Kur ia vlen ta ndërrosh vendin e punës

Kur ia vlen ta ndërrosh vendin e punës

Për punëtorët me kualifikime të ulëta, ndryshimi i vendit të punës mund të nënkuptojë një hap prapa, sipas një studimi. Në vend të kësaj, punëtorët e kualifikuar mund të përfitojnë, dhe jo vetëm për sa u përket pagave. Për fuqinë punëtore të specializuar, një fillim i ri i suksesshëm profesional është fitimprurës jo vetëm financiarisht […]

Për fuqinë punëtore të specializuar, një fillim i ri i suksesshëm profesional është fitimprurës jo vetëm financiarisht – ai gjithashtu zgjat kohën e punës. Sipas studimit, punonjësit që fillojnë në një punë të lidhur ngushtë me punën që kanë bërë më parë shpenzojnë mesatarisht 6.2 ditë më shumë në vit duke punuar sesa ata që shkojnë në një vend pune krejt të palidhur me vendin e mëparshëm të punës.

Ndihmësit shpesh pa mundësi për të avancuar ose për pagë më të mirë

Sipas analizave, janë mbi të gjitha ata që punojnë si “ndihmës” ata që janë në disavantazh. Ky term i referohet nivelit të punësimit të një personi, shpjegoi Roman Wink, autor i studimit. Ky aktivitet ndihmës nuk kërkon trajnim profesional. Ata shpesh janë njerëz me kualifikim të dobët, domethënë pa kualifikim profesional. Por si ndihmës mund të punojnë edhe persona me arsim profesionale.

Fuqi punetore ndihmese
Fotografi: Michael Reichel/dpa/picture alliance

Sipas të dhënave, më shumë se njëmbëdhjetë për qind e këtyre të punësuarve ndryshojnë vendin e punës çdo vit, krahasuar me vetëm shtatë për qind të fuqisë punëtore të specializuar. Përveç kësaj, punonjësit ndihmës punojnë dy herë më shpesh në një profesion që është i ri për ta sesa punonjësit me punë më të kualifikuara. Në rast të “job hopping”, ata duhet të orientohen më shumë drejt kërkesës së tregut të punës sesa drejt aftësive të tyre ekzistuese – dhe për këtë arsye duhet të rikualifikohen gjithmonë. Kjo është arsyeja pse kryerja e kualifikimeve të pjesshme deri në marrjen e një diplome profesionale është “një levë e rëndësishme”, sipas Fondacionit Bertelsmann.

Femrat në disavantazh kur ndërrojnë vendin e punës

Përveç kësaj, femrat janë në disavantazh më të madh kur ndryshojnë profesionin. Edhe për to, formimi profesional sigurisht përmirëson mundësitë e avancimit, por nuk mund të eliminojë disavantazhin në krahasimin mes gjinive. Meshkujt e kualifikuar kalojnë me sukses nga statusi i ndihmës në statusin e specialistit në 82 për qind të ndryshimeve të vendit të punës, ndërsa gratë vetëm 77 për qind. Për më tepër, edhe me trajnime, rreziku që shoqëron braktisjen nga femrat të një vendi pune të kualifikuar është më i lartë për femrat (13%) sesa për meshkujt (9%).

Fuqi punetore e specializuar
Fotografi: Christoph Schmidt/dpa/picture alliance

Aftësitë duhet të bëhen më të dukshme

Pjesëmarrja më e madhe në tregun e punës është një faktor vendimtar në trajtimin e mungesës së fuqisë punëtore të kualifikuar, nënvizoi Tobias Ortmann, ekspert i tregut të punës në fondacion. Kur ndryshimi ka sukses, kjo është gjithashtu një përfitim për punëdhënësit. Studimi theksoi se njerëzit me aftësi të ulëta dhe asistentët në shumicën e rasteve kanë aftësi vepruese, edhe nëse këto nuk mund të vërtetohen zyrtarisht me çertifikata. Kjo është arsyeja pse është e nevojshme të vendosen procedura për t’i bërë të dukshme aftësitë.

Javën e kaluar, një analizë e Agjencisë Federale të Punësimit (BA) zbuloi se një në gjashtë profesione në Gjermani vuanin nga mungesa e fuqisë punëtore të kualifikuar. Vitin e kaluar, 200 nga rreth 1200 profesione të vlerësuara përjetuan mungesë fuqish punëtore të kualifiluar – 52 më shumë se në vitin 2021. Kështu, numri i profesioneve me mungesë arriti një rekord të ri.

Sipas të dhënave të Agjencisë Federale të Punësimit, profesionet më të prekura nga mungesa e fuqisë punëtore të kualifikuar janë profesionet e përkujdesjes, shoferët profesionistë, asistentët mjekësorë, profesionet e ndërtimit dhe artizanatit, edukatorët, teknologjia e makinave dhe profesionet e teknikës informative. /dw

Të ngjashme
A duhet të përdorni uthull për të hequr qafe pluhurin në gjethet e lulave?

A duhet të përdorni uthull për të hequr qafe pluhurin në gjethet e lulave?

Po ju thahen pemët dhe lulet në oborrr, këto janë 6 gabimet që po i bëni

Po ju thahen pemët dhe lulet në oborrr, këto janë 6 gabimet që po i bëni

Energjia e ditës sjell mundësi të reja, reflektim dhe vendime të rëndësishme për çdo shenjë – Horoskopi sot

Energjia e ditës sjell mundësi të reja, reflektim dhe vendime të rëndësishme për çdo shenjë – Horoskopi sot

Banja juaj nuk ka dritare? Këto pesë bimë jo vetëm që mbijetojnë, por lulëzojnë

Banja juaj nuk ka dritare? Këto pesë bimë jo vetëm që mbijetojnë, por lulëzojnë

Cila është koha ideale për të bërë seks?

Cila është koha ideale për të bërë seks?

4 arsye pse seksi gjatë menstruacioneve mund të jetë i dobishëm

4 arsye pse seksi gjatë menstruacioneve mund të jetë i dobishëm

Këto janë 10 makthet më të zakonshme të njerëzve - ja çka do të thonë ato

Këto janë 10 makthet më të zakonshme të njerëzve - ja çka do të thonë ato

Rregulli i "dy gishtave" do t'ju ndihmojë të zgjidhni shalqirin më lëngshëm, provoni këtë truk

Rregulli i "dy gishtave" do t'ju ndihmojë të zgjidhni shalqirin më lëngshëm, provoni këtë truk

Mos vishni çorape të zeza në aeroplan, kjo është arsyeja

Mos vishni çorape të zeza në aeroplan, kjo është arsyeja

Horoskopi i ditës, 22 korrik 2026 – Zbuloni surprizat për shenjën tuaj

Horoskopi i ditës, 22 korrik 2026 – Zbuloni surprizat për shenjën tuaj

Pse vazhdojmë të takohemi me njerëz që nuk duam më t’i shohim?

Pse vazhdojmë të takohemi me njerëz që nuk duam më t’i shohim?

Marvel Studios publikon trailerin e ‘Avengers: Doomsday’ dhe biletat për Infinity Vision

Marvel Studios publikon trailerin e ‘Avengers: Doomsday’ dhe biletat për Infinity Vision

Shtëpia ju është mbushur papritur me miza? Kontrollojeni menjëherë këtë pjesë të kuzhinës

Shtëpia ju është mbushur papritur me miza? Kontrollojeni menjëherë këtë pjesë të kuzhinës