Gabimet që bëjmë sa herë blejmë një palë këpucë të reja

Gabimet që bëjmë sa herë blejmë një palë këpucë të reja

1. Blini këpucë në mëngjes Nëse mendoni se koha kur dilni për shopping nuk ka asnjë lidhje me blerjen e gabuar, mendoni sërish. Gjatë ditës këmbët kanë tendencën të fryhen, prandaj nëse blini këpucë të reja në mëngjes ka gjasa t’i blini më të vogla/ngushta nga ç’ju duhen. 2. Ti nuk njeh llojin e këmbës që […]

1. Blini këpucë në mëngjes
Nëse mendoni se koha kur dilni për shopping nuk ka asnjë lidhje me blerjen e gabuar, mendoni sërish. Gjatë ditës këmbët kanë tendencën të fryhen, prandaj nëse blini këpucë të reja në mëngjes ka gjasa t’i blini më të vogla/ngushta nga ç’ju duhen.

2. Ti nuk njeh llojin e këmbës që ke
Eshtë shumë e rëndësishme të njohësh llojin tënd të këmbës për të zgjedhur këpucët më të rehatshme për ty. Një hile për ta zbuluar më kollaj është ta zhysni këmbën në ujë dhe pastaj të shkelni mbi një fletë kartoni.

Nëse shihni një gjurmë të plotë të lënë shenjë, ndoshta keni këmbë të sheshta, prandaj është e këshillueshme të blini këpucë me pak takë. Nga ana tjetër, nëse keni një hark shumë të theksuar, do të shihni një vrimë në qendër të gjurmës së këmbës, që do të thotë se është më mirë të zgjidhni këpucë që sigurojnë më shumë bazament. Nëse qendra e gjurmës është vetëm gjysmë e plotë, kjo do të thotë se ju keni një këmbë normale.

3. Vishni të njëjtat palë këpucësh gjatë gjithë kohës.
Të gjithë kemi një palë këpucës shumë të preferuara që s’duam t’i heqim kurrë nga këmba, por pavarësisht sa të rehatshme janë s’do të thotë se duhet t’i vishni gjatë gjithë kohës. Kjo nuk lidhet me stilin më shumë sesa me faktin që ndryshimi i këpucëve i jep këmbëve mundësi për të marrë frymë lirisht.

4. Blerja e këpucëve pa marrë në konsideratë materialin e tyre
Kur blini këpucë, mendoni më shumë për cilësinë e materialit sesa për bukurinë e tyre. Duhet të jenë rezistente ndaj ujit, material i freskët, dhe lëkurë e butë që këmba të qëndrojë rehat gjatë ditës.

5. Provoni vetëm një këpucë
Nuk ka kurrë dy gjëra njësoj në trupin tonë. Eshtë normale që njëra këmbë të jetë më e madhe/vogël se tjetra, prandaj para se të bëni një blerje sigurohuni t’i vishni të dyja këpucët dhe të ecni pak.

6. Vishni shapka ose këpucë të sheshta për një kohë të gjatë
Duken si zgjedhje perfekte për verë, por nuk rekomandohen të vishen për shumë gjatë. Duke veshur vetëm të sheshta ju ndryshoni mënyrën sesi ecni dhe kjo në afatgjatë mund t’ju shkaktojë probleme.

Burimi: Bright Side

Të ngjashme
A duhet të përdorni uthull për të hequr qafe pluhurin në gjethet e lulave?

A duhet të përdorni uthull për të hequr qafe pluhurin në gjethet e lulave?

Po ju thahen pemët dhe lulet në oborrr, këto janë 6 gabimet që po i bëni

Po ju thahen pemët dhe lulet në oborrr, këto janë 6 gabimet që po i bëni

Energjia e ditës sjell mundësi të reja, reflektim dhe vendime të rëndësishme për çdo shenjë – Horoskopi sot

Energjia e ditës sjell mundësi të reja, reflektim dhe vendime të rëndësishme për çdo shenjë – Horoskopi sot

Banja juaj nuk ka dritare? Këto pesë bimë jo vetëm që mbijetojnë, por lulëzojnë

Banja juaj nuk ka dritare? Këto pesë bimë jo vetëm që mbijetojnë, por lulëzojnë

Cila është koha ideale për të bërë seks?

Cila është koha ideale për të bërë seks?

4 arsye pse seksi gjatë menstruacioneve mund të jetë i dobishëm

4 arsye pse seksi gjatë menstruacioneve mund të jetë i dobishëm

Këto janë 10 makthet më të zakonshme të njerëzve - ja çka do të thonë ato

Këto janë 10 makthet më të zakonshme të njerëzve - ja çka do të thonë ato

Rregulli i "dy gishtave" do t'ju ndihmojë të zgjidhni shalqirin më lëngshëm, provoni këtë truk

Rregulli i "dy gishtave" do t'ju ndihmojë të zgjidhni shalqirin më lëngshëm, provoni këtë truk

Mos vishni çorape të zeza në aeroplan, kjo është arsyeja

Mos vishni çorape të zeza në aeroplan, kjo është arsyeja

Horoskopi i ditës, 22 korrik 2026 – Zbuloni surprizat për shenjën tuaj

Horoskopi i ditës, 22 korrik 2026 – Zbuloni surprizat për shenjën tuaj

Pse vazhdojmë të takohemi me njerëz që nuk duam më t’i shohim?

Pse vazhdojmë të takohemi me njerëz që nuk duam më t’i shohim?

Marvel Studios publikon trailerin e ‘Avengers: Doomsday’ dhe biletat për Infinity Vision

Marvel Studios publikon trailerin e ‘Avengers: Doomsday’ dhe biletat për Infinity Vision

Shtëpia ju është mbushur papritur me miza? Kontrollojeni menjëherë këtë pjesë të kuzhinës

Shtëpia ju është mbushur papritur me miza? Kontrollojeni menjëherë këtë pjesë të kuzhinës