Pse gjithë dukemi më mirë para pasqyrës sesa në foto

Pse gjithë dukemi më mirë para pasqyrës sesa në foto

Mesatarisht femrat shikohen në pasqyre mbi 70 herë brenda një dite Dhe nuk është befasi, pasi që duhet të bëhemi gati, të sigurohemi se i kemi flokët në rregull dhe ta vëmë makijazhin. Por, pastaj dikush jua bën një fotografi dhe dukeni tmerrshëm, thuajse jeni dy persona të ndryshëm në foto dhe në pasqyre. Megjithatë, […]

Dhe nuk është befasi, pasi që duhet të bëhemi gati, të sigurohemi se i kemi flokët në rregull dhe ta vëmë makijazhin.

Por, pastaj dikush jua bën një fotografi dhe dukeni tmerrshëm, thuajse jeni dy persona të ndryshëm në foto dhe në pasqyre.

Megjithatë, relaksohuni, nuk jeni e vetmja që ndiheni kështu.

Në fakt, ka edhe shpjegim shkencor për këtë, transmeton Telegrafi.

Pasqyra na përmbysë

Çfarë shohim kur e shikojmë veten në pasqyre nuk është realitet – reflektimi i pasqyrës është version i përmbysur i asaj se si dukemi vërtet.

Dhe pasi që shikohemi në pasqyre çdo ditë, ne jemi të mësuar me ndjenjën e versionit të përmbysur. Kështu nëse nuk e shihni veten shumë shpesh në fotografi, ju vërtet nuk e dini se si dukeni, prandaj është në rregull nëse tronditeni pak.

Kontrolli i menjëhershëm

Kur shikojmë në pasqyre, ne kemi kontroll të plotë dhe të menjëhershëm. Nëse nuk na pëlqen këndi, ne reagojmë menjëherë duke e ndryshuar fytyrën dhe duke e korrigjuar mënyrën si qëndrojmë, por edhe duke e ndryshuar shprehjen e fytyrës për të formuar pamje më të kënaqshme.

Kur vjen fjala për fotografitë, ne e shohim veten pasi të është bërë fotografia.

Ndriçimi ka rëndësi

Truri funksionon në atë mënyrë sa nuk i vërejmë dallimet e ndriçimit kur shikojmë në pasqyre sepse truri automatikisht e barazon atë dhe na shfaq fytyrën tonë afër asaj se çfarë jemi mësuar të shohim.

Kamera nuk funksionon në këtë mënyrë dhe i kap të gjitha nuancat dhe hijet.

Në pasqyre shohim vetëm detaje të caktuara

Kur shikojmë në pasqyre, zakonisht fokusohemi në një pjesë të caktuar të fytyrës, siç janë buzët, hunda, sytë, etj. dhe nuk e perceptojmë se si duken të gjitha së bashku.

Kur shikojmë në fotografi, ne të gjitha i përjetojmë menjëherë dhe e gjykojmë ë performancën: mënyrën e qëndrimit, shprehjen e fytyrës dhe çdo gjë tjetër që nuk i kemi kushtuar vëmendje.

Fytyrat tona jonë asimetrike

Askush nuk ka fytyrë absolutisht simetrike. Ne jemi mësuar ta shohim veten në një apo disa kënde të caktuara dhe shpesh mendojmë se njëra anë e fytyrës është e njëjtë me tjetrën. Kjo është arsyeja pse ndihemi si person krejt tjetër kur e shohim veten në fotografi dhe ndihemi më pak joshës. /Telegrafi/

Të ngjashme
A duhet të përdorni uthull për të hequr qafe pluhurin në gjethet e lulave?

A duhet të përdorni uthull për të hequr qafe pluhurin në gjethet e lulave?

Po ju thahen pemët dhe lulet në oborrr, këto janë 6 gabimet që po i bëni

Po ju thahen pemët dhe lulet në oborrr, këto janë 6 gabimet që po i bëni

Energjia e ditës sjell mundësi të reja, reflektim dhe vendime të rëndësishme për çdo shenjë – Horoskopi sot

Energjia e ditës sjell mundësi të reja, reflektim dhe vendime të rëndësishme për çdo shenjë – Horoskopi sot

Banja juaj nuk ka dritare? Këto pesë bimë jo vetëm që mbijetojnë, por lulëzojnë

Banja juaj nuk ka dritare? Këto pesë bimë jo vetëm që mbijetojnë, por lulëzojnë

Cila është koha ideale për të bërë seks?

Cila është koha ideale për të bërë seks?

4 arsye pse seksi gjatë menstruacioneve mund të jetë i dobishëm

4 arsye pse seksi gjatë menstruacioneve mund të jetë i dobishëm

Këto janë 10 makthet më të zakonshme të njerëzve - ja çka do të thonë ato

Këto janë 10 makthet më të zakonshme të njerëzve - ja çka do të thonë ato

Rregulli i "dy gishtave" do t'ju ndihmojë të zgjidhni shalqirin më lëngshëm, provoni këtë truk

Rregulli i "dy gishtave" do t'ju ndihmojë të zgjidhni shalqirin më lëngshëm, provoni këtë truk

Mos vishni çorape të zeza në aeroplan, kjo është arsyeja

Mos vishni çorape të zeza në aeroplan, kjo është arsyeja

Horoskopi i ditës, 22 korrik 2026 – Zbuloni surprizat për shenjën tuaj

Horoskopi i ditës, 22 korrik 2026 – Zbuloni surprizat për shenjën tuaj

Pse vazhdojmë të takohemi me njerëz që nuk duam më t’i shohim?

Pse vazhdojmë të takohemi me njerëz që nuk duam më t’i shohim?

Marvel Studios publikon trailerin e ‘Avengers: Doomsday’ dhe biletat për Infinity Vision

Marvel Studios publikon trailerin e ‘Avengers: Doomsday’ dhe biletat për Infinity Vision

Shtëpia ju është mbushur papritur me miza? Kontrollojeni menjëherë këtë pjesë të kuzhinës

Shtëpia ju është mbushur papritur me miza? Kontrollojeni menjëherë këtë pjesë të kuzhinës