Ja çka duhet të bëni kur fillojnë bubullimat gjatë kohës kur jeni duke vozitur

Ja çka duhet të bëni kur fillojnë bubullimat gjatë kohës kur jeni duke vozitur

Mund të shkaktojë shpenzime të papara, por edhe t’ju vrasë A duhet të jem i kujdesshëm në shtëpinë time? Po! Kur të dëgjoni bubullimën nuk duhet të rrokulliseni nëpër dysheme, por duhet të mbroheni, madje edhe në shtëpinë tuaj. Në të vërtetë, goditja e rrufesë dhe ndërprerjet e shpeshta të energjisë elektrike prishin aparatet, por […]

Mund të shkaktojë shpenzime të papara, por edhe t’ju vrasë

A duhet të jem i kujdesshëm në shtëpinë time?

Po!

Kur të dëgjoni bubullimën nuk duhet të rrokulliseni nëpër dysheme, por duhet të mbroheni, madje edhe në shtëpinë tuaj.

Në të vërtetë, goditja e rrufesë dhe ndërprerjet e shpeshta të energjisë elektrike prishin aparatet, por ndonjëherë edhe mund t’i shkatërrojnë tërësisht – posaçërisht telefonat fiks dhe televizorët, transmeton Telegrafi.

Përse ndodh kështu?

Tensioni i energjisë elektrike i cili kalon nëpër shtëpi nuk është gjithmonë i njëjtë – ai ngrihet dhe ulet, në ato lëvizje më së tepërmi ndikojnë goditjet e rrufesë. Për shembull, tensioni standard është 200 volt, ndërsa krahas goditjes së rrufesë ai mund të ngrihet deri në disa miliona volt. Dhe është e qartë që aparatet elektronike nuk mund të përballojnë tensionin e tillë.

Zgjidhja më e mirë është që menjëherë të shkyçen të gjitha aparatet nga energjia elektrike, mirëpo edhe që assesi menjëherë pas arritjes së energjisë mos i ndizni aparatet – prisni disa minuta që tensioni të stabilizohet.

Çfarë të bëj nëse ndodhem jashtë gjatë kohës së bubullimave?

– Goditjet më të shpeshta të rrufesë janë vendet e vetmuara, sepse rrufeja gjithmonë kërkon pikën më të lartë, edhe pse kjo kohëve të fundit nuk është patjetër kështu. Mirëpo, ju për çdo rast nëse vlerësoni që jeni pika më e lartë në horizont shtrijuni apo uluni galiç në tokë.

– Mblidhni këmbët dhe qëndroni sa më larg nga prizat.

– Hyni në veturë.

– Shmangni ombrellat me majë metali, sepse ato posaçërisht tërheqin rrufenë. Reklama

Çfarë të bëj nëse jam në veturë?

Jeni krejtësisht të sigurt, madje edhe nëse rrufeja godet direkt në veturë, sepse vetura vepron si kafaz Faradeji (mbrojtje nga fusha elektrike) dhe orienton zbrazjen elektrike përreth udhëtarëve.

Mirëpo, duhet pasur parasysh që gjatë vozitjes nëpër reshje të mëdha të shoqëruara me bubullimë, për parkim duhet zgjedhur vendin pa pika të ngritura, të mbyllen dritaret dhe vrimat e tjera dhe nëse është e mundshme të ulin antenën.

Në brendësi të veturës mos prekni pjesët metalike të cilat janë të lidhura me karrocerinë.

 

Të ngjashme
A duhet të përdorni uthull për të hequr qafe pluhurin në gjethet e lulave?

A duhet të përdorni uthull për të hequr qafe pluhurin në gjethet e lulave?

Po ju thahen pemët dhe lulet në oborrr, këto janë 6 gabimet që po i bëni

Po ju thahen pemët dhe lulet në oborrr, këto janë 6 gabimet që po i bëni

Energjia e ditës sjell mundësi të reja, reflektim dhe vendime të rëndësishme për çdo shenjë – Horoskopi sot

Energjia e ditës sjell mundësi të reja, reflektim dhe vendime të rëndësishme për çdo shenjë – Horoskopi sot

Banja juaj nuk ka dritare? Këto pesë bimë jo vetëm që mbijetojnë, por lulëzojnë

Banja juaj nuk ka dritare? Këto pesë bimë jo vetëm që mbijetojnë, por lulëzojnë

Cila është koha ideale për të bërë seks?

Cila është koha ideale për të bërë seks?

4 arsye pse seksi gjatë menstruacioneve mund të jetë i dobishëm

4 arsye pse seksi gjatë menstruacioneve mund të jetë i dobishëm

Këto janë 10 makthet më të zakonshme të njerëzve - ja çka do të thonë ato

Këto janë 10 makthet më të zakonshme të njerëzve - ja çka do të thonë ato

Rregulli i "dy gishtave" do t'ju ndihmojë të zgjidhni shalqirin më lëngshëm, provoni këtë truk

Rregulli i "dy gishtave" do t'ju ndihmojë të zgjidhni shalqirin më lëngshëm, provoni këtë truk

Mos vishni çorape të zeza në aeroplan, kjo është arsyeja

Mos vishni çorape të zeza në aeroplan, kjo është arsyeja

Horoskopi i ditës, 22 korrik 2026 – Zbuloni surprizat për shenjën tuaj

Horoskopi i ditës, 22 korrik 2026 – Zbuloni surprizat për shenjën tuaj

Pse vazhdojmë të takohemi me njerëz që nuk duam më t’i shohim?

Pse vazhdojmë të takohemi me njerëz që nuk duam më t’i shohim?

Marvel Studios publikon trailerin e ‘Avengers: Doomsday’ dhe biletat për Infinity Vision

Marvel Studios publikon trailerin e ‘Avengers: Doomsday’ dhe biletat për Infinity Vision

Shtëpia ju është mbushur papritur me miza? Kontrollojeni menjëherë këtë pjesë të kuzhinës

Shtëpia ju është mbushur papritur me miza? Kontrollojeni menjëherë këtë pjesë të kuzhinës