5 mësime të rëndësishme dashurie që të gjitha vajzat duhet t’i dinë

5 mësime të rëndësishme dashurie që të gjitha vajzat duhet t’i dinë

Ndërsa je në një lidhje me dikë, është shumë e thjeshtë të humbasësh nga vetja dhe dalëngadalë të harrosh cila je në të vërtetë. Jep shumë dashuri e përkushtim te personi tjetër duke humbur kështu identitetin dhe individualitetin që fillon të bjerë me kalimin e kohës. Dhe dikush që nuk arrin ta shijojë mjaltin e […]

Ndërsa je në një lidhje me dikë, është shumë e thjeshtë të humbasësh nga vetja dhe dalëngadalë të harrosh cila je në të vërtetë. Jep shumë dashuri e përkushtim te personi tjetër duke humbur kështu identitetin dhe individualitetin që fillon të bjerë me kalimin e kohës. Dhe dikush që nuk arrin ta shijojë mjaltin e dashurisë, fillon e bëhet viktimë e saj, derisa arrin kulmin duke humbur gjatë rrugës veten.

Për të pasur një marrëdhënie të shëndetshme, duhet të mbash parasysh 5 mësime kryesore. Ja çfarë duhet të dinë të gjithë vajzat, por edhe të ndjekin.

1. Askush nuk është përgjegjës për lumturinë tënde veç teje

Një partner mund të kontribuojë në lumturinë tënde, por nuk është puna e tij të të bëjë të lumtur. E gjithë kjo fillon, së pari, nga ty dhe nuk duhet të presësh nga ai të të bëjë të lumtur. Nëse nuk je e zonja ta bësh veten të lumtur, si mund të presësh ta bëjë dikush tjetër? Edhe nëse gjen një partner, mos pretendo që ai të të sjellë lumturinë. Fokusohu tek një marrëdhënie e shëndetshme dhe do ta kuptosh që lumturia do të vijë shpejt…

2. Mos tolero aksënd që nuk të trajton me respekt

Mos lejo askënd të të përçmojë në asnjë rast. Nëse të lëndon emocionalisht, mendërisht apo psikologjikisht, mos bëj asnjë lloj kompromisi. Asgjë veç dashurisë e përkujdesit nuk duhet të mbizotërojë në marrëdhënien tuaj. Çdo gjë tjetër që të ofrohet është veçse kalimtare.

3. Mos qëndro me askënd që nuk të vlerëson

Kushdo që nuk mund ta kuptojë sa me fat është që të ka në krah, nuk e meriton as kohën dhe as vëmendjen tënde. Nuk meriton asgjë veç më të mirës, ndaj mos qëndro kurrë pranë një partneri që nuk e pranon këtë. Nuk ka të bëjë me të qenit më e mirë se ai apo ajo, por ka të bëjë me të qenit i vlerësuar…. Ata që nuk e kuptojnë këtë, lë të kthehen andej nga kanë ardhur.

4. Mos ndrysho kurrë për askënd

Derisa nuk është në të mirën tënde, nuk ke asnjë arsye për të ndryshuar, as besimin, as opinionin, as vlerën, as pamjen, asgjë. Mos ia jep këtë kënaqësi askujt, madje bëja të qartë kujtdo. Natyrisht, meshkujt nuk e pranojnë gjithmonë atë që kanë në krah ashtu si është, megjithatë, nëse do të duan vërtet, do të jenë pranë teje në çdo moment, pavarësisht të gjithave.

5. Ji ajo që je

Dhe mos lejo kurrë askënd të ta ndryshojë këtë.

Të ngjashme
A duhet të përdorni uthull për të hequr qafe pluhurin në gjethet e lulave?

A duhet të përdorni uthull për të hequr qafe pluhurin në gjethet e lulave?

Po ju thahen pemët dhe lulet në oborrr, këto janë 6 gabimet që po i bëni

Po ju thahen pemët dhe lulet në oborrr, këto janë 6 gabimet që po i bëni

Energjia e ditës sjell mundësi të reja, reflektim dhe vendime të rëndësishme për çdo shenjë – Horoskopi sot

Energjia e ditës sjell mundësi të reja, reflektim dhe vendime të rëndësishme për çdo shenjë – Horoskopi sot

Banja juaj nuk ka dritare? Këto pesë bimë jo vetëm që mbijetojnë, por lulëzojnë

Banja juaj nuk ka dritare? Këto pesë bimë jo vetëm që mbijetojnë, por lulëzojnë

Cila është koha ideale për të bërë seks?

Cila është koha ideale për të bërë seks?

4 arsye pse seksi gjatë menstruacioneve mund të jetë i dobishëm

4 arsye pse seksi gjatë menstruacioneve mund të jetë i dobishëm

Këto janë 10 makthet më të zakonshme të njerëzve - ja çka do të thonë ato

Këto janë 10 makthet më të zakonshme të njerëzve - ja çka do të thonë ato

Rregulli i "dy gishtave" do t'ju ndihmojë të zgjidhni shalqirin më lëngshëm, provoni këtë truk

Rregulli i "dy gishtave" do t'ju ndihmojë të zgjidhni shalqirin më lëngshëm, provoni këtë truk

Mos vishni çorape të zeza në aeroplan, kjo është arsyeja

Mos vishni çorape të zeza në aeroplan, kjo është arsyeja

Horoskopi i ditës, 22 korrik 2026 – Zbuloni surprizat për shenjën tuaj

Horoskopi i ditës, 22 korrik 2026 – Zbuloni surprizat për shenjën tuaj

Pse vazhdojmë të takohemi me njerëz që nuk duam më t’i shohim?

Pse vazhdojmë të takohemi me njerëz që nuk duam më t’i shohim?

Marvel Studios publikon trailerin e ‘Avengers: Doomsday’ dhe biletat për Infinity Vision

Marvel Studios publikon trailerin e ‘Avengers: Doomsday’ dhe biletat për Infinity Vision

Shtëpia ju është mbushur papritur me miza? Kontrollojeni menjëherë këtë pjesë të kuzhinës

Shtëpia ju është mbushur papritur me miza? Kontrollojeni menjëherë këtë pjesë të kuzhinës