Pse nuk po nxiheni siç doni në plazh: 10 këshilla që ju ndihmojnë

Pse nuk po nxiheni siç doni në plazh: 10 këshilla që ju ndihmojnë

Si fillim duhet të dish se nuk je e vetmja që edhe pse rri gjithë ditën në diell rezultati është po njësoj. Je sërish e bardhë, ose ose, maksimumi ke marrë një skuqje lëkure që nuk do ta doje. Të gjithë ata që kanë lëkure me ngjyrë të zbehtë e kanë shumë të vështirë të […]

Si fillim duhet të dish se nuk je e vetmja që edhe pse rri gjithë ditën në diell rezultati është po njësoj. Je sërish e bardhë, ose ose, maksimumi ke marrë një skuqje lëkure që nuk do ta doje.

Të gjithë ata që kanë lëkure me ngjyrë të zbehtë e kanë shumë të vështirë të nxihen, edhe nëse qëndrojnë për muaj të tërë në plazh. Mund të jeni të lodhur nga përpjekjet, por është faji i pigmentit dhe gjeneve tuaja!

Meqë gjenetikës nuk mund t’i bëjmë asgjë, provojmë mënyra të tjera.

1. Përgatite lëkurën nga ekspozimi duke bërë një pastrim për të hequr qelizat e vdekura dhe pa harruar eksfoliatin për një nxirje uniforme.

2. Nëse të duhet të depilohesh, çfarëdo lloj mënyrë të zgjedhësh, lëre lëkurën të qetësohet për të paktën 24 orë, për të evituar acarimet e padëshirueshme.

3. Aplikoni kremin/vajin mbrojtës gjysmë ore përpara ekspozimit në diell për ta bërë atë sa më efektiv. Aplikojeni edhe më vonë përgjatë ditës, nëse është e nevojshme.

4. Rrisni kohën e ekspozimit në mënyrë graduale: fillojeni duke qëndruar në diell 1 orë, për të mbërritur më pas te disa orë më shumë, si në mëngjes edhe pasdite. Bëjeni lëkurën të mësohet gradualisht me diellin e mos harroni që ka qënë për shumë muaj e mbuluar me rroba të trasha.

5. Mos u ekspozoni gjatë orëve të nxehta të ditës, madje edhe nëse je e re në moshë, sepse të shndërrohesh e kuqe nuk është mirë për më tepër që djegia nuk transformohet si me magji në nxirjen e dëshiruar, përkundrazi mund të shkaktojë një lëkurë të shëmtuar.

6. Rrotullohuni dhe ndryshoni pozicionin shpesh, rreth çdo 15/20 minuta, për ta lejuar diellin të nxijë çdo pjesë të trupit. Më mirë akoma, mund të praktikosh sport ose shëtitjen në breg.

7. Evitoni qëndrimin për orë të tera në diell dhe më pas minuta të tëra në det, ndonëse është e vërtetë që zhytja të rifreskon, por lëkura do të vazhdojë të jetë e ekspozuar në det apo pishina. Balanconi kohën duke pasur parasysh këtë këshillë.

8. Nëse jeni të lodhur dhe doni të merrni një sy gjumë, shkoni nën çadër, kështu do të jeni më të qetë për të evituar nxehtësinë apo skuqje/ nxirje vetëm nga njëra anë e trupit, duke qëndruar për një kohë të gjatë në të njëjtin pozicion.

9. Hani më shumë fruta dhe perime në ngjyrë të verdhë pasi janë të pasura me beta-karoten që ju ndihmon me përthitjen më të shpejtë të rrezeve nga lëkura.

10. Lyejeni gjithmonë shumë mirë lëkurën tuaj, duke aplikuar edhe në fund të ditës një krem të mirë hidratues ose një qetësues pas diellit. Zgjidhni produktet më të përshtatshme për ju dhe aplikojini edhe pas dushit të mbrëmjes.

11. Shmangni vendosjen e parfumit. Gjëja e fundit që ju duhet për plazh, aq më tepër nëse po prisni ngjyrën perfekte.

Të ngjashme
A duhet të përdorni uthull për të hequr qafe pluhurin në gjethet e lulave?

A duhet të përdorni uthull për të hequr qafe pluhurin në gjethet e lulave?

Po ju thahen pemët dhe lulet në oborrr, këto janë 6 gabimet që po i bëni

Po ju thahen pemët dhe lulet në oborrr, këto janë 6 gabimet që po i bëni

Energjia e ditës sjell mundësi të reja, reflektim dhe vendime të rëndësishme për çdo shenjë – Horoskopi sot

Energjia e ditës sjell mundësi të reja, reflektim dhe vendime të rëndësishme për çdo shenjë – Horoskopi sot

Banja juaj nuk ka dritare? Këto pesë bimë jo vetëm që mbijetojnë, por lulëzojnë

Banja juaj nuk ka dritare? Këto pesë bimë jo vetëm që mbijetojnë, por lulëzojnë

Cila është koha ideale për të bërë seks?

Cila është koha ideale për të bërë seks?

4 arsye pse seksi gjatë menstruacioneve mund të jetë i dobishëm

4 arsye pse seksi gjatë menstruacioneve mund të jetë i dobishëm

Këto janë 10 makthet më të zakonshme të njerëzve - ja çka do të thonë ato

Këto janë 10 makthet më të zakonshme të njerëzve - ja çka do të thonë ato

Rregulli i "dy gishtave" do t'ju ndihmojë të zgjidhni shalqirin më lëngshëm, provoni këtë truk

Rregulli i "dy gishtave" do t'ju ndihmojë të zgjidhni shalqirin më lëngshëm, provoni këtë truk

Mos vishni çorape të zeza në aeroplan, kjo është arsyeja

Mos vishni çorape të zeza në aeroplan, kjo është arsyeja

Horoskopi i ditës, 22 korrik 2026 – Zbuloni surprizat për shenjën tuaj

Horoskopi i ditës, 22 korrik 2026 – Zbuloni surprizat për shenjën tuaj

Pse vazhdojmë të takohemi me njerëz që nuk duam më t’i shohim?

Pse vazhdojmë të takohemi me njerëz që nuk duam më t’i shohim?

Marvel Studios publikon trailerin e ‘Avengers: Doomsday’ dhe biletat për Infinity Vision

Marvel Studios publikon trailerin e ‘Avengers: Doomsday’ dhe biletat për Infinity Vision

Shtëpia ju është mbushur papritur me miza? Kontrollojeni menjëherë këtë pjesë të kuzhinës

Shtëpia ju është mbushur papritur me miza? Kontrollojeni menjëherë këtë pjesë të kuzhinës