Flokët e çrregullt po bëhen trendi më i nxehtë i sezonit. Ndiqeni këtë stil!

Flokët e çrregullt po bëhen trendi më i nxehtë i sezonit. Ndiqeni këtë stil!

Këtë sezon, rregulli më i ri i flokëve është… mungesa e rregullit. “Messy hair” po bëhet sinonim i stilit dhe vetëbesimit Me majat e shpupurishura dhe balluket e pakontrolluara, do të mendoje se modelet sapo janë zgjuar nga gjumi. Në sfilatat e vjeshtës 2025, ato parakaluan nëpër pasarela me flokë të çrregullt në çdo formë: […]

Me majat e shpupurishura dhe balluket e pakontrolluara, do të mendoje se modelet sapo janë zgjuar nga gjumi. Në sfilatat e vjeshtës 2025, ato parakaluan nëpër pasarela me flokë të çrregullt në çdo formë: kaçurrela të lira tek Miu Miu, bishta të shpejtë tek Prada, prerje “shaggy” tek Kenzo, onde të paqarta tek Stella McCartney, rrënjë të valëzuara tek Alexander McQueen, dhe volum të “elektrizuar” tek Chloé, për të përmendur vetëm disa.

“Ajo që e bën këtë stil modern është moskokëçarja ndaj perfeksionit”, shpjegon Guido Palau, stilisti që qëndron pas pamjeve “të çrregullta” në Prada, Miu Miu dhe Dolce & Gabbana. “Kur dukesh sikur nuk ke harxhuar kohë për t’u rregulluar, kjo i jep pamjes një lloj lehtësie dhe sigurie që është gjithmonë joshëse.”

Megjithatë, mos u mashtroni nga kjo pamje e pakujdesshme. Flokët më shik të çrregullt mund të japin përshtypjen e një qëndrimi të lirë, por nuk kanë të bëjnë me përtacinë. Ky stil nënkupton një grua me jetë dinamike, që s’ka kohë për t’u ndalur në banjë, një shpirt i lirë që sfidon standardet e ngurta të bukurisë. Ajo është tipi që ka vallëzuar gjithë natën dhe shkon direkt në zyrë, një vizionare që flokët e saj i mban “në rrëmujë”, por asnjëherë vetë.

Pamja është “e çrregullt në mënyrë të egër, por sërish e bukur dhe femërore”, shpjegon Palau, duke shtuar se flokët e çrregullt “na bëjnë të rimendojmë çfarë është vërtet bukuria”. “Kush mund të thotë se çfarë është e përkryer? Kjo lloj ‘rrëmujë’ është gjithmonë temë debati.”

Si ta arrini këtë pamje “messy”

Ideja është lehtësia dhe natyraliteti. Përdorni shkumë për flokë me teksturë të lehtë dhe spraj me kripë deti, thotë Gary Gill, stilisti i flokëve në sfilatën e Chloé. “Këto produkte mbështesin lëvizjen natyrale të flokëve, pa i rënduar. Motoja është: më pak është më shumë.”

Në Chloé, protokolli për të krijuar flokët me frizurë të lirshme ishte ky: spraj për teksturë, shkumë për volum, tharëse flokësh dhe një shtresë tjetër spraji. Për ta përfunduar me efektin “elektrizues”, Gill rrëshqiti një balonë nga rrënjët deri në maja, për të ngarkuar flokët me elektricitet statik. “Këto onde të lehta i japin një element shtesë pamjes, që të mos duket e stiluar me tepri,” thotë ai. “Duam që të jetë natyrale, me vëllim, jo e përpunuar.”

Në shtëpi, Guido Palau rekomandon një teknikë të thjeshtë, por efektive: “Spërkatni flokët me spraj teksturizues për t’i dhënë dendësi pa humbur lëvizjen natyrale. Pastaj, me furçë, krihni lehtë gjatë gjatësinë e flokëve për të shtuar statikë dhe ngritje.”

Ky trend i ri i flokëve të çrregullt, siç raporton Vogue, përfaqëson frymën e lirë, gruan që nuk kërkon miratimin e askujt për të qenë vetvetja. Flokët nuk kanë nevojë të jenë të përsosur për të qenë të bukur, mjafton të duken të gjallë, të lirshëm dhe me personalitet./Periskopi/

Të ngjashme
A duhet të përdorni uthull për të hequr qafe pluhurin në gjethet e lulave?

A duhet të përdorni uthull për të hequr qafe pluhurin në gjethet e lulave?

Po ju thahen pemët dhe lulet në oborrr, këto janë 6 gabimet që po i bëni

Po ju thahen pemët dhe lulet në oborrr, këto janë 6 gabimet që po i bëni

Energjia e ditës sjell mundësi të reja, reflektim dhe vendime të rëndësishme për çdo shenjë – Horoskopi sot

Energjia e ditës sjell mundësi të reja, reflektim dhe vendime të rëndësishme për çdo shenjë – Horoskopi sot

Banja juaj nuk ka dritare? Këto pesë bimë jo vetëm që mbijetojnë, por lulëzojnë

Banja juaj nuk ka dritare? Këto pesë bimë jo vetëm që mbijetojnë, por lulëzojnë

Cila është koha ideale për të bërë seks?

Cila është koha ideale për të bërë seks?

4 arsye pse seksi gjatë menstruacioneve mund të jetë i dobishëm

4 arsye pse seksi gjatë menstruacioneve mund të jetë i dobishëm

Këto janë 10 makthet më të zakonshme të njerëzve - ja çka do të thonë ato

Këto janë 10 makthet më të zakonshme të njerëzve - ja çka do të thonë ato

Rregulli i "dy gishtave" do t'ju ndihmojë të zgjidhni shalqirin më lëngshëm, provoni këtë truk

Rregulli i "dy gishtave" do t'ju ndihmojë të zgjidhni shalqirin më lëngshëm, provoni këtë truk

Mos vishni çorape të zeza në aeroplan, kjo është arsyeja

Mos vishni çorape të zeza në aeroplan, kjo është arsyeja

Horoskopi i ditës, 22 korrik 2026 – Zbuloni surprizat për shenjën tuaj

Horoskopi i ditës, 22 korrik 2026 – Zbuloni surprizat për shenjën tuaj

Pse vazhdojmë të takohemi me njerëz që nuk duam më t’i shohim?

Pse vazhdojmë të takohemi me njerëz që nuk duam më t’i shohim?

Marvel Studios publikon trailerin e ‘Avengers: Doomsday’ dhe biletat për Infinity Vision

Marvel Studios publikon trailerin e ‘Avengers: Doomsday’ dhe biletat për Infinity Vision

Shtëpia ju është mbushur papritur me miza? Kontrollojeni menjëherë këtë pjesë të kuzhinës

Shtëpia ju është mbushur papritur me miza? Kontrollojeni menjëherë këtë pjesë të kuzhinës