo vetëm që mbijetojnë, por lulëzojnë

Cila është koha ideale për të bërë seks?

Cila është koha ideale për të bërë seks?

4 arsye pse seksi gjatë menstruacioneve mund të jetë i dobishëm

4 arsye pse seksi gjatë menstruacioneve mund të jetë i dobishëm

Këto janë 10 makthet më të zakonshme të njerëzve - ja çka do të thonë ato

Këto janë 10 makthet më të zakonshme të njerëzve - ja çka do të thonë ato

Rregulli i "dy gishtave" do t'ju ndihmojë të zgjidhni shalqirin më lëngshëm, provoni këtë truk

Rregulli i "dy gishtave" do t'ju ndihmojë të zgjidhni shalqirin më lëngshëm, provoni këtë truk

Mos vishni çorape të zeza në aeroplan, kjo është arsyeja

Mos vishni çorape të zeza në aeroplan, kjo është arsyeja

Horoskopi i ditës, 22 korrik 2026 – Zbuloni surprizat për shenjën tuaj

Horoskopi i ditës, 22 korrik 2026 – Zbuloni surprizat për shenjën tuaj

Pse vazhdojmë të takohemi me njerëz që nuk duam më t’i shohim?

Pse vazhdojmë të takohemi me njerëz që nuk duam më t’i shohim?

Marvel Studios publikon trailerin e ‘Avengers: Doomsday’ dhe biletat për Infinity Vision

Marvel Studios publikon trailerin e ‘Avengers: Doomsday’ dhe biletat për Infinity Vision

Shtëpia ju është mbushur papritur me miza? Kontrollojeni menjëherë këtë pjesë të kuzhinës

Shtëpia ju është mbushur papritur me miza? Kontrollojeni menjëherë këtë pjesë të kuzhinës