Ja si t’i thoni partnerit/es se doni të provoni gjëra të reja në shtrat

Ja si t’i thoni partnerit/es se doni të provoni gjëra të reja në shtrat

Ju dhe partneri/ja juaj mund të mos keni asnjë problem sa i përket jetës seksuale, por kjo nuk do të thotë se nuk jeni kuriozë për të zbuluar, eksperimenuar dhe përjetuar më shumë. Ka një problem: Si t’ia thuash atij/asaj pa dëmtuar lidhjen dhe pa e bërë të duket sikur diçka mungon apo nuk shkon? […]

Ju dhe partneri/ja juaj mund të mos keni asnjë problem sa i përket jetës seksuale, por kjo nuk do të thotë se nuk jeni kuriozë për të zbuluar, eksperimenuar dhe përjetuar më shumë. Ka një problem: Si t’ia thuash atij/asaj pa dëmtuar lidhjen dhe pa e bërë të duket sikur diçka mungon apo nuk shkon?

Së pari, është e rëndësishme të mbani mend se ndërsa komunikimi është shumë, shumë i rëndësishëm për seksin e mirë, ekziston një kufi lidhur me sa mund të ndryshoni orekset ose preferencat seksuale të dikujt.

A duhet të bisedoni me partnerin? Po, sigurisht. Por ju gjithashtu duhet që, së pari, të jeni të qartë me veten për atë që dëshironi dhe synoni të komunikoni.

Duhet t’i evitoni fjalitë e tipit: “Sa keq që s’të pëlqejnë gjërat e çuditshme në shtrat dhe kjo po dëmton jetën tonë seksuale”.

Për sa i përket mërzitjes ose ndjesisë sikur gjërat kanë rënë, shumë terapistë mendojnë se është tërësisht e drejtë të ndihesh kështu pas një kohe me partnerin/en. Kjo nuk është një shenjë se marrëdhënia është e dëmtuar apo se ju s’do të keni më një jetë të mirë seksuale.

Natyrisht, ka shumë mënyra për të shijuar gjërat; Ka dinamika të ndryshme të fuqisë, akte seksuale, kthesa dhe skenarë që mund ta bëjnë seksin të ndihet i freskët. Por në fund të fundit, nëse nuk po bëni një përpjekje për ta bërë diçka të tillë të ndodhë, seksi mund të duket i përsëritur.

Në vend të risive, ndoshta përqendrohuni te dëshira. Si mund ta bëni njëri-tjetrin të ndihet më i hapur dhe më i dëshiruar? Si mund të shtoni surprizë apo mister në jetën tuaj seksuale? A ka ndonjë vend të ri që ju të dy mund të bëni seks? A ka një kohë të re të ditës? A mund të masturboni së bashku? A mund të putheni pa bërë seks? Ju mund të krijoni përvoja të reja brenda kufijve të seksit që tashmë po bëni.

Mund ta hapni këtë temë, me diçka si:

“Zemër, jam tmerrësisht i çmendur ndaj teje dhe seksi me ty është fantastik, por më duket sikur po bëjmë vazhdimisht të njëjtat gjëra dhe do kisha shumë qejf të provoja di ka të re me ty. Dua të di çfarë do të provosh ose për çfarë je i/e hapur. Nuk duhet me patjetër të jetë çmenduri, dhe nëse e provojmë dhe rezulton se nuk është për ne, nuk ka asnjë problem.”

Gjithashtu, bëjini të ditur partnerit/es se nuk ka nevojë të të përgjigjet në moment. Kjo është hapja e një bisede, e cila do të zgjasë gjatë gjithë kohës që jeni bashkë.

Ideja është se nëse ky është i vetmi person me të cilin do të keni një jetë seksuale gjatë të ardhmes, ajo jetë seksuale duhet të jetë e mirë dhe të funksionojë për të dy!

Seksi është një temë shumë e ngarkuar që vjen me shumë bagazhe për të gjithë ne, dhe mund të duhet pak durim për të dalë nga zona e rehatisë për të dy, por mund të punoni për të arritur në një pikë, ku mund të flisni pa problem.

Burimi: Bustle

Të ngjashme
Milingonat do të qëndrojnë larg shtëpisë suaj nëse spërkatni këtë përbërës të zakonshëm të kuzhinës në dysheme

Milingonat do të qëndrojnë larg shtëpisë suaj nëse spërkatni këtë përbërës të zakonshëm të kuzhinës në dysheme

A duhet të përdorni uthull për të hequr qafe pluhurin në gjethet e lulave?

A duhet të përdorni uthull për të hequr qafe pluhurin në gjethet e lulave?

Po ju thahen pemët dhe lulet në oborrr, këto janë 6 gabimet që po i bëni

Po ju thahen pemët dhe lulet në oborrr, këto janë 6 gabimet që po i bëni

Energjia e ditës sjell mundësi të reja, reflektim dhe vendime të rëndësishme për çdo shenjë – Horoskopi sot

Energjia e ditës sjell mundësi të reja, reflektim dhe vendime të rëndësishme për çdo shenjë – Horoskopi sot

Banja juaj nuk ka dritare? Këto pesë bimë jo vetëm që mbijetojnë, por lulëzojnë

Banja juaj nuk ka dritare? Këto pesë bimë jo vetëm që mbijetojnë, por lulëzojnë

Cila është koha ideale për të bërë seks?

Cila është koha ideale për të bërë seks?

4 arsye pse seksi gjatë menstruacioneve mund të jetë i dobishëm

4 arsye pse seksi gjatë menstruacioneve mund të jetë i dobishëm

Këto janë 10 makthet më të zakonshme të njerëzve - ja çka do të thonë ato

Këto janë 10 makthet më të zakonshme të njerëzve - ja çka do të thonë ato

Rregulli i "dy gishtave" do t'ju ndihmojë të zgjidhni shalqirin më lëngshëm, provoni këtë truk

Rregulli i "dy gishtave" do t'ju ndihmojë të zgjidhni shalqirin më lëngshëm, provoni këtë truk

Mos vishni çorape të zeza në aeroplan, kjo është arsyeja

Mos vishni çorape të zeza në aeroplan, kjo është arsyeja

Horoskopi i ditës, 22 korrik 2026 – Zbuloni surprizat për shenjën tuaj

Horoskopi i ditës, 22 korrik 2026 – Zbuloni surprizat për shenjën tuaj

Pse vazhdojmë të takohemi me njerëz që nuk duam më t’i shohim?

Pse vazhdojmë të takohemi me njerëz që nuk duam më t’i shohim?

Marvel Studios publikon trailerin e ‘Avengers: Doomsday’ dhe biletat për Infinity Vision

Marvel Studios publikon trailerin e ‘Avengers: Doomsday’ dhe biletat për Infinity Vision