Nëse s’keni vendosur ende për pushimet/ Zbuloni vendin unik në Tokë, tre liqenet që ndryshojnë ngjyrën

Nëse s’keni vendosur ende për pushimet/ Zbuloni vendin unik në Tokë, tre liqenet që ndryshojnë ngjyrën

Planeti Tokë është plot me mrekulli natyrore për të cilat shumica nuk kanë dëgjuar kurrë. Kishit dëgjuar ndonjëherë për tre liqene në Indonezi të cilat ndryshojnë vazhdimisht ngjyrën? Kelimutu është një vullkan i veçantë në Indonezi, sepse tre liqene sekrete ndodhen brenda kraterit të tij dhe ato ndryshojnë ngjyrën. Arsyeja është se përmbajnë minerale të cilat krijojnë […]

Planeti Tokë është plot me mrekulli natyrore për të cilat shumica nuk kanë dëgjuar kurrë.

Kishit dëgjuar ndonjëherë për tre liqene në Indonezi të cilat ndryshojnë vazhdimisht ngjyrën?

Kelimutu është një vullkan i veçantë në Indonezi, sepse tre liqene sekrete ndodhen brenda kraterit të tij dhe ato ndryshojnë ngjyrën.

Arsyeja është se përmbajnë minerale të cilat krijojnë këtë fenomen natyror në varësi të periudhës së vitit dhe temperaturës.

Për shembull, në vitin 2016 ngjyra e liqeneve ndryshoi 6 herë nga janari në nëntor.  Megjithatë, të parashikosh saktësisht se kur dhe si do të ndryshojë ngjyra e liqeneve nuk është një gjë e lehtë.

Ngjyrat në liqene ndryshojnë në mënyrë të pavarur nga njëra-tjetra, pasi secila ka lidhjen e saj unike me aktivitetin e vullkanit.

Kelimutu është më shumë se 1600 metra mbi nivelin e detit dhe ndodhet në ishujt Flores.

Zona thuhet se ka filluar të tërheqë vëmendjen pasi u zbulua nga një komandant ushtarak holandez, B. van Suchtelen në vitin 1915 dhe u bë më i njohur pasi Y. Bouman shkroi për vendin në vitin 1929.

Aeroportet më të afërt me zonën janë janë Maumere dhe Ende. Ka fluturime të rregullta për në Ende nga Bali. Udhëtimi nga Ende në Moni, qyteti në vullkanin Kelimutu ku mund të akomodohesh zgjat rreth tre orë, ndërsa nga Moni në parkun e automjeteve Kelimutu, 13 kilometra me makinë, rreth 45 minuta.  Zakonisht turistët flenë një natë për të kapur lindjen e diellit në Kelimutu.

Kelimutu është i shenjtë për njerëzit lokalë Lio, të cilët besojnë se shpirtrat e të vdekurve migrojnë këtu. Shpirtrat e të rinjve shkojnë në ngrohtësinë e Tiwu Koo Fai Nuwa Muri (Liqeni i të rinjve dhe vajzave), të të moshuarve në të ftohtin e Tiwu Ata Bupu (Liqeni i të moshuarve) dhe ata të të ligëve në Tiwu Ata Polo (Të magjepsur ose Liqeni i Magjepsur).

Mishi i derrit, arra betel, orizi dhe sende të tjera lihen në shkëmbinjtë ceremonialë pranë liqeneve, në mes të vallëzimit të ceremonisë vjetore të Luanit ‘Ushqejeni Shpirtin e Paraardhësve, i cili mbahet më 14 gusht.

Të ngjashme
A duhet të përdorni uthull për të hequr qafe pluhurin në gjethet e lulave?

A duhet të përdorni uthull për të hequr qafe pluhurin në gjethet e lulave?

Po ju thahen pemët dhe lulet në oborrr, këto janë 6 gabimet që po i bëni

Po ju thahen pemët dhe lulet në oborrr, këto janë 6 gabimet që po i bëni

Energjia e ditës sjell mundësi të reja, reflektim dhe vendime të rëndësishme për çdo shenjë – Horoskopi sot

Energjia e ditës sjell mundësi të reja, reflektim dhe vendime të rëndësishme për çdo shenjë – Horoskopi sot

Banja juaj nuk ka dritare? Këto pesë bimë jo vetëm që mbijetojnë, por lulëzojnë

Banja juaj nuk ka dritare? Këto pesë bimë jo vetëm që mbijetojnë, por lulëzojnë

Cila është koha ideale për të bërë seks?

Cila është koha ideale për të bërë seks?

4 arsye pse seksi gjatë menstruacioneve mund të jetë i dobishëm

4 arsye pse seksi gjatë menstruacioneve mund të jetë i dobishëm

Këto janë 10 makthet më të zakonshme të njerëzve - ja çka do të thonë ato

Këto janë 10 makthet më të zakonshme të njerëzve - ja çka do të thonë ato

Rregulli i "dy gishtave" do t'ju ndihmojë të zgjidhni shalqirin më lëngshëm, provoni këtë truk

Rregulli i "dy gishtave" do t'ju ndihmojë të zgjidhni shalqirin më lëngshëm, provoni këtë truk

Mos vishni çorape të zeza në aeroplan, kjo është arsyeja

Mos vishni çorape të zeza në aeroplan, kjo është arsyeja

Horoskopi i ditës, 22 korrik 2026 – Zbuloni surprizat për shenjën tuaj

Horoskopi i ditës, 22 korrik 2026 – Zbuloni surprizat për shenjën tuaj

Pse vazhdojmë të takohemi me njerëz që nuk duam më t’i shohim?

Pse vazhdojmë të takohemi me njerëz që nuk duam më t’i shohim?

Marvel Studios publikon trailerin e ‘Avengers: Doomsday’ dhe biletat për Infinity Vision

Marvel Studios publikon trailerin e ‘Avengers: Doomsday’ dhe biletat për Infinity Vision

Shtëpia ju është mbushur papritur me miza? Kontrollojeni menjëherë këtë pjesë të kuzhinës

Shtëpia ju është mbushur papritur me miza? Kontrollojeni menjëherë këtë pjesë të kuzhinës