Pak presion në stomak bën mrekulli: Tendenca e re seksuale në TikTok rrit kënaqësinë femërore

Pak presion në stomak bën mrekulli: Tendenca e re seksuale në TikTok rrit kënaqësinë femërore

Femrat janë të çmendura pas trendit të ri seksual që e çon orgazmën në maksimum Duke qenë se TikTok ka këshilla pothuajse për të gjithë, nuk na habit fakti që e ka kthyer në trend teknikën e shtypjes së barkut, e cila çon në maksimum orgazmën femërore Mirëpo, as kjo nuk është pa arsye, sepse […]

Duke qenë se TikTok ka këshilla pothuajse për të gjithë, nuk na habit fakti që e ka kthyer në trend teknikën e shtypjes së barkut, e cila çon në maksimum orgazmën femërore

Mirëpo, as kjo nuk është pa arsye, sepse femrat janë çmendur për këtë teknikë dhe betohen në fuqinë e një presioni të vogël në stomak.

Tendenca e re seksuale në TikTok rrit kënaqësinë femërore. Presioni i barkut, sado jo tërheqës të tingëllojë, sigurisht që bën një punë të mirë, sepse femrat në rrjetet sociale tregojnë se janë të kënaqura.

Prej disa kohësh, audienca femërore e ka provuar këtë truk në dhomat e tyre të gjumit dhe më pas e ka ndarë përvojën në rrjetet sociale, duke nxjerrë në pah fuqinë e asaj shtytjeje të vogël në stomak.

Trendi bazohet në faktin se nëse shtypni pjesën e poshtme të barkut të një gruaje gjatë seksit, mund të ndihmoni në stimulimin e pikës G, transmeton Telegrafi.

Sigurisht, është e nevojshme të keni kujdes kur përdorni këtë metodë dhe do të ishte mirë të shmangni presionin në stomak pas një vakti ose për shembull, nëse fshikëza është e mbushur plot.

Në çdo rast, ekspertët dëshmojnë fuqinë e këtij truku të vogël. Sipas seksologes SarahMulindwa, teknika ka kuptim për sa kohë që presioni nuk është shumë i fortë. Shpjegimi bazohet në ekzistencën e indeve në rajonin e legenit, duke përfshirë vagjinën dhe klitorisin, dhe lidhja e tyre është e njohur.

“Shpesh ne jemi tepër të fokusuar në aspektin e depërtimit dhe harrojmë mundësitë e kënaqësisë që vijnë nga stimulimi i pjesëve të tjera të trupit. Presioni i jashtëm mund të jetë jashtëzakonisht efektiv në aktivizimin e pikës G, stimulimin e klitorisit dhe lehtësimin e arritjes së orgazmës”, shpjegon Mulindwa, duke theksuar se është shumë e rëndësishme të mos ushtroni shumë presion, pasi zona nuk është e fortë.

Thelbi qëndron në presionin e butë që nuk do të shkaktojë dhimbje, sepse askush nuk dëshiron të ndihet i pakëndshëm gjatë seksit.

Gjithashtu, Sarh shprehet se është shumë e rëndësishme të bisedoni me partnerin tuaj për të kuptuar se çfarë funksionon dhe çfarë jo. Kënaqësia e ndërsjellë është shumë e rëndësishme. /Telegrafi/

Të ngjashme
A duhet të përdorni uthull për të hequr qafe pluhurin në gjethet e lulave?

A duhet të përdorni uthull për të hequr qafe pluhurin në gjethet e lulave?

Po ju thahen pemët dhe lulet në oborrr, këto janë 6 gabimet që po i bëni

Po ju thahen pemët dhe lulet në oborrr, këto janë 6 gabimet që po i bëni

Energjia e ditës sjell mundësi të reja, reflektim dhe vendime të rëndësishme për çdo shenjë – Horoskopi sot

Energjia e ditës sjell mundësi të reja, reflektim dhe vendime të rëndësishme për çdo shenjë – Horoskopi sot

Banja juaj nuk ka dritare? Këto pesë bimë jo vetëm që mbijetojnë, por lulëzojnë

Banja juaj nuk ka dritare? Këto pesë bimë jo vetëm që mbijetojnë, por lulëzojnë

Cila është koha ideale për të bërë seks?

Cila është koha ideale për të bërë seks?

4 arsye pse seksi gjatë menstruacioneve mund të jetë i dobishëm

4 arsye pse seksi gjatë menstruacioneve mund të jetë i dobishëm

Këto janë 10 makthet më të zakonshme të njerëzve - ja çka do të thonë ato

Këto janë 10 makthet më të zakonshme të njerëzve - ja çka do të thonë ato

Rregulli i "dy gishtave" do t'ju ndihmojë të zgjidhni shalqirin më lëngshëm, provoni këtë truk

Rregulli i "dy gishtave" do t'ju ndihmojë të zgjidhni shalqirin më lëngshëm, provoni këtë truk

Mos vishni çorape të zeza në aeroplan, kjo është arsyeja

Mos vishni çorape të zeza në aeroplan, kjo është arsyeja

Horoskopi i ditës, 22 korrik 2026 – Zbuloni surprizat për shenjën tuaj

Horoskopi i ditës, 22 korrik 2026 – Zbuloni surprizat për shenjën tuaj

Pse vazhdojmë të takohemi me njerëz që nuk duam më t’i shohim?

Pse vazhdojmë të takohemi me njerëz që nuk duam më t’i shohim?

Marvel Studios publikon trailerin e ‘Avengers: Doomsday’ dhe biletat për Infinity Vision

Marvel Studios publikon trailerin e ‘Avengers: Doomsday’ dhe biletat për Infinity Vision

Shtëpia ju është mbushur papritur me miza? Kontrollojeni menjëherë këtë pjesë të kuzhinës

Shtëpia ju është mbushur papritur me miza? Kontrollojeni menjëherë këtë pjesë të kuzhinës