Sëmundjet që përkeqësohen nga konsumimi i ushqimeve të fërguara

Sëmundjet që përkeqësohen nga konsumimi i ushqimeve të fërguara

Ushqimet e fërguara shpesh konsiderohen një mëkat, ndonëse të vështira për t’ju rezistuar. Por pavarësisht kësaj, të gjithë bien dakord që ushqimi është më i shëndetshëm kur gatuhet në avull, zihet ose piqet. Studimet shkencore kanë konfirmuar se fërgimi i ushqimit rrit nivelin e yndyrave dhe kalorive që i konsumoni, veçanërisht në rastet kur ushqimet […]

Ushqimet e fërguara shpesh konsiderohen një mëkat, ndonëse të vështira për t’ju rezistuar.

Por pavarësisht kësaj, të gjithë bien dakord që ushqimi është më i shëndetshëm kur gatuhet në avull, zihet ose piqet.

Studimet shkencore kanë konfirmuar se fërgimi i ushqimit rrit nivelin e yndyrave dhe kalorive që i konsumoni, veçanërisht në rastet kur ushqimet lyhen me thërrime buke përpara skuqjes, fërgohen në temperatura të ulëta, ose fërgoni shumë ushqime në të njëjtën kohë dhe në të njëjtën tenxhere.

Kjo e fundit, ul temperaturën e vajit dhe një gjë e tillë rrit sasinë e kohës që duhet për skuqjen e ushqimit. Rrjedhimisht sasia e yndyrës e përthithur në ushqim gjatë gatimit, rritet ndjeshëm.

Yndyrat dhe kaloritë tek ushqimet e fërguara rrisin rrezikun e shfaqjes së shumë problemeve shëndetësore.

Obeziteti
Ushqimet e pasura me yndyra, kanë shumë kalori. Një gram yndyrë ofron 9 kalori, ndjeshëm më shumë se kaloritë e ofruara nga e njëjta sasi proteine apo karbohidrati. Nëse hani ushqime të fërguara rregullisht, atëherë gjasat që të bëheni mbipeshë janë shumë të larta. Një studim i vitit 2013 i publikuar në revistën “Nutrition, Metabolism and Cardiovascular Diseases”, zbuloi se konsumi i ushqimeve të fërguara më shumë se katër herë në javë, rrit rrezikun e shfaqjes së obezitetit ndjeshëm më shumë në krahasim me ata që konsumojnë ushqime të tilla më pak se dy herë në javë.

Sulmi në tru

Sulmi në tru është një nga sëmundjet më të përhapura në vendet ku konsumohen shumë ushqime të fërguara. Nëse konsumoni ushqime të tilla të paktën gjashtë herë në javë, gjasat e sulmit në tru rriten në 41% në krahasim me njerëzit që i konsumojnë ato më pak se një herë në muaj. Nëse e fërgoni ushqimin tuaj në yndyra të ngopura siç janë gjalpi, dhjami ose vaji i arrës së kokosit, do të jeni më të predispozuar të keni kolesterol të lartë dhe të vuani nga sëmundjet e zemrës.

Diabeti

Një studim i publikuar në “Diabetes Care” në prill të vitit 2011 kishte zbuluar se konsumi i rregullt i ushqimeve të fërguara është i lidhur në mënyrë të drejtpërdrejtë me diabetin e tipit 2. Një studim tjetër i publikuar në revistën “Nutrition & Food Science”, bënë të ditur se gratë që hanë ushqime të fërguara çdo ditë, kanë më shumë gjasa të vuajnë nga diabeti se ato që hanë më pak ushqime të tilla.

Kanceri

Kufizimi i sasive të ushqimeve të fërguara ndihmon në uljen e gjasave të shfaqjes së kancerit të prostatës. Njerëzit që një herë në javë hanë ushqime, si petulla, peshk, pulë apo patate të fërguara, janë më të rrezikuar ndaj kancerit të prostatës në krahasim me ata që hanë ushqime të tilla më pak se një herë në javë.

Të ngjashme
Horoskopi sot- Çfarë kanë parashikuar yjet për ju?

Horoskopi sot- Çfarë kanë parashikuar yjet për ju?

Mos blini perde të reja: Me këtë metodë 5-minutëshe do të bëhen sërish të bardha si bora

Mos blini perde të reja: Me këtë metodë 5-minutëshe do të bëhen sërish të bardha si bora

Horoskopi për ditën e sotme - çfarë kanë parashikuar yjet për ju?

Horoskopi për ditën e sotme - çfarë kanë parashikuar yjet për ju?

Qershori 2026 do të jetë muaji i fatit për këto shenja të horoskopit

Qershori 2026 do të jetë muaji i fatit për këto shenja të horoskopit

Horoskopi sot- Çfarë kanë parashikuar yjet për ju?

Horoskopi sot- Çfarë kanë parashikuar yjet për ju?

Pothuajse askush nuk e përdor këtë funksion në klimë: Një klik largon mykun, erërat dhe papastërtitë

Pothuajse askush nuk e përdor këtë funksion në klimë: Një klik largon mykun, erërat dhe papastërtitë

Horoskopi për ditën e sotme, 28 maj 2026

Horoskopi për ditën e sotme, 28 maj 2026

Video virale tregon Robert F. Kennedy Jr. duke kapur gjarpërinj me duar

Video virale tregon Robert F. Kennedy Jr. duke kapur gjarpërinj me duar

Parashikimi i horoskopit 26 maj, ja çfarë kanë parashikuar yjet për ju sot

Parashikimi i horoskopit 26 maj, ja çfarë kanë parashikuar yjet për ju sot

A e ulë seksi stresin?

A e ulë seksi stresin?

Horoskopi për sot, ja çka kanë parashikuar yjet

Horoskopi për sot, ja çka kanë parashikuar yjet

Bëjeni të çmendet: Mos u përmbani - tregoni çdo gjë që dini!

Bëjeni të çmendet: Mos u përmbani - tregoni çdo gjë që dini!

Pse nuk ndryshket ari? Shkencëtarët zbulojnë “arsyen atomike” pas qëndrueshmërisë së metalit të çmuar

Pse nuk ndryshket ari? Shkencëtarët zbulojnë “arsyen atomike” pas qëndrueshmërisë së metalit të çmuar