Katër arsyet psikologjike pse femrat qajnë kur kanë ditëlindjen

Katër arsyet psikologjike pse femrat qajnë kur kanë ditëlindjen

Me siguri që edhe ju i keni parë videot e ditëlindjeve që qarkullojnë në platformat Reddit apo TikTok, ku shumica shfaqen duke qarë gjatë fryrjes së qirinjve në tortën bashkë me hitin e njohur “It’s my birthday” E qarë gjatë momenteve të ditëlindjeve është bërë pjesë e jetës, por ende nuk dimë nëse janë lot […]

E qarë gjatë momenteve të ditëlindjeve është bërë pjesë e jetës, por ende nuk dimë nëse janë lot nga lumturia, trishtimi, krizë ekzistenciale e të qenit një vit më e madhe, pra e qara e ditëlindjes është një fenomen real.

Edhe pse të qash në ditëlindjen tënde është shumë normale, kjo nuk do të thotë se ndjesia është normale, sipas Anna Harris, këshilluese klinike për shëndetin mendor. “Shumë njerëz që qajnë në ditëlindjen e tyre përfundojnë duke qarë edhe në ditëlindjen e të tjerëve, sepse thjesht ndihen keq”, thotë ajo, shkruan Pop Sugar.

Por, pse femrat qajnë në ditëlindjen e tyre?

Të pyesësh dikë pse qan në ditëlindjen e vet është shumë si të pyesësh dikë pse qielli është blu. Por, ekspertët kanë disa motive se pse ndodh ky fenomen:

1. Ndiheni të zhgënjyera me mënyrën se si shkoi ditëlindja: Pavarësisht se kjo është një ditë e veçantë, shpesh njerëzit kanë pritshmëri të mëdha për organizimin, por edhe vëmendjen dhe urimet që marrin nga të afërmit, kolegët, personat e zemrës etj.

2. Ndiheni të harruara ose të parëndësishme: Ditëlindjet supozohet të jenë një ditë e veçantë kur ndihemi gati për të festuar në çdo dimension. “Por, jo të gjithë kanë njerëz rreth tyre për ta bërë këtë,” thotë psikologia Mary Lawrence. Kjo sjellë natyrisht zhgënjim dhe lot.

3. Jeni në ankth se ndjeni se po plakeni: Ditëlindjet janë një kujtesë se plakja dhe koha që kalon janë të pashmangshme. Për shumë njerëz, mund të jetë e frikshme të mendosh për të ardhmen dhe të gjitha të panjohurat që vijnë me pas.

4. Jeni të pushtuara nga dashuria dhe mirënjohja: Kur ndjeni se jeni të rrethuara nga njerëzit më të rëndësishëm në jetën tuaj, është normale që të ndiheni nën pushtetin e emocioneve, citon Anabel.

Si të shmangni të qarat në ditëlindjen tuaj

Thjesht, menaxhoni emocionet! Në fund të fundit, emocionet janë ato që na bëjnë njerëz. Lejojini vetes të ndjeni atë që për ju është një çlirim, qoftë duke qarë, duke pirë një gotë, duke ngrënë apo fryrë qirinjtë, zgjedhja mbetet e juaja.

Të ngjashme
A duhet të përdorni uthull për të hequr qafe pluhurin në gjethet e lulave?

A duhet të përdorni uthull për të hequr qafe pluhurin në gjethet e lulave?

Po ju thahen pemët dhe lulet në oborrr, këto janë 6 gabimet që po i bëni

Po ju thahen pemët dhe lulet në oborrr, këto janë 6 gabimet që po i bëni

Energjia e ditës sjell mundësi të reja, reflektim dhe vendime të rëndësishme për çdo shenjë – Horoskopi sot

Energjia e ditës sjell mundësi të reja, reflektim dhe vendime të rëndësishme për çdo shenjë – Horoskopi sot

Banja juaj nuk ka dritare? Këto pesë bimë jo vetëm që mbijetojnë, por lulëzojnë

Banja juaj nuk ka dritare? Këto pesë bimë jo vetëm që mbijetojnë, por lulëzojnë

Cila është koha ideale për të bërë seks?

Cila është koha ideale për të bërë seks?

4 arsye pse seksi gjatë menstruacioneve mund të jetë i dobishëm

4 arsye pse seksi gjatë menstruacioneve mund të jetë i dobishëm

Këto janë 10 makthet më të zakonshme të njerëzve - ja çka do të thonë ato

Këto janë 10 makthet më të zakonshme të njerëzve - ja çka do të thonë ato

Rregulli i "dy gishtave" do t'ju ndihmojë të zgjidhni shalqirin më lëngshëm, provoni këtë truk

Rregulli i "dy gishtave" do t'ju ndihmojë të zgjidhni shalqirin më lëngshëm, provoni këtë truk

Mos vishni çorape të zeza në aeroplan, kjo është arsyeja

Mos vishni çorape të zeza në aeroplan, kjo është arsyeja

Horoskopi i ditës, 22 korrik 2026 – Zbuloni surprizat për shenjën tuaj

Horoskopi i ditës, 22 korrik 2026 – Zbuloni surprizat për shenjën tuaj

Pse vazhdojmë të takohemi me njerëz që nuk duam më t’i shohim?

Pse vazhdojmë të takohemi me njerëz që nuk duam më t’i shohim?

Marvel Studios publikon trailerin e ‘Avengers: Doomsday’ dhe biletat për Infinity Vision

Marvel Studios publikon trailerin e ‘Avengers: Doomsday’ dhe biletat për Infinity Vision

Shtëpia ju është mbushur papritur me miza? Kontrollojeni menjëherë këtë pjesë të kuzhinës

Shtëpia ju është mbushur papritur me miza? Kontrollojeni menjëherë këtë pjesë të kuzhinës