Nëse po përjetoni këto probleme shëndetësore jeni duke e tepruar me sheqerin

Nëse po përjetoni këto probleme shëndetësore jeni duke e tepruar me sheqerin

Të gjithë e dimë se një dietë me shumë sheqer rrit nivelet e sheqerit në gjak, duke rritur radikalet e lira dhe përbërësit që nxisin inflamacionin. Me kalimin e kohës, sheqeri i tepërt rrit rrezikun e obezitetit, të diabetit dhe gjithashtu mund të rrisë rrezikun e zhvillimit të kancereve të ndrfyshme apo edhe sëmundjeve kronike […]

Të gjithë e dimë se një dietë me shumë sheqer rrit nivelet e sheqerit në gjak, duke rritur radikalet e lira dhe përbërësit që nxisin inflamacionin.

Me kalimin e kohës, sheqeri i tepërt rrit rrezikun e obezitetit, të diabetit dhe gjithashtu mund të rrisë rrezikun e zhvillimit të kancereve të ndrfyshme apo edhe sëmundjeve kronike si sëmundjet e zemrës.

Ne nuk mund ta konsumojmë me masë sheqerin gjatë ditës pasi shumë produkte kanë sheqer të shtuar, por ka disa shenja që na tregojnë se jemi duke ngrënë sheqer më shumë se ç’duhet. Ja si ta kuptoni:

Probleme me tretjen

Disa studime thonë se sheqeri mund të zvogëlojë shumëllojshmërinë e baktereve të shëndetshme në zorrë brenda një jave dhe rrjedhimisht ngadalëson sistemin tretës. Ushqimet e pasura me fibra kanë një efekt pozitiv dhe njerëzit që hanë shumë sheqer në përgjithësi nuk hanë shumë fibra.

Aknet

Ndërsa ekspertët thonë se aknet nuk kanë të bëjnë me dietën për shumicën dërmuese të njerëzve, disa studime e lidhin shpërthimin e akneve me konsumimin e tepërt të ushqimeve me sheqer.

Në teori, sheqeri rrit prodhimin e hormoneve që lidhen me aknet hormonale inflamatore, të cilat zakonisht shfaqen rreth nofullës dhe gojës.

Luhatje humori

Disa kërkime kanë lidhur konsumimin e sheqerit me ndryshimet e humorit, siç është depresioni. Në fakt, sheqeri mund të ndikojë në neurotransmetuesit në trurin tuaj që rregullojnë humorin tuaj. Sheqeri shkakton rritjen e hormonit të “ndjenjës së mirë” serotonin. Por pas një kohe do të pësoni një rënie e humorit, kështu që mund të ndiheni të mërzitur, nervozë dhe të lodhur.

Probleme me gjumin

Nëse hani një tortë ose ndonjë karamele pak para se të shkoni në shtrat, mund të keni probleme me gjumin.

Kariesi

Sheqeri ushqen bakteret në zgavrën e gojës, duke prodhuar acide që konsumohen në smaltin e dhëmbëve, gjë që çon në karies.

Fryrje

Ushqimet e pasura me sheqer mund të shkaktojnë fryrje. Është gjithashtu e rëndësishme të theksohet se nëse jeni të ndjeshëm ndaj sheqernave si fruktoza (sheqeri në fruta) dhe laktoza (në produktet e qumështit), mund të shfaqen simptoma të tjera që janë të zakonshme për njerëzit që kanë probleme me jashtëqitje të pahijshme.

Presioni i lartë i gjakut

Sheqeri është më i keq për presionin e gjakut sesa kripa, sipas një studimi të botuar në revistën Open Heart. Një dietë e lartë me sakarozë në vetëm disa javë mund të rrisë presionin e gjakut. Një studim tjetër nga British Journal of Nutrition zbuloi se për çdo pije të ëmbëlsuar me sheqer, rreziku i zhvillimit të hipertensionit rritej me tetë për qind.

Të ngjashme
A duhet të përdorni uthull për të hequr qafe pluhurin në gjethet e lulave?

A duhet të përdorni uthull për të hequr qafe pluhurin në gjethet e lulave?

Po ju thahen pemët dhe lulet në oborrr, këto janë 6 gabimet që po i bëni

Po ju thahen pemët dhe lulet në oborrr, këto janë 6 gabimet që po i bëni

Energjia e ditës sjell mundësi të reja, reflektim dhe vendime të rëndësishme për çdo shenjë – Horoskopi sot

Energjia e ditës sjell mundësi të reja, reflektim dhe vendime të rëndësishme për çdo shenjë – Horoskopi sot

Banja juaj nuk ka dritare? Këto pesë bimë jo vetëm që mbijetojnë, por lulëzojnë

Banja juaj nuk ka dritare? Këto pesë bimë jo vetëm që mbijetojnë, por lulëzojnë

Cila është koha ideale për të bërë seks?

Cila është koha ideale për të bërë seks?

4 arsye pse seksi gjatë menstruacioneve mund të jetë i dobishëm

4 arsye pse seksi gjatë menstruacioneve mund të jetë i dobishëm

Këto janë 10 makthet më të zakonshme të njerëzve - ja çka do të thonë ato

Këto janë 10 makthet më të zakonshme të njerëzve - ja çka do të thonë ato

Rregulli i "dy gishtave" do t'ju ndihmojë të zgjidhni shalqirin më lëngshëm, provoni këtë truk

Rregulli i "dy gishtave" do t'ju ndihmojë të zgjidhni shalqirin më lëngshëm, provoni këtë truk

Mos vishni çorape të zeza në aeroplan, kjo është arsyeja

Mos vishni çorape të zeza në aeroplan, kjo është arsyeja

Horoskopi i ditës, 22 korrik 2026 – Zbuloni surprizat për shenjën tuaj

Horoskopi i ditës, 22 korrik 2026 – Zbuloni surprizat për shenjën tuaj

Pse vazhdojmë të takohemi me njerëz që nuk duam më t’i shohim?

Pse vazhdojmë të takohemi me njerëz që nuk duam më t’i shohim?

Marvel Studios publikon trailerin e ‘Avengers: Doomsday’ dhe biletat për Infinity Vision

Marvel Studios publikon trailerin e ‘Avengers: Doomsday’ dhe biletat për Infinity Vision

Shtëpia ju është mbushur papritur me miza? Kontrollojeni menjëherë këtë pjesë të kuzhinës

Shtëpia ju është mbushur papritur me miza? Kontrollojeni menjëherë këtë pjesë të kuzhinës