2 çrregullimet e personalitetit të Amber Heard, sipas psikologes

2 çrregullimet e personalitetit të Amber Heard, sipas psikologes

Një eksperte e dhunës në marrëdhënie, e thirrur për të dhënë dëshmi në padinë e Johnny Depp kundër ish-bashkëshortes dëshmoi se nga vlerësimi i bërë për Amber Heard, ajo zbuloi dy diagnoza psikiatrike – çrregullim të personalitetit kufitar dhe çrregullim të personalitetit histrionik. Dëshmitarja e Depp, Shannon Curry, tha se diagnoza u vendos pas ekzaminimeve […]

Një eksperte e dhunës në marrëdhënie, e thirrur për të dhënë dëshmi në padinë e Johnny Depp kundër ish-bashkëshortes dëshmoi se nga vlerësimi i bërë për Amber Heard, ajo zbuloi dy diagnoza psikiatrike – çrregullim të personalitetit kufitar dhe çrregullim të personalitetit histrionik.

Dëshmitarja e Depp, Shannon Curry, tha se diagnoza u vendos pas ekzaminimeve të vlerësimeve të mëparshme psikologjike të Heard. Sipas saj, sado e sofistikuar, “e lezetshme dhe vajzërore” mund të duket ajo, njerëzit me këto çrregullime mund të jenë “shkatërrues, dramatikë, të çrregullt dhe të paparashikueshëm” si edhe të zotërojnë  “një shtysë themelore për të mos u braktisur, por edhe për të qenë në qendër të vëmendjes”.

Çrregullimi i personalitetit histrionik karakterizohet nga një model i sjelljeve të tepruar të kërkimit të vëmendjes, që zakonisht fillon në fëmijërinë e hershme. Curry tha se çrregullimi i personalitetit kufitar përfaqësonte një personalitet të paqëndrueshëm, vigjilent ndaj refuzimit dhe i karakterizuar nga “shumë zemërim, mizori ndaj njerëzve më pak të fuqishëm, shqetësimi për imazhin, kërkimin e vëmendjes dhe prirja për të fajësuar të tjerët.”

Më herët të martën, Tara Roberts, menaxherja e rezidencës së Depp në një ishull në Bahamas, dëshmoi se ajo ishte dëshmitare e një mosmarrëveshjeje midis çiftit gjatë së cilës “Amber po i thoshte atij se ishte një aktor i dështuar që do të vdiste si plak i shëndoshë e i vetmuar”.

Pak çaste më vonë, pasi Depp u përpoq të largohej, Heard u pa duke “përqafuar dhe puthur” aktorin dhe “i lutej të kthehej”. Roberts tha se Depp “nuk bëri asgjë”. Ajo më vonë vuri re se Depp kishte një “shenjë në hundë”.

Heard ka pohuar se ajo vuan nga stresi post-traumatik si rezultat i abuzimit të dyshuar nga Depp. Por të martën pasdite, Curry pohoi se stresi post-traumatik është një nga kushtet psikologjike më të lehta për t’u falsifikuar.

Oficerja e policisë në Los Angeles, Melissa Saenz, dëshmoi për vizitën në apartamentin e tyre në Los Angeles në maj të vitit 2016, vetëm disa ditë përpara se Heard të dorëzonte kërkesën për divorc dhe të paraqitej në gjykatë për të kërkuar një urdhër ndalimi, me një shenjë të madhe në fytyrë duke pretenduar se u shkaktua nga Depp.

Oficerja Saenz tha se Amber Heard kishte qarë, por nuk pa asnjë provë të një lëndimi. Avokatët e Depp thonë se dëshmia e Saenz është provë se Heard falsifikoi lëndimin për të dëmtuar reputacionin e Depp.

Të ngjashme
A duhet të përdorni uthull për të hequr qafe pluhurin në gjethet e lulave?

A duhet të përdorni uthull për të hequr qafe pluhurin në gjethet e lulave?

Po ju thahen pemët dhe lulet në oborrr, këto janë 6 gabimet që po i bëni

Po ju thahen pemët dhe lulet në oborrr, këto janë 6 gabimet që po i bëni

Energjia e ditës sjell mundësi të reja, reflektim dhe vendime të rëndësishme për çdo shenjë – Horoskopi sot

Energjia e ditës sjell mundësi të reja, reflektim dhe vendime të rëndësishme për çdo shenjë – Horoskopi sot

Banja juaj nuk ka dritare? Këto pesë bimë jo vetëm që mbijetojnë, por lulëzojnë

Banja juaj nuk ka dritare? Këto pesë bimë jo vetëm që mbijetojnë, por lulëzojnë

Cila është koha ideale për të bërë seks?

Cila është koha ideale për të bërë seks?

4 arsye pse seksi gjatë menstruacioneve mund të jetë i dobishëm

4 arsye pse seksi gjatë menstruacioneve mund të jetë i dobishëm

Këto janë 10 makthet më të zakonshme të njerëzve - ja çka do të thonë ato

Këto janë 10 makthet më të zakonshme të njerëzve - ja çka do të thonë ato

Rregulli i "dy gishtave" do t'ju ndihmojë të zgjidhni shalqirin më lëngshëm, provoni këtë truk

Rregulli i "dy gishtave" do t'ju ndihmojë të zgjidhni shalqirin më lëngshëm, provoni këtë truk

Mos vishni çorape të zeza në aeroplan, kjo është arsyeja

Mos vishni çorape të zeza në aeroplan, kjo është arsyeja

Horoskopi i ditës, 22 korrik 2026 – Zbuloni surprizat për shenjën tuaj

Horoskopi i ditës, 22 korrik 2026 – Zbuloni surprizat për shenjën tuaj

Pse vazhdojmë të takohemi me njerëz që nuk duam më t’i shohim?

Pse vazhdojmë të takohemi me njerëz që nuk duam më t’i shohim?

Marvel Studios publikon trailerin e ‘Avengers: Doomsday’ dhe biletat për Infinity Vision

Marvel Studios publikon trailerin e ‘Avengers: Doomsday’ dhe biletat për Infinity Vision

Shtëpia ju është mbushur papritur me miza? Kontrollojeni menjëherë këtë pjesë të kuzhinës

Shtëpia ju është mbushur papritur me miza? Kontrollojeni menjëherë këtë pjesë të kuzhinës