Festivali i Filmit në Friburg me seksion të veçantë për filmin në gjuhën shqipe

Festivali i Filmit në Friburg me seksion të veçantë për filmin në gjuhën shqipe

Edhe një festival i rëndësishëm i filmit, në Zvicër, u kushton shqiptarëve dhe Kosovës një seksion të tijin special. Fjala është për Festivalin e Filmit të Friburgut, FIFF, dhe edicionin e 36-të tij, që mbahet nga 18 deri më 27 mars, 2022. Vetëm pak muaj më parë, në nëntor 2021, Festivali i Filmit të Shkurtër […]

Edhe një festival i rëndësishëm i filmit, në Zvicër, u kushton shqiptarëve dhe Kosovës një seksion të tijin special. Fjala është për Festivalin e Filmit të Friburgut, FIFF, dhe edicionin e 36-të tij, që mbahet nga 18 deri më 27 mars, 2022.

Vetëm pak muaj më parë, në nëntor 2021, Festivali i Filmit të Shkurtër i Winterthurit kishte në fokus Kosovën dhe filmin e saj, duke prezantuar rreth 20 filma të shkurtër, dokumentarë dhe artistikë, shkruan albinfo.ch. Ndërsa në festivalin ndërkombëtar të radhës Friburg, në seksionin e quajtur “Diaspora: Gjon Tears, Shqipëria dhe Kosova” do të shfaqen pesë filma të gjatë dhe tre të shkurtë, të gjithë artistikë, nga Kosova, Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut.

E veçanta e këtij programi është bashkëbisedimi në njërën nga mbrëmjet, me këngëtarin Gjon`s  Tears (Muharremaj) i cili, siç dihet ka përfaqësuar Zvicrën në Eurovision dhe i ka sjellë suksesin më të madh të viteve të fundit, vendin e tretë në festival.

Festivali Ndërkombëtar i Filmit në Fribourg (FIFF) tashmë ka shpallur për publikun programin e plotë të edicionit të tij të 36-të. 127 filmat nga 58 vende të të gjitha kontinenteve thonë shumë ofrojnë një pasqyrë unike për produksionin filmik që dëshmojnë për gjendjen e planetit tonë. Janë vepra pak të njohura që nuk janë shfaqur kurrë në Zvicër.

Shqipja është gjuha e gjashtë më e folur në vendin tonë, madje më e përhapur se spanjishtja. Megjithatë, kultura dhe zakonet shqiptare janë kryesisht të panjohura në Zvicër, thuhet në njoftimin e publikuar së fundi nga organizatorët e festivalit.

FIFF prej vitesh kërkonte një person nga kjo kulturë për seksionin e tij të Diasporës. Më 22 maj 2021, Gjon`s Tears për pak nuk fitoi në Eurovision Song Contest, por performanca e tij e ndihmoi të depërtonte në skenë.

I biri i një babai nga Kosova dhe një nëne nga Shqipëria, Gjon Muharremaj e ka pranuar me entuziazëm këtë “carte blanche”, sepse filmat janë pasioni i tij i madh.

Filmat që do të shfaqen në këtë seksion, u takojnë kohëve të ndryshme të realizimit. Kështu, i pari do të jetë filmi klasik “Skënderbeu” (Shqipëri, BRSS, 1953). Pastaj vijnë: “Fin de Partie” (Autor: Fisnik Maxhuni-Maxville, Zvicër) Zvicër; “Hive/Zgjoi” (Kosovë, Zvicër, Shqipëri, Maqedoni e Veriut. Autore: Blerta Basholli); “Martesa” (Shqipëri, Kosovë. Autore: Blerta Zeqiri); “Sisterhood” (Maqedonia e Veriut, Kosova, Mali i Zi. Autore: Dina Duma); “Lost Exile” (Zvicër, Kosovë. Autor Fisnik Maxhuni-Maxville); “Sans Le Kosovë” (Zvicër. Autore: Dea Gjinovci) dhe “Shok” (Kosovë. Autor: Jamie Donoughue).

Të ngjashme
Milingonat do të qëndrojnë larg shtëpisë suaj nëse spërkatni këtë përbërës të zakonshëm të kuzhinës në dysheme

Milingonat do të qëndrojnë larg shtëpisë suaj nëse spërkatni këtë përbërës të zakonshëm të kuzhinës në dysheme

A duhet të përdorni uthull për të hequr qafe pluhurin në gjethet e lulave?

A duhet të përdorni uthull për të hequr qafe pluhurin në gjethet e lulave?

Po ju thahen pemët dhe lulet në oborrr, këto janë 6 gabimet që po i bëni

Po ju thahen pemët dhe lulet në oborrr, këto janë 6 gabimet që po i bëni

Energjia e ditës sjell mundësi të reja, reflektim dhe vendime të rëndësishme për çdo shenjë – Horoskopi sot

Energjia e ditës sjell mundësi të reja, reflektim dhe vendime të rëndësishme për çdo shenjë – Horoskopi sot

Banja juaj nuk ka dritare? Këto pesë bimë jo vetëm që mbijetojnë, por lulëzojnë

Banja juaj nuk ka dritare? Këto pesë bimë jo vetëm që mbijetojnë, por lulëzojnë

Cila është koha ideale për të bërë seks?

Cila është koha ideale për të bërë seks?

4 arsye pse seksi gjatë menstruacioneve mund të jetë i dobishëm

4 arsye pse seksi gjatë menstruacioneve mund të jetë i dobishëm

Këto janë 10 makthet më të zakonshme të njerëzve - ja çka do të thonë ato

Këto janë 10 makthet më të zakonshme të njerëzve - ja çka do të thonë ato

Rregulli i "dy gishtave" do t'ju ndihmojë të zgjidhni shalqirin më lëngshëm, provoni këtë truk

Rregulli i "dy gishtave" do t'ju ndihmojë të zgjidhni shalqirin më lëngshëm, provoni këtë truk

Mos vishni çorape të zeza në aeroplan, kjo është arsyeja

Mos vishni çorape të zeza në aeroplan, kjo është arsyeja

Horoskopi i ditës, 22 korrik 2026 – Zbuloni surprizat për shenjën tuaj

Horoskopi i ditës, 22 korrik 2026 – Zbuloni surprizat për shenjën tuaj

Pse vazhdojmë të takohemi me njerëz që nuk duam më t’i shohim?

Pse vazhdojmë të takohemi me njerëz që nuk duam më t’i shohim?

Marvel Studios publikon trailerin e ‘Avengers: Doomsday’ dhe biletat për Infinity Vision

Marvel Studios publikon trailerin e ‘Avengers: Doomsday’ dhe biletat për Infinity Vision