Kjo është dita më e vetmuar për beqarët, sipas këtij studimi

Një studim i kohëve të fundit ka zbuluar se dita kur ndjenjat e vetmisë, izolimit dhe padukshmërisë janë më të përhapura tek beqarët, nuk është aspak ajo që shumica do të mendonin. Disa mund të mendojnë për Ditën e Shën Valentinit apo Vitin e Ri, por në të vërtetë, dita më e vështirë për ta […]

Një studim i kohëve të fundit ka zbuluar se dita kur ndjenjat e vetmisë, izolimit dhe padukshmërisë janë më të përhapura tek beqarët, nuk është aspak ajo që shumica do të mendonin. Disa mund të mendojnë për Ditën e Shën Valentinit apo Vitin e Ri, por në të vërtetë, dita më e vështirë për ta është Halloween-i.

Kush do ta kishte imagjinuar që një ditë plot me ëmbëlsira, kostume dhe dekorime të frikshme do të mund t’i bënte njerëzit që jetojnë vetëm të ndiheshin të trishtuar?

Sipas një ankete të zhvilluar nga Dating.com me 1,000 beqarë, rezulton se për shumë prej tyre Halloween-i është një ditë jashtëzakonisht e vetmuar. 59% e të anketuarve thanë se ajo është një nga ditët më të vështira emocionalisht, ndërsa 57% e krahasuan madje si më të rëndë se Dita e Shën Valentinit.

Pothuajse 79% e pjesëmarrësve pranuan se ndihen të vetmuar në natën e fundit të tetorit, dhe më shumë se gjysma pohuan se kanë qarë teksa hapnin derën për fëmijët që shpërndanin ëmbëlsira, një gjest që duket i pafajshëm, por që mund të prekë thellë ata që ndihen të vetëm. Ndërkohë, çiftet me kostume ‘matchy-matchy’ apo fotot familjare që pushtojnë rrjetet sociale nuk ndihmojnë aspak: 73% thanë se mediat sociale e përkeqësojnë ndjenjën e vetmisë gjatë Halloween-it.

Rezultatet e studimit janë befasuese. 77% e beqarëve pranuan se shpesh shtiren sikur kanë plane për Halloween, ndërsa 62% rrallëherë pranojnë hapur se si ndihen në të vërtetë, duke u përpjekur të duken “mirë” edhe kur ndihen të vetmuar dhe të shkëputur nga të tjerët.

Edhe pse në pamje të parë Halloween-i nuk duket si një festë që mund të sjellë trishtim, për shumë njerëz, ajo përkon me një periudhë festive që i bën të ndihen edhe më të vetmuar në kontrast me gëzimin e përgjithshëm përreth.

Kjo ndjenjë izolimi, megjithatë, nuk kufizohet vetëm në këtë ditë. Shtetet e Bashkuara po përballen prej kohësh me një “epidemi të vetmisë”, veçanërisht në qytete të mëdha si New York-u, ku më shumë se gjysma e banorëve raportojnë se ndihen të vetmuar.

Në fushën e shëndetit publik, ish-Kirurgu i Përgjithshëm i SHBA-së, Vivek Murthy, u bën thirrje njerëzve të ndërmarrin “hapa të vegjël, të përditshëm për të forcuar marrëdhëniet e tyre”.Sipas tij, “ndikimi i izolimit shoqëror në jetëgjatësi është i ngjashëm me pirjen e deri në 15 cigare në ditë, madje më i madh se ai i mbipeshës ose mungesës së aktivitetit fizik.”

Të ngjashme
A duhet të përdorni uthull për të hequr qafe pluhurin në gjethet e lulave?

Po ju thahen pemët dhe lulet në oborrr, këto janë 6 gabimet që po i bëni

Energjia e ditës sjell mundësi të reja, reflektim dhe vendime të rëndësishme për çdo shenjë – Horoskopi sot

Banja juaj nuk ka dritare? Këto pesë bimë jo vetëm që mbijetojnë, por lulëzojnë

Cila është koha ideale për të bërë seks?

4 arsye pse seksi gjatë menstruacioneve mund të jetë i dobishëm

Këto janë 10 makthet më të zakonshme të njerëzve - ja çka do të thonë ato

Rregulli i "dy gishtave" do t'ju ndihmojë të zgjidhni shalqirin më lëngshëm, provoni këtë truk

Mos vishni çorape të zeza në aeroplan, kjo është arsyeja

Horoskopi i ditës, 22 korrik 2026 – Zbuloni surprizat për shenjën tuaj

Pse vazhdojmë të takohemi me njerëz që nuk duam më t’i shohim?

Marvel Studios publikon trailerin e ‘Avengers: Doomsday’ dhe biletat për Infinity Vision

Shtëpia ju është mbushur papritur me miza? Kontrollojeni menjëherë këtë pjesë të kuzhinës