Mënyrat si të ndaloni shpejt atakun e panikut sipas psikoterapistëve

Mënyrat si të ndaloni shpejt atakun e panikut sipas psikoterapistëve

Fillimisht, mirë se erdhët në grup! Këto vitet e fundit na vërtetuan më tepër se kurrë shprehjen “çfarë nuk të vret, të bën më të fortë”. Reagimi ynë i duhur për çdo situatë është mënyra kryesore për të përballuar ngjarje të ndryshme, sidomos atakun e panikut që shpesh here ndodh edhe kur thjesht jemi duke […]

Fillimisht, mirë se erdhët në grup! Këto vitet e fundit na vërtetuan më tepër se kurrë shprehjen “çfarë nuk të vret, të bën më të fortë”. Reagimi ynë i duhur për çdo situatë është mënyra kryesore për të përballuar ngjarje të ndryshme, sidomos atakun e panikut që shpesh here ndodh edhe kur thjesht jemi duke jetuar jetën në terezinë tonë, pa asnjë shqetësim momental.

Simptomat janë: rrahje të shpejta të zemrës, djersë, të dridhura, vështirësi në frymëmarrje, debulesë, dhimbje gjoksi/stomaku që mund të zgjasin nga 5 deri në më shumë se 20 minuta.

Trajtimet pasi kemi kuptuar këtë shqetësim janë:

– Mos u ndikoni nga frika momentale dhe mos lejoni që kjo ndjesi të ndalojë aktivitetin e ditës apo të jetës suaj.  Sigurisht që do kalojë shpejt dhe do e kuptoni që jeni bërë merak pa arsye.

– Flisni me veten (po po, siç e lexuat, ama sigurohuni ta bëni diku ku nuk po ju dëgjon ose sheh njeri), thoni fjali të tipit “nuk kam asnjë problem, jam shumë mirë”, “nuk kam frikë, e gjitha kjo do kalojë për pak”.

– Nuk është nevoja të krijoni situata shpërqëndrimi duke menduar se kështu do ju kalojë. Në fakt, mënyra më e mirë për ta përballuar është të jeni të vetëdijshëm për praninë e atakut të panikut, pa e mohuar atë.

– Duke qenë se një nga simptomat është vështirësia në frymëmarrje, gjëja më e mirë që mund të bëni në atë moment është rregullimi i saj (breathe in – breathe out). Vendosni dorën poshtë gjoksit (në mes), mbyllni sytë, me ngadalë merrni frymë thellë, mbajeni pak sekonda dhe lëshojeni po ngadalë (ky veprim sugjerohet të bëhet 5-6 herë ose derisa të ndiheni më të qetë).

– Shmangni mendimet negative, largoni nga imagjinata çdo ide tragjike që mund t’ua shtojë frikën sepse është e sigurt që asnjëra prej tyre s’do të ndodhë.

– Bëni kujdes me konsumimin e cigares, kafesë dhe pijeve alkolike pasi shpesh herë janë shkaktarë të atakut të panikut

– Gjeni pak kohë për aktivitet fizik për të paktën 1 orë dhe nëse jeni jashtëzakonisht shumë të zënë, një 10-minutësh do mjaftonte sa për t’i ndryshuar pak monotoninë zemrës.

Të ngjashme
Milingonat do të qëndrojnë larg shtëpisë suaj nëse spërkatni këtë përbërës të zakonshëm të kuzhinës në dysheme

Milingonat do të qëndrojnë larg shtëpisë suaj nëse spërkatni këtë përbërës të zakonshëm të kuzhinës në dysheme

A duhet të përdorni uthull për të hequr qafe pluhurin në gjethet e lulave?

A duhet të përdorni uthull për të hequr qafe pluhurin në gjethet e lulave?

Po ju thahen pemët dhe lulet në oborrr, këto janë 6 gabimet që po i bëni

Po ju thahen pemët dhe lulet në oborrr, këto janë 6 gabimet që po i bëni

Energjia e ditës sjell mundësi të reja, reflektim dhe vendime të rëndësishme për çdo shenjë – Horoskopi sot

Energjia e ditës sjell mundësi të reja, reflektim dhe vendime të rëndësishme për çdo shenjë – Horoskopi sot

Banja juaj nuk ka dritare? Këto pesë bimë jo vetëm që mbijetojnë, por lulëzojnë

Banja juaj nuk ka dritare? Këto pesë bimë jo vetëm që mbijetojnë, por lulëzojnë

Cila është koha ideale për të bërë seks?

Cila është koha ideale për të bërë seks?

4 arsye pse seksi gjatë menstruacioneve mund të jetë i dobishëm

4 arsye pse seksi gjatë menstruacioneve mund të jetë i dobishëm

Këto janë 10 makthet më të zakonshme të njerëzve - ja çka do të thonë ato

Këto janë 10 makthet më të zakonshme të njerëzve - ja çka do të thonë ato

Rregulli i "dy gishtave" do t'ju ndihmojë të zgjidhni shalqirin më lëngshëm, provoni këtë truk

Rregulli i "dy gishtave" do t'ju ndihmojë të zgjidhni shalqirin më lëngshëm, provoni këtë truk

Mos vishni çorape të zeza në aeroplan, kjo është arsyeja

Mos vishni çorape të zeza në aeroplan, kjo është arsyeja

Horoskopi i ditës, 22 korrik 2026 – Zbuloni surprizat për shenjën tuaj

Horoskopi i ditës, 22 korrik 2026 – Zbuloni surprizat për shenjën tuaj

Pse vazhdojmë të takohemi me njerëz që nuk duam më t’i shohim?

Pse vazhdojmë të takohemi me njerëz që nuk duam më t’i shohim?

Marvel Studios publikon trailerin e ‘Avengers: Doomsday’ dhe biletat për Infinity Vision

Marvel Studios publikon trailerin e ‘Avengers: Doomsday’ dhe biletat për Infinity Vision